Papa Françesku i gatshëm të ndërmjetësojë në krizën e Venezuelës

6 Shkurt 2019, 10:55Bota TEMA

Papa Françesku deklaroi se ka pranuar një letër nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe shtoi se Vatikani është i gatshëm të ndërmjetësojë për krizën në Venezuelë nëse të dyja palët e kërkojnë këtë gjë.

Në takimin me gazetarët në avion, gjatë kthimit nga Abu Dabi, papa theksoi se megjithatë ende nuk e ka lexuar letrën.

Maduro deklaroi se i ka dërguar papa Françeskut një letër, duke kërkuar prej tij ndihmë në procesin e lehtësimit dhe përforcimit të dialogut mes palëve në Venezuelë.

Papa Françesku theksoi se do të bënte gjithçka në fuqinë e tij që të ndihmojë njerëzit në Venezuelë.

“Do të lexoj letrën dhe të shoh se çka mund të bëjë, por kushti i parë është që të dyja palët ta kërkojnë këtë gjë. Ne kemi vullnet për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, theksoi papa.

1 komente në “Papa Françesku i gatshëm të ndërmjetësojë në krizën e Venezuelës”

  1. rexha 10 says:

    FILLOJE BISEDIMET ,SE NDRYSHE KERCITEN BOMBARDIMET PER TE SJELLE DEMOKRACINE,
    ME LUFTE SIGUROHET CDO GJE,. TE GJITHA TE MIRAT ,VIJNE NGA LUFTRAT.SIDOMOSE LUFTRAT QE BENE AMERIKA ME BOMBA INTELEGJENTE.NUKE SHPERTHEJNE KURRE PERPARA SE TE PYESIN SE SI E KE EMRIN,.TA GEZONI DEMOKRACINE.BENI NJE FOTOGRAFI TE BUKUR PERPARA GAZETAREVE ,SHTERNGONI DUARTE ,DHE KOQET KUSHE I KA QE MOSE TU BJERI MSYSHE DHE NATEN E MIRE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje