Dy ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai në Prishtinë, Philipp Kosnet, si dhe ai në Beograd, Kyle Scott, përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë për një arritje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve, me njohjen reciproke në thelbin e saj.
Në deklaratën e përbashkët të dy ambasadorëve thuhet se kurajo dhe kreativiteti i treguar nga udhëheqësit në Athinë dhe Shkup për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre shumëvjeçare duhet të jetë një frymëzim për të gjithë në rajon.
“Si ambasadorë të SHBA-së në Beograd dhe Prishtinë, ne jemi të bindur se udhëheqja politike e matur dhe vizionare mund të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, me njohjen reciproke në thelbin e saj”, thuhet në deklaratë.
Kjo arritje, siç shkruan në deklaratë, do të vendoste themelin për një të ardhme më paqësore dhe më të begatë për të gjithë popujt në këtë rajon.
“Kjo është arsyeja pse ne sot nisim një apel: është koha që Kosova të pezullojë taksën, që Serbia të reagojë në mënyrë konstruktive, që tu jepet fund provokimeve nga të dyja palët, për Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në Dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe për të dyja palët për ta përqafuar paqen. Nëse e bëni këtë, ne jemi optimist që ju mund të arrini një marrëveshje historike normalizimi në vitin 2019”, thuhet tutje në deklaratën e dy ambasadorëve.
Në këtë drejtim, duke folur rreth marrëveshjes së mundshme ndërmjet dy vendeve, ambasadorët theksojnë faktin se Shtetet e Bashkuara nuk e përshkruajnë dhe nuk do të përshkruajnë se si duhet të duket zgjidhja, por besojnë se duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit.
“Është në detyrën e udhëheqësve dhe ekipet e tyre që të rifillojnë bisedimet e udhëhequra nga BE për të eksploruar atë që është e mundur dhe për të komunikuar në mënyrë transparente me qytetarët e tyre – për të siguruar që bisedimet reflektojnë vullnetin e popullit dhe për të ndihmuar në kapërcimin e ankthit dhe dyshimit”.
Më poshtë deklarata e plotë të dy ambasadorëve amerikanë, atij në Prishtinë dhe atij në Beograd:
Si ambasadorë të SHBA në Beograd dhe Prishtinë, ne jemi të bindur se udhëheqja politike e matur dhe vizionare mund të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, me njohjen reciproke në thelbin e saj.
Kjo arritje do të vendoste themelin për një të ardhme më paqësore dhe më të begatë për të gjithë popujt në këtë rajon.
Kjo është arsyeja pse ne sot nisim një apel: është koha që Kosova të pezullojë taksën, që Serbia të reagojë në mënyrë konstruktive, që tu jepet fund provokimeve nga të dyja palët, për Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në Dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe për të dyja palët për ta përqafuar paqen. Nëse e bëni këtë, ne jemi optimist që ju mund të arrini një marrëveshje historike normalizimi në vitin 2019.
Ju keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju ndihmuar të keni sukses dhe për të ndërtuar besimin e nevojshëm për të zhvilluar dhe zbatuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Presidenti Trump i shkroi kohët e fundit udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës për të inkurajuar të dy vendet që të “kapin këtë moment dhe të ushtrojnë lidershipin politik në marrjen e vendimeve për të balancuar interesat e të dy vendeve”.
Presidenti Trump shtoi se “do të ishte jashtëzakonisht për të të ardhur keq të humbasim këtë mundësi unike për paqen, sigurinë dhe rritjen ekonomike”.
Presidenti Trump ishte po aq i qartë kur ai iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: udhëheqësit përgjegjës kanë një detyrim për t’i shërbyer qytetarëve të tyre.
Ne besojmë se një marrëveshje është e mundur dhe shpresojmë të festojmë së bashku me ju, ashtu siç e festojmë guximin e udhëheqësve grekë e maqedonas.
Në fakt, Presidenti Trump ka ftuar tashmë Presidentët Vuçiç dhe Thaçi në Shtëpinë e Bardhë për të përkujtuar arritjen sa më shpejt që të ndodhë.
Shtetet e Bashkuara nuk e përshkruajnë dhe nuk do të përshkruajnë se si duhet të duket zgjidhja, por beson se duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit.
Është në detyrën e udhëheqësve dhe ekipet e tyre që të rifillojnë bisedimet e udhëhequra nga BE për të eksploruar atë që është e mundur dhe për të komunikuar në mënyrë transparente me qytetarët e tyre – për të siguruar që bisedimet reflektojnë vullnetin e popullit dhe për të ndihmuar në kapërcimin e ankthit dhe dyshimit.
Ne e pranojmë se kjo nuk është e lehtë. Ne nuk jemi të verbër ndaj ngjarjeve historike dhe tensioneve të vazhdueshme që kanë çuar në mosbesim dhe keqperceptim që rëndojnë marrëdhëniet.
Kjo është arsyeja pse çdo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e dobishme për të dyja palët, për t’i dhënë Kosovës dhe Serbisë një rol në suksesin e saj. Kjo është edhe arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të siguruar që të dy palët të zhvillojnë dhe zbatojnë në mënyrë efektive një marrëveshje të qëndrueshme.
Hapat e fundit nga Beogradi dhe Prishtina që rrisin tensionet duhet të ndalen nëse ka ndonjë shpresë për të sjellë paqe, prosperitet dhe drejtësi të qëndrueshme në rajon. Nëse të dyja palët dështojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ju rrezikoni të humbni mundësinë më të mirë në një brez.
Status quo ka bllokuar përparimin ekonomik dhe politik në të dy vendet dhe ka detyruar profesionistët dhe të rinjtë për të kërkuar të ardhmen e tyre në vende më të qëndrueshme me ekonomi më dinamike. Në vendet e tyre, krimi i organizuar, korrupsioni dhe elementë të tjerë ekstremistë po zënë vend, duke paraqitur kërcënime për sigurinë rajonale dhe evropiane.
Asnjëri vendi nuk përfiton nga pengesat e vazhdueshme dhe vonesat. Qytetarët e Serbisë dhe Kosovës meritojnë një të ardhme ku fëmijët dhe nipërit e tyre do të njohin paqen dhe begatinë sesa konfliktet dhe vështirësitë ekonomike.
Një marrëveshje e qëndrueshme dhe e zbatueshme e kompromisit është në interes të të dy vendeve.
Stabiliteti afatgjatë dhe prosperiteti për Kosovën dhe Serbinë varen nga një kthim në Dialogun e udhëhequr nga BE dhe guximi për të kapërcyer të kaluarën dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme të përbashkët. Nëse Serbia dhe Kosova janë gati të hyjnë në këtë rrugë, Shtetet e Bashkuara do të jenë pranë jush në çdo hap të rrugëtimit tuaj./Telegrafi/
Amerika kerkon serbine ne BE larg rusise, kosoven tani nuk e llogarisin me ska cfare te beje kosova.
Kosova duhet te jet pak me shum krenare dhe mos te rri e lumtur se e mbron amerika.
Taksa te hiqet kur serbia te ket demshperbluar kosoven dhe shqiperine me miliarda per masakrat dhe luften kunder popullit civil, por edhe te kerkojne falje publike.
Perndryshe taksa jo vetem qe sduhet te hiqet por serbia duhet denoncuar pergjithmon ne per gjykatat nderkombetare.
Nqs Amerika do serbine larg rusise me cdo kusht ath Kosova te gjeje partner te tjere.
Kjo sikur nuk shkon! Serbia ose shteti i gjarperinjve te rajonit kerkon te fuse mallrat e saj me force ne Kosove? Ky eshte kulmi! Edi Rama cfare dreqin ben? Ketu nuk po te kuptoj. Cfare roli po luan me ate kok kalin me tru gomari te Kosoves? Gjithe djallezia e Serbise ketu nuk eshte per te bere marreveshje por per ta futur kete proces ne axhende e per ti treguar OKB , Gjykates nderkombetare dhe opinionit boteror qe rezoluta e Atisarit ne OKB dhe vendimi Gjykates nuk kane vlere dhe tani po fillojme nga e para. Ulja per mareveshje kufijjsh tani deligjitimon gjithr statusin aktual te ekzistences se shtetit Kosovar te arritua me aq mundime. Per keto pune qofte Rama apo Thaci jane te dy trupeshk pa instiktin ligjor te ketyre aventurave te rrezikshme. Presidenca Trump nuk eshte e pershtatshme dhe e disponueshme per te mbeshtetur fuqishem interesat e shqiptareve ne rajon.
Ambasadoret amerikane te derguar nga i kapuri i ruseve, Donald Trump, duhet t’i kerkojne Serbise njohjen pa kushte te shtetit te pavarur te Kosoves, pastaj te kerkojne heqjen e takses qe ka vene administrata e qeverise se Kosoves.
Per Detarin dhe Donin;
A e degjuat fjalimin e fundit te Trampit kur ai tha qe perandorite e mira nuk bejne lufte pa fund? Me poshte ai tha qe ne politiken e jashtme Amerika do udhehiqet ne rradhe te pare nga interesi Amerikan. Duke “hyre” ne koken e tij, beteja e Amerikes per Kosoven ka mbaruar. Ai duke pare ne rradhe te pare interesin Amerikane, do qe kete fitore ta konsolidoje. Ketu nuk eshte fjala se eshte tradhetuar Kosova dhe favorizohet Serbi. Amerikanet ne asnje menyre nuk heqin dore nga bazat ushtarake ne tokat tona dhe asnjehere nuk tradhetojne popullin Shqiptar si populli me pro Amerikane ne bote. Ata nuk jane kaq budallenj sa mendoni ju. Ata thjeshte , si njerez praktike qe jane, mendojne se ka ardhur koha qe te arrihet marreveshja midis Serbise dhe Kosoves. Ata nuk hyne ne ceshtje teknike, por ua le te dy paleve te merren vesh sipas interesave te veta. Per ta e rendesishme eshte qe Shqiptaret te marrin tapine e Kosoves. Sigurisht qe ata nuk hyjne ne detaje, por prape thone qe do e aprovojne marreveshjen, po qe se nuk preken interest Amerikane. Ketu kerkohet nga ana jone gadishmeri per te biseduar dhe fituar. Po qe se Serbet kerkojne shume dhe ne humbasim, asnje nuk i detyron Kosovaret te nenshkrujane. Bisedimet jane te veshtira dhe ato edhe mund te mos kene rezultat. Sido qe te jete fundi, ne duhet te dalim te fituar dhe pergjegjesia ti ngelet Serbeve po qe se marrevshja nuk nenshkruhet. Persa I perket asaj qe ti Detari thua qe Amerika do Rusine larg Serbise, eshte histori me vehte dhe do nje komente te gjate por duke i rene fare shkurt mendoj qe eshte Gjermania eshte ajo qe ka interes qe Rusi te jete sa me larg Evropes. Interesat Amerikane jane pak me komplekse. Trampi ka nje mendim tjeter sot per Evropen dhe nuk can me shume koken per te. Mjafton tju ju kujtoj replikat e tij me Merkel…Kush e di ndoshta edhe I intereson qe Evropa dhe Kina te dobesohen….
Amerika e quan kosoven te tyre tani dhe nuk e perfillin, jane gati te falin token per te futur serbine ne BE larg rusise.
Kosova duhet te qendroj fort dhe nqs amerika i shet hapur te gjejne aleat tjeter. Kina do gezoheshe ta merrte ate repartin amerikan te madh ne kosove…
Pa njohur shtetin e Kosoves te mos ju hiqet taksa! Per kete duhet te negociojne amerikanet!
Serbia kerkon qe dinakerisht ta terheqe dhe uli kosoven ne tryezen e mallkuar te bisedimeve qofte dhe formalisht dhe me kete akt per te konfirmuar faqe botes zhberjen e rezolutes 1244 te keshillit te sigurimit dhe pavleftesine e vendimit te gjykates nderkombetare qe njeh pavaresine e kosoves. Ish oraz snacalla (tani fillojme nga e para)
i thone diplomacise boterore. Ja, filluam por nuk po mbarojme dot per faj te kosovareve. Serbet nuk duan asnje mareveshje reale. Ata duan vetem kete hap formal te tryezes se bisedimemeve qe per Kosoven eshte gur ne traste kurse per serbine eshte nje situate brilante ne favor te tyre gur te cilin do ta perdorin per sulme politike dhe diplomatike ne te ardhmen e afert. I bej thirje Edi Rames te mos marre pjese ne kete aventure te rrezikshme per kombin dhe te mos flase ne emer te shqiptareve. Kuvendi i shqiperise nuk i ka dhene asnje autorizim Rames per kete ndermarje kaq te rrezikshme per kombin. Rama nuk ka kulture juridike per te qene lojtar i ketyre permasave. Shqiptaret duhet te mbrojne fort ate qe kane ne dore sot. Kryeministri Haradinaj eshte nje hero me taksen 100% u tregon gjarperinjve (serpenteve) serp se nuk mund te futin mallra me force brenda nje shteti sovran. Serbet blejne mall te kontaminuar ne Ukraine dhe ja kalojne shqiptareve me cmim te lire. Debilat tregtare ne shqiperi per pak fitim po helmojne nje popull te tere qe po e ha kanceri, steriliteti (moslindjet) dhe semundjet e gjakut. Stooooop futjes se mallrave nga vendi i gjarprinjve! Nuk i duam dhe bashke me ta gjithe rracen e tyre. A nuk ju duket makabre se si serbet bertisnin ne kor ne stadiumin e Beogradit:- “Vdekje shqiptareve”. Serbet si popull jane rrace gjenocidiale te percaktuar keshtu nga nje deklarate e qeverise angleze. A nuk ndjeni gje qe serbet kane cfarosur me dhjetra mijra te rinj shqiptare ne 100 vitet e fundit? Keta barbare i groposnin trupat e ekzekutuar te shqiptareve pa dhene ende shpirt. A nuk eshte masakra e Srebrenices, Racakut, Drenices, Malisheves fakte qe te refuzojme te ulemi ne bisedime me perbindesha dhe gjarperinj. Ju lutemi tregoni pak dinjitet.
ambasadored amerikan nuk mund te bejne krahasime me procesin midis Greqise dhe Maqedonise…keto dy shtete asnjehere nuk kane shkrepur pushke ndaj njeri tjetrit sikunder serbet kryen genocide per thuajse njeqind vjet me radhe….. Lutem ambasadoreve te mos sakrificojne cka eshte arritur per shtetin e kosoves …vetem e vetem qe te kthejne Serbine ne BE…
Serbia never will be a good member within EU!!!
Shqetësim qytetar!
1. Besim i tronditur dhe shqetësim gjithëshqiptar deri në mosbesim:
A. Palët nuk janë në pozita të barabarta. Kushtet duhen lënë ose hequr për të dyja palët. Kjo është më e ndjeshme në kushtet e coptimit historik të trojeve shqiptare në disa shtete ballkanike dhe pasojave koloniale në vazhdim.
B. Objekti i bisedimeve nuk është transparent. Znj. Mogherini ka kërkuar zgjidhjen e çështjes së “Trepçës” në Bruksel. Ambasadorët e nderuar kërkojnë që ne të marim frymëzim vizionar nga Shkupi. Të dyja çojnë eventualisht gjatë bisedime me mënyra “krijuese” në ndarjen e Kosovës dhe tjetërsimin e statusit (ose emrit) territor shqiptar të pjesës veriore të Mitrovicës dhe të Trepçës.
C. Ambasadorët e merakosur theksojnë se “thelbi është njohja reciproke”. Ky është problem vetëm i Serbisë. Kosova me taksën e shtuar apo pa të e njeh Serbin kur për këtë normalisht duhej të kërkonte zhdëmtim të plotë dhe kthim të territoreve të tjera shqiptare që Serbia mban akoma padrejtësisht. Kjo gjendje është rezultat i zgjidhjes gjysmake të problemeve, mundet edhe si lëshime si pengje për bisedime. Jo të gjithë kanë qenë dhe janë të sinqertë me shqiptarët.
D. Si qytetare gjykoj se dy janë çështjet që kthejnë besimin: 1. Të deklarohet se nuk do të ketë ndarje, se Trepça nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe viktimë e manovrimeve krijuese vizionare në kuadër bashkëpunumi. 2.Thelbi i bisedimeve të jetë njohja e dëmit nga Serbia, pranimi i zhdëmtimit dhe kthimi i territoreve shqiptare që mban akoma. Kështu Ajo do të jetë e larë me gjithë shqiptarët.
2. Trepça në rrezik real:
Më 31 Janar, 2019 në studion e Ylli Rakipit Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në përgjigje të shqetësimeve të bashkëbiseduesëve në emision lëshoi pyetjen “Kur kanë vendosur shqiptarët për kufijt e vet në histori, kur…? Ai përmendi coptimin e territorit shqiptar dhe Ismail Qemalin, por jo luftën me penë e pushkë që pengoi eleminimin e plotë të emrit Shqipëri, as gjakun e derdhur të shekullit të kaluar e në vazhdim për drejtësi kombëtare dhe sigurimin territorial të Shqipërisë së sotme përballë sfidave të kohës. Eshtë e pafalshme të harrohet se shqiptarët vendosën vetë për fatin e tyre dhe i ruajtën kufijtë e tyre të rrezikuar hapur nga fqinjët dhe përkrahësit e tyre me hile tregtare apo manovra të tjera të dhunëshme.
Kjo pyetje e Presidentit Thaçi, ngutja e panevojshme dhe joshja me të mirat e marrëveshjes janë dekonspiruese dhe parapritë për të justifikuar nesër thyerjen e palës shqiptare nën trysninë e negociatorëve dhe shkëmbimin eventual tregtar të Trepçes demek me vullnetin tonë ligjëruar me “marrëveshje paqësore” në Bruksel për disa të mira…, që do të na ngelin në grykë. Të gjithë duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet individuale dhe kolektive, të pamundurën për të penguar tregëtinë me trojet shqiptare, për të shpëtuar Trepçen, dhe shqiptarët nga ky dëmtim historik. Po u dha paqësisht Trepça nuk kthehet më as me gjak as pa gjak. Rregullat e lojës nuk e lejojnë. Larg duart nga Trepça! Statusi i Trepçes quhet territor shqiptar i panegociushëm! Larg Trepçen nga Brukseli,larg Trepçen nga negociatorët hileqarë! Mbështesim fuqimisht ata ndërkombëtarë që kundërshtojnë coptimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare, ndarjen e Kosovës, që nuk janë për abuzime të mëtejshme historike. Stop vazhdimit kolonial në Ballkan! Stop legalizimit të pastrimit etnik!
Problemi i kufirit të territoreve shqiptare me fqinjët është një çështje historike dhe ndërkombëtare e pazgjidhur akoma prej tyre. Sot kjo çështje mbetet përgjegjësi e ndërkombëtarëve që e krijuan atë, që mund të zgjidhet vetëm me shtysën, përpjekjet dhe veprimet e mençura të shqiptarëve, jo me negociata të pjesëshme, duke lënë copa rrugës, jo duke shkelur karakterin ndërkombëtar të çështjes shqiptare, duke i dhënë justifikim ndërkombëtarëve të thonë: “vetë e filluat këtë rrugë, vazhdoni tani.” Qysh tani ata thonë: Po deshët ju, duam edhe ne, domethënë po e hëngërt ju është përgjegjësia juaj. Kështu ata çlirojnë veten nga përgjegjësia e tyre, që pengohet nga përplasja e interesave…Situatat ndryshojnë vazhdimisht. Drejtësia vonon, po nuk harron!
Idetë për kombin dhe kufijtë ndryshojnë sipas interesave të politikës së ditës. Shif BE-në: çil e mbyll. Kolonializmi dhe spastrimi etnik kanë frymëzuar idenë e shoqërisë multietnike e multikulturore që çon dret prishjes së kombit në favor të më të fortit. Qëllimi është zgjerimi imperialist me pastrim etnik për aneksim në kurriz të kombeve të tjerë si në Ballkan. Ndal shovinizmit ballkanik! Korrigjimi i padrejtësive kombëtare në Ballkan, vendosja e kombeve në kufijtë e tyre etnik historik sjell barazi dhe paqe në Ballkan. Paskëtaj mund të flitet për hapje kufiri e lumturi të madhe ndërballkanike që e përsëriti disa herë Presidenti Thaçi në atë bashkëbisedim sikur është i pavarur nga pjesa tjetër e shqiptarëve dhe e kombit shqiptar. Kosova është Shqipëri. Shqipëria e ka vendin në OKB e kudo. Emri “Shtet i Kosovës” është term i përkohshëm i diktuar nga situatat. Ai është një formalitet që nuk justifikon heshtjen e askujt ndaj një problemi që nuk është vetëm kosovar. Nuk është e justifikuar as BE që i imponon Kosovës dhe Serbisë kushte shtrënguese për integrim në BE duke i larguar problemet nga vetja. Çështja nuk pret dhe është përgjegjësi e gjithë shqiptarëve tu imponojnë hapur me zë të lartë vullnetin e tyre shtetarëve që të largohen nga kjo politikë dritëshkurtër. Me shqetësim, Kasandra.
Sa per Gjenocide zoti vp,Anglezet qe quhen sot amerikane dhe krijuan ameriken jane shteti I pare ne bote qe eshte Gjenocidal.
Te duket cudi qe anglezet zhduken vendasit ne amerike,ne Australi,ne Canada bashke me Francen?
Mire apo keq,Sllavet ne pergjithesi jane pushtues ne Ballkan,bile 1000 vjet me pare se Anglezet ne vendet qe thame.
Amerikanet ate qe beren me te drejte kunder Serbeve nuk e beren me Turkun qe ka te pushtuar kryeqytetin e Jeorgios Kastriotis Kostandinopolin. Andej e kemi edhe flamurin tone nga Bizanti.
Mirepo Kisovaret kane qene me turkun kunder Greqise dhe Arvanitasve.
Shqipetaret e vertete duhej mos te lejonin myslimanet apo katoliket te futnin hundet ne Epirin e Pirros dhe Kastriotit.
Tani eshte vone.
Jemi populli me i percare i Ballkanit.
Hahahahahahaha Prandaj Nuk Qe Asnje Luftetar nga Jorgo Kastriotis te luftonte per Kostantinopojen Kur Osmanet i shkerdhyen ne 1453?