Donald Tusk: Ka një vend të veçantë në ferr për ata që kërkuan daljen nga BE-ja

6 Shkurt 2019, 19:06Bota TEMA

“Ka një vend të veçantë në ferr për ata që nxitën Brexi-in pa pasur një plan”. Deklarata kontroverse është bërë nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Një koment i tillë erdhi gjatë një konference të përbashkët shtypi që Tusk mbajti në Bruksel me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, dhe vjen në momentin kur kryeministrja britanike Theresa May po përpiqet të arrijë një marrëveshje për Brexit, e cila merr edhe mbështetjen e Parlamentit në vendin e saj.

Deklarata e Tusk reflekton një ngërç në marrëdhëniet mes Londrës dhe Brukselit, në një kohë kur mbeten vetëm pak javë deri në afatin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, me ose pa marrëveshje.

Të njëjtin koment, Tusk e postoi edhe në Tuiter, duke ngjallur reagimin e shumë mbështetësve dhe kritikëve. Ndër më të ashprat ishte ai i Nigel Farage, njeriu që bëri fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Pas Brexit-it, më në fund do të çlirohemi nga “të fortët” që nuk janë zgjedhur me votë, arrognatë si ju dhe do të drejtojmë vetë vendin tonë. Mua kjo më duket si parajsë”.

3 komente në “Donald Tusk: Ka një vend të veçantë në ferr për ata që kërkuan daljen nga BE-ja”

  1. ?? says:

    BE do kishte sukses po të ishin antarsuar shtetet e ballkanit në 1990-ën.

  2. like says:

    Ha, Farage dha dorjeqje qe ne minute e pare, ça lesh vendi do drejtoje ai

  3. Agim Anastasi says:

    Te gjithe ata qe i kundervihen shtetit Gjerman do te shkojne ne Ferr. Populli Gjerman nuk ja ka me hile kerkujt , ndimon kudo me te ardhura e teknik e eshte i vetmi vend ne planet qe ka hapur dyerte te huajve jo duke i lene ne rruge por duke afruar stehim e ushqim deri ne verifikimim e nevojes per azil. Ata qe kerkuan Brexitin i kane bere llogarite gabim. Metodologjia gjermane eshte receta qe mundet te shpetoi ne kete krize financiare qe nuk po i dihet fundi. Nacionalizmi te le pa ” buke”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje