Dëshmia rrënqethëse: Komunistët ia prenë kokën babajt tim, kapiten Gjelosh Lulit dhe ia sollën në Koplik ta shihte populli

8 Shkurt 2019, 09:15Politika TEMA
Dëshmia rrënqethëse: Komunistët ia prenë kokën

Ekskluzive / Dëshmia e 78-vjeçares Izabela Luli me origjinë nga Malësia e Shkodrës, për historinë tragjike të babait të saj, Gjelosh Lulit, (nipi i Heroit të Popullit, Dedë Gjon Luli), kapitenit të Artilerisë të diplomuar në Torino, i cili u masakrua nga komunistët në vitin 1947, pasi qëndroi dy-tre vjet i fshehur në malet e Hotit dhe Kastratit. Si e torturuan dhe e futën në zjarr Forcat e Ndjekjes, Kol Mirin e fisit Dedëvukaj, duke ia përcëlluar e djegur trupin në mënyrë që ai të tregonte ku fshihej kushëriri i tij, Gjeloshi…?!

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

“Me ardhjen e komunistëve në pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qëndroi i fshehur nëpër male duke u strehuar tek miqtë e tij, sa në malësitë e Hotit të përtej kufirit dhe atë të Kastratit këtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua në shpellën ku streohej në zonën e Kastratit dhe mbeti i ngrirë në dëborë. Pas shumë kërkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, të cilat ia prenë kokën dhe trupin e tij e lanë mbi dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Më pas kokën e tij ata e morën me vete dhe sollën në Koplik, ku thirrrën disa fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit”.

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për atë ngjarje tragjike është 78-vjeçarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit të famshëm Gjelosh Lulit, nipit të heroit të Deçiqit, Dedë Gjon Lulit, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcave Nacionalistë të Malsisë së Madhe, i cili u masakrua në mnëyrën më barbare nga forcat komuniste në fundin e dhjetorit të vitit 1947. Po kush ishte Gjelosh Luli, cila është e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai? Cili ishte aktiviteti i tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse e masakruan komunistët kufomën e tij?

Gjeloshi, nipi i Dedë Gjon Lulit

Gjelosh Luli u lind në vitin 1912 të në fshatin Traboin të Malsisë së Madhe, në familjen e patriotit të madh dhe heroit të Luftës së Deçiqit, Dedë Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokë Luli, ishte kushëri i parë me djalin e Dedë Gjon Lulit, por e gjithë familja e tyre jetonte bashkë në një kullë atje në fshatin Traboin. Që kur ishte fare i vogël, Gjelosh Lulin e përkundi në djep, Nora e Hotit, “Heroina e Popullit”, të cilën Dedë Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, përveç Dedë Gjon Lulit, kanë qenë tepër të njohur edhe dy djemtë e tij, Kola me Gjergjin, të cilët patën luftuar përkrah babait të tyre. Kola vdiq tepër i ri, pasi u helmua nga serbët në një hotel të Vlorës në vitin 1910, në shenjë hakmarrje ndaj Dedë Gjon Lulit, ndërsa Gjergji mbeti i vrarë në Luftën e Deçiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin së bashku më babanë e tij. Përveç këtyre burrave që kanë lënë emër të madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenë tepër i njohur edhe Luc Nishi, nip i kësaj shtëpie, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Gjatë asaj beteje të madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit të artilerisë serbe dhe trupi i tij u bë copa copa.

Aty nga viti 1913 kur u bë ndarja e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe fshati Traboin mbeti nën juridiksionin e Malit të Zi, si shumë familje të tjera të atij fshati, edhe familja e Dedë Gjon Lulit u shpërngul që andej dhe erdhi e u vendos në një fushë në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe sot e kësaj dite ajo fushë afër fshatit Shtoj, njihet me emërin: Hoti i Ri. Që nga ajo kohë e në vazhdim familja e madhe e Dedë Gjon Lulit ka jetuar në atë fshat, kurse shtëpitë e tyre përtej kufirit në Traboin, mbetën të shkreta pa njeri. Në atë familje të madhe që u vendos në Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait të Gjeloshit, i cili kishte gjashtë fëmijë: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinën dhe Nocën. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumë nga regjimi zogist, për arsye se ai ishte nip i heroit të madh, Dedë Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, përveç djalit të madh Pjetrit i cili qëndroi me prindërit e tij në shtëpi, tre djemtë e tjerë të Gjokës, Gjeloshi, Rroku e Noli, përfituan bursa shtetërore nga qeveritë e Monarkisë dhe studjuan në universitetet e akademitë e Italisë. Ndërsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan në shkollat dhe akademitë ushtarake, Rroku u diplomua në degën e Ekonomisë në një nga universitetet e Italisë.

Gjeloshi diplomohet në Akademinë e Torinos

Gjelosh Luli nuk ishte më shumë se shtatë vjeç kur erdhi në qytetin e Shkodrës dhe filloi mësimet e para të shkollës fillore. Pas kësaj ai ndoqi mësimet e gjimnazit klasik pranë Konviktit “Malet Tona” të atij qyteti, ku u dallua si një nga nxënësit më të mirë të asaj shkolle. Lidhur me këtë, e bija e tij, Izabela Luli (Mari) dëshmon: “Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, përfitoi një bursë shtetërore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi për të ndjekur studimet e larta pranë Akademisë Ushtarake të Torinos nëItali.

Në atë akademi ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në degën e Artilerisë dhe pas mbarimit të saj bëri edhe një vit tjetër specializim në kursin e Aplikacionit. Në vitin 1934, babai u kthye në Shqipëri dhe u emërua në një nga repartet e Regjimentit të Artilerisë në qytetin e Tiranës ku iu dha edhe grada e togerit. Përveçse profesionit të tij si oficer artilerie ku ai ishte diplomuar me rezultate të larta, babai në atë kohë ishte i dhënë shumë edhe pas shkrimeve publicistike dhe gjuhëve të huaja, duke zotëruar

shumë mirë italishten, frëngjishten e gjermanishten. Pasi shërbeu për disa vjet në Regjimentin e Artilerisë në Tiranë, Gjeloshi u transferua pranë familjes së tij në qytetin e Shkodrës, duke u caktuar përsëri në një repart artilerie. Në vitin 1936 teksa babai shërbente si oficer në qytetin e Shkodrës, u martua me nënën tonë. Elenën, e cila ishte bijë e familjes së njohur Mirakaj nga rrethi i Pukës. Në atë kohë që u bë martesa, nëna jonë sapo kishte mbaruar gjimnazin pranë Institutit Femëror “Nana Mbretëreshë” në qytetin e Tiranës, ku ishte diplomuar me rezultate shumë të larta.

Gjatë atyre viteve që babai shërbeu si ushtarak në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe gradën e Kapitenit të Parë, ai gjithshtu dha edhe mësim si pedagog i gjuhëve të huaja në gjimnazin klasik të Shkodrës. Që nga ajo kohë babai filloi të botonte vazhdimisht shkrime të ndryshme në shtypin e kohës, e kryesisht në revistën “Hylli i Dritës” të cilën ai e kishte shumë për zemër. Ndërsa babai ishte i dhënë pas shkrimeve publicistike, nëna jonë, Elena, shkruante vazhdimisht poezi të cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumë mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi në shtëpinë tonë. Po kështu që në ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anë të shkrimeve të ndryshme që botonte në shtypin e kohës dhe ajo gjë njihej mirë prej të gjithëve në qytetin e Shkodrës”, dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj Gjelosh Lulin, të cilit Mbreti Zog i dha mundësinë e shkollimit në Itali, për arsye se ishte nip i Dedë Gjon Lulit.

Kreu i nacionalistëve të Malsisë së Madhe

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste në prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer në Regjimentin e Artilerisë të qytetit të Shkodrës. Si shumë ushtarakë të tjerë edhe ai e kundërshtoi pushtimin fashist, por në vitin 1940 kur iu bë thirrje të gjithë ish-ushtarakëve të Monarkisë së Zogut, që të riktheheshin në Ushtrinë Kombëtare, edhe ai u kthye dhe u emërua përsëri në Regjimentin e Artilerisë ku kishte shërbyer vite më parë. Lidhur me veprimtarinë e Gjelosh Lulit gjatë viteve të pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftës, e bija e tij. Izabela Luli dëshmon:

“Në vitet e para të pushtimit, babai, nuk u përzie fare me punët e politikës por vazhdoi të shërbente siu ushtarak i Artilerisë dhe herë pas here vazhdoi të shkruante shkrime letrare e historike në revistën “Hylli i Dritës”e në ndonjë gazetë tjetër të asaj kohë. Asokohe familja jonë banonte në Lagjen “Badra” të Shkodrës, ku pas motrës së madhe Klarës që kishte lindur në vitin 1938, në vitin 1942, aty u linda dhe unë. Në atë kohë babai ynë njihej si nacionalist i flaktë e antikomunist i vendosur dhe të tillë e kishte edhe rrethin e tij shoqëror, ku përveçse me shumë intelektualë të njohur të qytetit, ai kishte shoqëri e miqësi të ngushtë edhe me oficerët: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtën e Gaspër Palin.

Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të gjithë Qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli në mal dhe u zgjodh me detyrën e Komandantit të Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe. Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qëndroi maleve me armë në dorë deri në mbarimin e Luftës dhe në nëtorin e vitit 1944, ai së bashku me major Llesh Marashin dhe njerzit që komandonin, shkuan në qyetezën e Koplikut dhe bënë një kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatë atij takimi, Gjeloshi mbajti një fjalim ku midis të tjerash iu drejtua të gjithë popullit që ishte atje duke iu thënë: “Lufta ka mbaruar dhe komunistët e kanë fituar atë, prandaj ju shkoni nëpër shtëpiat tuaja, sepse s’kena ma gjak me derdh kot. Ndërsa unë po largohem e do të vazhdoj rrugën që kam nis”. Ky ishte dhe

takimi i fundit i babait me malësorët e asaj krahine, sepse më pas ai doli në mal në arrati”, dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj kapiten Gjelosh Lulin, që në atë kohë ishte komandant i Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe.

Kapiten Luli, tre vjet i arratisur nëpër male

Që nga nëntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrës, ai doli në arrati dhe qëndroi i fshehur nëpër male, për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik. Lidhur me këtë dhe peripecitë e familjes, pas arratisjes së tij, e bija Izabela dëshmon: “Pas arratisjes së babait, nëna. Elena, me mua dhe motrën Klarën, (që në atë kohë ishim shumë të vogla), nuk patëm fatin të qëndronim shumë në shtëpinë tonë, sepse që në janarin e vitit 1945 ne na internuan në Katër Rrugët e Shijakut.

Në momentin që po na nxirrnin nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me të madhe duke kërkuar një fustan të bukur që ia kishte sjellë babai nga Italia. Në atë kohë njeri nga ushtarët që po kontrollonin shtëpinë, doli në dritare dhe pasi pyeti nënën se kë fustan kërkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atë nga dritarja, e motra pushoi së qari. Në Shijak ne na lanë në një stallë dhe më pas na internuan përsëri në Kalanë e Beratit dhe në qytezën e Kuçovës. Në atë kohë që ne ishim të internuar atje, babai qëndronte i fshehur nëpër male, së bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit të Lleshit, babai qëndroi vetëm me mikun e tij të ngushtë, (probatinin) Marash Dodën nga Kastrati, duke u strehuar ndër miqtë e tij në atë krahinë.

Aty nga fundi i vitit 1945, dymbëdhjetë burra të Hotit shkuan në Kastrat dhe morën takim me parinë e asaj krahine, duke iu thënë: “Na e dorzoni kapiten Gjelosh Lulin, se është marre për ne që ai streohet këtu në Kastrat dhe jo në Hot, që është dhe vëndlindja e tij”. Pas kësaj kërkese, paria e Kastratit iu përgjigj burrave të Hotit duke iu thënë: “Po edhe ne me bukë e kemi mbajt Gjelosh Lulin”. Kështu kastratasit nuk pranuan me e dorzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtën të strehuar edhe për shumë kohë në atë krahinë”, tregon e bija, Izabela, lidhur me periudhën kur i jati i saj qëndronte i fshehur nëpër male tek miqtë e tij të Hotit e Kastratit.

Forcat e ndjekjes futën në zjarr kushëririn e Gjeloshit

Por ç’ndodhi më pas me kapiten Gjelosh Lulin? Lidhur me këtë, Izabele dëshmon: “Kur u dha një amnisti nga qeveria komuniste e Tiranës, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodën, që të dorzohej dhe vetë qëndroi përsëri i fshehur në një shpellë në Kastrat. Nga viti 1945 deri në vitin 1947, atë e strehuan dy familje, nga kushërinjtë e tij matanë kufirit, Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj. Ndërsa këtej kufirit ai ka qëndruar i fshehur tek dy vëllezërit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur në atë krahinë shkonin forcat të shumta komuniste për kontroll, babanë e kalonin matënë kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin përsëri këtej kufirit.

Në vitin 1946, forcat shqiptare të Ndjekjes e rrethuan shtëpinë e Mark e Kol Mirit në Traboin të Malit të Zi, por babai mundi që të shpëtonte dhe iku ndër male. Pas kësaj forcat e Sigurimit e lidhën Kol Mirin këmbë e duar dhe i ndezën dy zjarre anash tij. Ndërsa filloi t’i fryhej mishi i trupit nga flakët e zjarrit, Kola bërtiti që ta zgjidhnin, sepse do t’u tregonte vëndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndërsa Kola bërtiste nga

dhimbjet, vëllai i tij, Marku, që ishte i lidhur në një trung lisi aty pranë, i bënte me shenjë që të mos tregonte. Pasi e zgjidhën, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nëpër male pa ua treguar vëndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai mundi që të shpëtonte prej tyre, duke u arratisur nga një shtëpi ku ata shkuan për të kaluar natën. Pas kësaj Kola mundi që të arratisej nga Shqipëria, ndërsa të vëllanë e tij, Markun, e burgosën me dënime të gjata”, tregon Izabela.

Komunistët ia prenë kokën Gjeloshit dhe ia sollën në Koplik

Lidhur me fundin tragjik të babajt të saj, Izabela dëshmon: “Pas asaj ngjarje, babaj ynë Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua në Kastrat, (i mbajtur në vig nga fshatarët pasi i kishin ngrirë këmbët), ku në dhjetorin e vitit 1947 atë e rrethuan dy herë Forcat e Ndjekjes. Në rrethimin e dytë ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirë në dëborë ku dhe e gjetën të vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetën në dëborë, ata ia prenë kokën Gjeloshit dhe trupin e tij e lanë aty në dëborë që ta shqyenin kafshët e egra.

Kokën e tij ata e sollën në qëndrën e Malsisë së Madhe, në Koplik, dhe aty mblodhën shumë fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin, nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti një çoban i atyre anëve, i cili e varrosi dhe vuri një shenjë që të mos e harronte vëndin. Në atë kohë ne na hoqën nga internimi e na kthyen në Shkodër dhe nga ajo gjë ne e morëm me mënd se babanë e kishin vrarë, sepse ishte si rregull që kur vritej një njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi.

Në Shkodër ne na morën në shtëpinë e tyre, Nora e Hotit me Katrinën, vajzën e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës së regjimit komunist. Por edhe pas vrasjes së babait, fatkeqësitë tona nuk mbaruan, sepse në vitin 1953, arrestuan nënën tonë, Elenën, të cilën e dënuan me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënimi i saj erdhi pasi ditën që vdiq Stalini ajo tha: “Shyqur që vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha këtij tonit”. Deri në vitin 1991, ne nuk e mësuam dot të vërtetën e zhdukjes së babait, sepse për atë thuheshin shumë legjenda dhe çobani që e varrosi trupin e tij pa kokë, nuk ia tregoi asnjeriu deri në shëmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dërgoi fjalë që të shkonim aty për të marrë eshtrat e babit tonë, por kur shkuam ne, ai kishte një muaj që kishte vdekur.

Pas shumë kërkimesh, ne i gjetëm eshtrat e babait pa kokë dhe pas një ceremonie që bëmë në fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollëm në varret e Rrmajt të qytetit të Shkodrës ku prehen e dhe sot”, e përfundon rrëfimin e saj 78 vjeçarja Izabela Luli, për babanë e saj, kapitenin e famshëm, Gjelosh Luli, të cilin komunistët e masakruan në mënyrën më barbare, duke i prerë kokën në natën e vitit të ri të vitit 1947. Ngjarje e cila tregohet edhe sot e kësaj dite në Malësinë e Madhe dhe konfirmohet veç të tjerash mësëmiri edhe nga një dokument arkivor që i bashkangjitet këtij shkrimi së bashku me fotot përkatëse.

(TemA)

42 komente në “Dëshmia rrënqethëse: Komunistët ia prenë kokën babajt tim, kapiten Gjelosh Lulit dhe ia sollën në Koplik ta shihte populli”

  1. Patrioti says:

    Tradhetar ore Tradhetar ka qene. Bashkepunetore me pushtuesit italjane dhe gjermane. Ne vendet e Europes te gjithe tradhetaret, bashkepunetor te pushtuesve kane pasur fatin e Gjelosh Lulit. Kot mundoheni ta rihabilitoni.

    1. VFLP says:

      VDEKJE TRADHETAREVE TE ATDHEUT!
      Keshtu do e pesojne edhe ata qe do guxojne sot apo ne te ardhmen te bashkepunojne me armikun!

    2. ec aty says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
      1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      b.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
      1. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat,
      Bushatët, Çobat, Harapët.
      d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

      1. Edkari says:

        Kriminel e trathetar ishte Enveri qe vrau te gjithe shoket e vet.
        Gjelosh Luli e Prek Cali ishin burra e patriote te ndershem.
        Ju qe keta i quani trathetare jeni bij te trathetareve qe
        meritonin fatin e Çausheskut.
        O plehra ju ja ardhur goja se sot po qeverisemi nga
        djali kriminelit Kristaqrama.
        Sot eshte vetem sot,neser do jete ndryshe dhe them se me
        komunistet shqiptar nuk duhet te kete paqe.

        1. Alb says:

          Kristaq Rama nuk eshte Kriminel, por nje artist njeri i nderuar, edhe me ndonje angazhim, ashtu i zgjidhte Enveri. As ka vrare e as ka spiunuar njeri. Sa per Edi Ramen jemi me fat qe drejton sot Shqiperine sepse eshte njeri vizionar e nuk lufton per vete e as per te sotmen por per brezat,qe te mos trashegohet kjo urrejtje e pakuptimte midis nesh.

        2. Alban says:

          Po po p.rdhp,rdhe se lirohesh. Po Danimarka, Hollanda, Belgjika, Norvegjia, komuniste ishin qe gjithe kolaboracionistet i futi ne litar? Franca nje hero lufte si Vilepinin qe kishte mbrojtur Francen ne Luften e Pare Boterore, vetem se bashkepunoj me nazistet e denuan me vdekje? Ti me keto deliret e tua mendon se je ne rregull, por fakt eshte qe cdo bashkepuntor i nazifashisteve ( per cfare do arsye qe ka bashkepunuar, qofte per te miren apo te keqen e kombit te vet) ne Europe U dENUAN. Tani s’e sdo ta pranosh ti, eshte problemi yt.

      2. Flutura says:

        Me ke rrjeshtuar gjithe vendet europiane dhe asgje per Shqiperine?!!
        Sepse ne Shqiperi eshte djegur i njomi me te thatin. Jane masakruar, pushkatuar, njerez pa gjyq e pa prova.
        Komunizmi hengri kelyshet e vet qe gjate luftes si Ramize Gjebrene, Qemal Stafen etj edhe mbas Luftes Mehmet Shehu si poliagjent, ushtaraket e ghithe intelektuaket qe kishin studiuar ne perendim u akuzuan si spiuna e tradhetare. U zevendesuan nga shtaze si mjelese lopesh, sharxhij, brigadiere shembullore e traktoriste ….
        Kush hapte gojen per pakenaqesira burgosej e interrnoej
        Sot ish komunistet kane ne duart e tyre pushtetin ekonomik dhe politik
        Edi Rama eshte armiku kryesor i tyre sepse nuk sheh interesin e tij, por te ardhmen, per te mos i lene brezat ne kete qerthull urrejtjeje mes vedit sikur ti me kete rrefyesen 78 vjecare…
        Te uroj shendet, po kryesisht shendet mendor

        1. ec aty says:

          Ik moj funderrine, u be surrati jot te jape mend dhe te beje “propagande”!
          Zhulse rrugesh, punonjese semafori ?
          Nuk te pelqen e verteta!? Kujt i plasi trapi moj ndyresire …

      3. Peza says:

        Prandaj sot ngriten koken te gjithe keta kelyshet e fashizmnit se Enver Hoxha u tregua shume i bute me ata!
        Ata duhet te ishin pushkatuar te gjithe qe sot populli shqiptar te jetonte i qete!
        Kemi 28 vjet qe degjojme llapjen e ketyre banditeve sikur kane qene patriote e jo kriminele!

    3. ideali says:

      Je nje kafshe Patriot.Po gruaja me vajzat edhe keto tradhetare ishin.Ik or kriminel.Mbylle gojen.Gjaku qe keni derdh te vellezerve tuaj ju ka zene e s ju del.Ju ka mallku zoti deri atje sa s po mundeni me bo shtet.

      1. Patrioti says:

        Gojen duhet ta mbash byllur ti o @ideali i tradhetise. Tradhetaret nuk kane gjak ne vena por shurre. E sa per shtet e per zot nuk ke surrat ti te flasesh ti o egersire, se me te pabes e te pafe si ky tradhetari e si ti, sigurisht qe eshte e veshtire te besh shtet.

    4. Alb says:

      Tradhtaret debohen me gjyq duke iu referuar provave, ndersa komunistet kane vrare e masakruar nacionalist te ndershem pa gjyq. Krimet e komunizmit jane me te zeza se ato te fashizmit

      1. Partizani says:

        Aremiqtre e Shqiperise kete fund meritojne:KOKE E PRERE!
        Tani ulni koken dhge mos hani mut kot se komunistet do jene ne pushtet perhere,por me emertime te tjera!
        Keni poare keto 28 vjet ndonje plehre nga ju te behet minister?
        Kurre!

  2. Go west says:

    Ka ndonje vend europian, ku shtypi kryesor merret keshtu me detaje me fatin e kuislingeve dhe bashkpunetoreve te nazisteve? Do ta gjeja shume me interesant nje episod nga jeta e Ded Gjon Lulit dhe vrasja e ketij heroi ne pabesi nga malazeste me nxitjen e Esat Pashes dhe Gjon Markagjonit.

    1. KOZi says:

      Nuk eshte problemi -a ka ndonje vend europian ….- Problemi eshte si trajtohen sot ngjarjet dhe personazhet. Nuk kam dijeni dhe nuk po prononcohem per artikullin por ngjashmeria vlen edhe sot ! Po ka vende ! Jane Polonia, Cekia, Hungaria qe sot pas komunizmit kane moton “me ruset apo kunder ruseve ” Partizanet komuniste ishin me Ruset ,kaq.! Jane dy vende qe ngjasojne krejtesisht ne luften e dyte boterore Kroacia dhe Shqiperia e Bashkuar ne 1943- 1944 ( Jo periudha fashiste 39-43) Perse ngjasojne ? O me serbet ose kunder serbve ! Sot pas 90- tes Kroacia respekton gjithe ato qe punuan e luftuan per Kroaci te pavarur . Nuk respektohen komunistet kroate qe me Titon e me serbet luftuan gjermanet e krijuan jugosllavine komuniste. Tito edhe pse kroat nuk ka asnje shesh asnje institucion asnje monument me emer te tij. Tito respektohet nga Serbet !? kaq ! Kosova i qendron parimit kunder serbve , Rugova kunder serbve ,UCK kunder serbve dhe udheheqesit e luftes se dyte Rexhep Krasniqi, Xhafer Deva e shume tjere kunder serbve……tung

      1. ik ere pirdhu says:

        KoQi ti je nje analfabet funksional! Rezistenca Antifashiste ne Shqiperi ishte e drejtuar nga KOMUNISTET, por ne te moren pjese te gjithe patriotet e vertete, me pushke ne dore kunder pushtuesit (komunistet perbenin jo me shume se 5% te Ushtrise NacionalClirimtare)! Te ashtuquajturit “nacionaliste” ne Shqiperi por edhe ne vendet perreth (Greqi,Kroaci,Serbi,Bullgari …), madje edhe ne pothuaj gjithe vendet e Evropes, bashkepunuan me fashizmin dhe ne fund te Luftes moren denimin e merituar. Pas ’90-s funderrinat e pinjolleve te kolaboracionizmit, filluan te gjallerohen ne vendet ish-komuniste. Eshte si puna e mutit qe del ne siperfaqe kur ka dallge ? ? ?
        Ajo idiotesia qe thua ti more KoQE halabaku : “kunder serbit” apo kunder sat’eme eshte thjesht JUSTIFIKIM i sotem per funderrinat e mutit qe plluskojne ne siperfaqe. Ndersa karagjoze si puna jote, kerkojne te na e shesin sapunin per djathe o KOQE ?
        Kuc kuc more debil! U be bytha jote te na shese “nacionalizma” halabakesh ….

        1. Alb says:

          Kur flet per nacionalista i vendos ne thonjeza pse?
          Kush te tha se nacionalistet bashkepunuan me gjermanet? Ta ka thene Enveriiiii
          Po komunistat i futen ne nje thes edhe ata qe bashkepunuan me gjermanet edhe ata qe ishin per Shqiperine e madhe, per kete te fundit Enveri pushkatonte e varte ne litar si agjent i ish jugosllavise qe ishte. E shkaterroi kete popull e kete vend per hir te pushtetit te tij. I nipi i tij trafikant nderkombetar i droges fare e keqe

        2. KOZi says:

          Qenke edhe fshatare edhe pa toke ! Nuk ke hudhur poshte asnje nga pikat qe permend une. Nuk ka pune koloboracionizmi as pasardhesit e koloboracionizmit. Pas 90-tes nuk ka me-o me ne o kunder nesh- Nuk ishin pasardhes te asnje koloboracionisti Gorbacovi, Jelsini, as udheheqesit e Polonise, Cekise, Hungarise, Franje Tuxhman qe udhehoqi Kroacine ne Pavaresi ,qe riktheu flamurin historik me fushe shahu,qe hoqi cdo shenje te komunizmit ka qene komunist ne kohe te Titos. Edhe Kosova po ashtu nuk respekton komunistet qe me Fadil Hoxhen sollen Jugosllavine e Titos…..tung

  3. h says:

    Shqiptari dje të vriste për pushtet,sot për drogë,prone edhe “pse mëshef”.
    Kafsha nuk civilizohet.Ate e komandon instikti qe ka.

  4. Engjelli says:

    Ndjese per ata qe u eshte mare jeta!. Disa kane fatin e mire se u gjendet Dashnor Kaloçi, dhe u permendet emri, shkolla jashte vendit, profili i larte fisnor, urrejtja per komunizmin, femijet e lene jetim, etj, po per keta qe u eshte mare jeta nga viti 1990 – 1992-1998, 2008 (dhe jane jo pak) ,2011, e ne vazhdim, a do te meret ndokush? ( sigurisht jo zoti Kaloçi, se keta nuk kane profil te larte fisnor e personal, si ata qe meret gazetari i nderuar), apo keta i ka pjelle lopa dhe jo nena.

    1. Tanguli says:

      VDEKJE KOLABORACIONISTEVE TE FASHIZMIT! Provojeni prape dhe prape plumbin ballit do merrni! SHKERDHATA!

      1. Patrioti says:

        @Tanguli qe gjigand. Thjeshte Sakte Bukur!

      2. **** says:

        Amin brother! Litari dhe plumbi per gjithe tradhetaret.
        Gjithe kjo propagande behet per te shpetuar bythen e tyre nga tradhetia qe po i bejne kombit duke shitur detin te greket dhe pazaret serbe per Veriun.
        Ka ardhur prape koha e plumbit dhe saterit per kulishet tradhetare.

    2. Alb says:

      Per keta te pergjigjen komunistet qe u shqyen me njeri tjetrin kush te vjedhe me shume majtas e djathtas. Perjashto Edi Ramen

  5. Alban says:

    Ky dhe mustaqet i mbaka si Hitleri! A jeni ne terezi me keto apologjira qe i beni bashkepunuesve te nazi-fashisteve? A keni ndopak shpirt europian? A e kuptoni qe sot ne Europe kush bene apologji te nazifashizmit denohet me ligj?
    Bashkepuntoret e nazifashizmit e paten fatin me te hidhur ne Europea. Ne Hollande bashkepunuesit e me nazistet u lincuan publikisht ne rruge. I zhvishnin e prisnin floket, kurse shumica e femrave u perdhenuan. Por tani s’del njeri tani, ti shfajesoj. Pervecse ketu ne vendin tone, ku tradhetari behet deshmore, dhe deshmori behet tradhtar.

  6. ideali says:

    Je nje kafshe Patriot.Po gruaja me vajzat edhe keto tradhetare ishin.Ik or kriminel.Mbylle gojen.Gjaku qe keni derdh te vellezerve tuaj ju ka zene e s ju del.Ju ka mallku zoti deri atje sa s po mundeni me bo shtet.

    1. **** says:

      Tradhetare ishin. Ashtu jane dhe sot. Buce qe mbeshteten kliken antishqiptare te Berishes.

  7. Vlonjati says:

    Kjo çupa e babait, nuk e sqaron mire rolin e te atit be vitet ’43-’44. Doli ne mal, por kunder kujt dhe ne krah te kujt?

  8. Qendresa says:

    Pioniere te Enverit….Komunista…gam-gam e ham-ham ngelet neper komente.Koha juaj perendoi njehere e mire.Mallkimi I te pafajshmeve do te ju ndjeke nder breza. Sot lumturohem kur pasardhesit e te deklasuareve kane ecur ne jete e kane bere karriere brenda e jashte vendit si dhe po fuqizohen ekonomikisht.ZOTI eshte i madh vonon por nuk harron.

  9. gjela biba says:

    antishqiptar tradhtar dje edhe sot ne shqiperi e kosove kryqmutat e pabese.

    1. Zylfikar Mahmuti says:

      Mizoria e komunisteve nuk kishte kufi. Mizorite e tyre ishin te njejta me mizorite qe tani i bejne myslimanet e ISIS-it.

      1. Alban says:

        Nuk besoj se te dhimbset mizorite o ti qe dhe pseudonimn e ke gjetur sic te takon. Se po te ishin te ndjeshem ndaj mizorive familjaret e tu, s’do bashkepunonim me nazistet qe vrane miliona e dogjen njerez neper furra. Ne kampet e perqendrimit te Mathausenin e Aushvicit, ka patur dhe shqiptar partizan. Pse s’te dhimset mizoria ndaj bashkeatdhetareve te tu por vetem ajo familjareve tu tradhtar? Kjo tregon sa i paanashem je ne argument.

  10. ideali says:

    Ore te ndalur jeni te gjithe ju komentuesit me pagese ketu. Shkoni mesoni njehere cilet jane tradhetaret. Ju dhe te paret tuaj jeni tradhetaret e vertete te ketij vendi. Tradhetuat veten, vrate veten, e kthyet kete vend ne fushe lufte me vetveten. Ber ber ber dini te beni ketu, po askush nuk e permend historine e dyqind petritave te luftes. Ku i keno mor driteshkurter, mor injorante. Me kot mundoheni te mbro ni veprimet e baballareve tuaj. Beni pendease. Kerkoni te falur ne doni qe ky vend te kthehet ne normalitet.Po na tregoni historite e popujve te Europer per trajtimin e koolaboracionisteve.Pse nuk flisni per trajtimin e krimineleve ne vitin 90 qe sot jane te gjithe pasaniket me te medhenj te vendit.Gjithsesi eshte e kote me ju.Sa kohe ky vend do te vazhdoje te rrise te tille mostra, nuk do te beje hair. Rrofte legjendari dhe fitorjet e tij qe perfunduan ne litaret e anijeve, neper muret e ambasadave, ne semaforet e botes e ne klonet elektrike.

    1. gjelina doda says:

      @ideali
      Ai sekretari i partise nuk te paska demtuar vetem mamane, por edhe ty. Ky vend nuk behet se ka budallenj si ti dhe soji yt.

  11. Kinoja says:

    Perralla nga filmat e kinostudios!

    Shenim: Nga ju e kam marre kete shprehje.

  12. Merluci i xha semit says:

    Bashkepunimi dhe tradhtia kunder atdheut tend per interes te atdheut te pushtuesit eshte degjuar, denohet dhe do te denohet gjithmone ne te gjithe boten.
    Prandaj edhe shqiperia nuk beri perjashtim. Kush bashkepunoi me nazifashizmin kunder atdheut hengri plumbin ballit nga djaleria qe doli te mbroje shqiperine. E ata quheshin bijte e popullit fukara qe u ngrit kunder me pushke kunder agresorit te huaj dhe reaksjonit dhe kuislingeve te brendshem.
    Sa here do te provoni te tradhetoni atdheun do te merrni veten ne qafe bashke me familjen qe ju mbeshtet dhe populli do tju ktheje ne kerma.
    Kush nuk beson le ta provoje.

  13. marku says:

    Me sa di une,eshte dorezuar dhe pastaj e kane pushkatuar Gjelosh Lulin ! Te pakten keshtu e thote dhe kenga e Mehill Cunit pas viteve 90!Kenga eshte bere me kerkesen e te afermeve te Gjeloshit ne USA, dhe aty nuk thuhet se i kane prere koken,por thuhet se u zuri bese komunisteve dhe u dorezua! Nese dikush tjeter ka informacion me te sakte,do isha kurioz ta dija !

  14. Edi NYC/USA says:

    Është e habitçme që edhe mbas rënies së diktaturës komuniste, sot e kësaj dite vazhdon të shikosh, e ndigjosh lloj lloj sorrollopësh të flasin e shkruajnë me adhurim për atë diktaturë që nuk lejonte më elementaren formë e lirë të fjalës:
    ” në vitin 1953, arrestuan nënën tonë, Elenën, të cilën e dënuan me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënimi i saj erdhi pasi ditën që vdiq Stalini ajo tha: “Shyqur që vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha këtij tonit”.
    Lapanjozët të tillë që kënaqeshin me pak, e Kishinev pantallona me arna e sandale të lidhura me tela, e futeshin nëpër qoshet e mureve aty ku punonin të hanin bukën më një copë djathë se iu vinte turp, që kaluan nga minderet në divane nga fundi 80s, flinin në guzhinë por gatuanin në banjë fatkeqësisht nuk e shikojnë dhe admirojnë lirinë e tyre përsonale sot që ndryshon si nata më ditën me atë të diktaturës. Sipas llogjikës së tyrë këta sorrollopë 10 vite burg për një fjalë të lirë është normale…..

  15. Alb says:

    Komunistet nuk kane atdhe. Komunistet jane internacionalista, por komunistet shqiptar shumica ishin dele, vertet fukarej. u genjyen nga propaganda e te ashtuquajturve komuniste se do ua marrim pasurine atyre qe e kane dhe do e shijojme vet. Po ata nuk moren asgje, disa plumbin e te tjeret u rropaten duke jetuar ne mjerim derisa shpertheu ne ’90 e mbushen anijet e ambasadat e sot e kesaj dite me te shumtet emigrante jane komunistet e sigurimsat.
    Perfundimisht Enveri ngriti nje marrezi, qe donte ti vinte kembe e duar.
    Te gjithe e vuajtem komunist, ballist, zogist neutral
    Tani duhet te kete pendes. Te ecet perpara e ta duam vendin tone

  16. marjani says:

    babai im doli partisan ishte 15 vjeckur shtepia ju doq dhe te gjithe pjestaret qe ndodheshin present u ekzekutuan inkludin njenuse shtatezenene muajin e gjashte dhe djalin e saj sapo mushi 3 vjec valle nazito ballistet ishin me te fisem se gjyshi im qe e sakatuan me chizme deri sa dha shpirt chfare duhej te benin kur u kthyen ne shtepi dhe me gjaun qe vazhdonte te pikonte nga trupat e pa dhene shpirt Akoma te bindnin tradhetaret injorante ti chonin ne shkolla edukimi per ti rikthyer mendjen qe te pushonin spiunlliqet dhe vellavrasjen,po edhe sot im ate po ta gjente kush ishin ata 2 shqip folesit do bente te njejten gje do ti shkelmonte deri sa te mos flisnin me KURRE shqip. mbase nuk ka qene ky gjyshi jot por I dikujt patjeter

  17. Pellazgos says:

    Ne qofte se eshte ky tradhetare zoti me comentin patrioti,atehere edhe Frashellinjte,Ismail Beu,Hasani etj nuk u ngriten ketu per clirim nga Osmanet por shkuan tek Sulltani.
    Me nje fjale,nuk donin Lirine se ndjeheshin turq.
    Jo vetem qe nuk u bashkuan me Arvanitasit qe nuk u turqizuan,nuk ndruan Besen Orthodhokse Greke te Jeorgios Kastriotit,por u dalluan per dashurine per Sulltanin kunder Greqise,Epirit,Arvanitasve.
    Truri juaj zoti “patrioti” eshte I shpelare kaq shume sa nuk kini kontakt me realitetin,me historine,ne identitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje