Mendoj se Italia duhet të jetë neutrale, theksoi zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio në emisionin televiziv ”Uno mattina”, për krizën politike që po kalon Venezuela.
“Ne nuk duhet të mbështetemi te asnjë nga palët, as te Maduro dhe as te Guaidò, unë e ftova Guaidòn për t’iu përgjigjur apelit të papa Françeskut’’, theksoi Di Maio.
“Ne nuk duam një tjetër Libi. Duhet të ketë zgjedhje. Ne do të garantojmë dialogun’’, shtoi ai duke kujtuar rëndësinë e Venezuelës në fushën e karburanteve.
”Gadafi ishte një diktator, por duhej të rrëzonin libianët dhe jo bombat e NATO-s’’, përfundoi ai.