Pompeo: SHBA vijon të udhëheqë luftën antixhihadiste, pavarësisht tërheqjes nga Siria

6 Shkurt 2019, 17:55Bota TEMA

SHBA-ja do të vijojë të udhëheqë luftën kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) pavarësisht tërheqjes ushtarake nga Siria, u shpreh sot shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo në nisje të një takimi të koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist.

”Mënyra e luftimit po ndryshon me humbjen territoriale thuajse të plotë të ISIS-it në Irak dhe në Siri”, theksoi ai para përfaqësuesve të 74 shteteve dhe pesë organizatave shumëkombëshe anëtarë të koalicionit të mbledhur në Uashington.

Tani e tutje, konfrontimi ynë ushtarak nuk do të jetë detyrimisht në planin e parë, ndërsa njoftimi i bërë nga presidenti Trump se ushtarët amerikanë do të tërhiqen, nuk nënkupton fundin e luftës amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje