Di Maio takohet me "jelekverdhët" francezë, përshëndet erërat e ndryshimit

6 Shkurt 2019, 08:34Bota TEMA

Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio tha të martën se u takua me udhëheqësit e lëvizjes anti-qeveritare të “jelekëve të verdhë” të Francës, një takim me gjasë ky për të testuar më tej marrëdhëniet dypalëshe tashmë të tensionuara.

Di Maio, i cili gjithashtu kryeson partinë populiste anti-establishment 5-Yjet, tha se ai ishte ndalur në Francë dhe u takua me kreun e “jelekëve të verdhë“, Christophe Chalencon dhe kandidatët që janë në listën bazë për zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj.

Erërat e ndryshimit kanë kaluar nëpër Alpet“, tha Di Maio në Twitter. Ai më parë ka shprehur mbështetje për lëvizjen.

Protestat që u bënë të dhunshme të “jelekëve të verdhë” kanë qenë një gjemb politik në anën e presidentit Emmanuel Macron që nga nëntori, pasi mbështetja midis elektoratit francez për axhendën e tij të reformave ka rënë.

Di Maio dhe zëvendëskryeministri tjetër i Italisë, Matteo Salvini nga Lega Nord, kanë bërë një seri sulmesh verbale kundër Macron në javët e fundit, duke mbështetur kundërshtarët e tij politikë dhe duke akuzuar Parisin për krijimin e varfërisë në Afrikë dhe duke mos bërë asgjë për të sjellë paqe në Libi.

Ministria e jashtme e Francës thirri ambasadorin e Italisë në janar, pasi Macron tha se i vetmi politikan italian me të cilin merret është kryeministri Giuseppe Conte.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje