Kufiri me Serbinë, flet Hashim Thaçi: Ja mesazhi që më ka dërguar personalisht Putin

6 Shkurt 2019, 18:38Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se arritja e një marrëveshje me Serbinë për kufirin është mëse e rëndësishme që ky shtet ta njohë Kosovën.

“Korrigjim kemi bërë edhe me Maqedoninë edhe Me Malin e Zi ka pasur kërcënime e dërgime mesazhesh jo të mira për shtetin tonë, por në fund e kanë kuptuar që marrëveshja ka qenë e drejtë.

Prandaj them se është tani koha që ta definojmë punën e kufirit me Serbinë. 

Nuk ka njohje reciproke pa definimin e kufirit”,– u shpreh Thaçi.

Sipas tij, Kosova duhet të shohë me largpamësi, të mendojë për të ardhmen, e në këtë linjë premtoi se ka marrë siguri nga Serbia për njohjen e Kosovës nëse definohet kufiri mes dy vendeve.

Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur mundësi për njohjen e Kosovës edhe Rusia ka dërguar mesazh se nëse palët merren vesh ne do t’i mbështesim. 

Ketë mesazh ma ka dërguar mua personalisht edhe Presidenti Putin”, tha Thaçi.

Thaçi foli ndër të tjera për një marrëveshje të hapur që mund të kalojë edhe nëpërmjet një referendumi ndërsa vendimmarrja i mbetet Kuvendit.

10 komente në “Kufiri me Serbinë, flet Hashim Thaçi: Ja mesazhi që më ka dërguar personalisht Putin”

  1. mirel says:

    Thac qelbesira merr keshilla nga Pytin, qe ashtu sic dhane 8000 m2 per Malin e Zi ti japin Serbise Veriun. Praktije e shkelqyer per pushtim pa lufte

    1. Lini says:

      Po cte bej?
      Lufte?
      Po kush e pjerdh Kosoven dhe Shqiperin,apo Serbine.
      Politiken e bejne te fortet dhe duhet tua degjosh fjalen,sidomos kur ke me te fuqishmin(USA) ne krah….apo e kam gabim?!
      Vetem me bisedime zgjidhen ceshtjet e veshtira…kuptohet jo te gjithe kenaqen nga perfundimet,por i hapet rruga me e mbare Kosoves dhe njohjes…

  2. ????? says:

    Të ketë kujdes Hashimi me Rusin se i ikën koka.

  3. Bureto says:

    Zoti Thaçi! Cila do të jete kosto i kësaj njohje nga Serbia? Çfarë kërkon Serbia si shpërblim? E kuptojmë koefidencialitetin e bisedimeve dhe rëndësinë e marrëveshjes me Serbinë. Por në vija të trasha kombi shqiptar duhet të informohet. Mos i leni gjërat të nënkuptohen. Vendosja e tij para faktit të kryer do të ishte një gabim i rëndë historik, për të mos u përdorur, për fat të keq në rast të kundërt cilësori tradhëti. Jeni para një detyre shumë, shumë të vështirë, por burrat e shtetit për të tilla sprova janë. T’u flasin popullit hapur, duke u bërë me dije atij se çfarë fitohet dhe çfarë humbet. Të mos fitojë Kosova vetëm njohjen nga Serbia dhe t’i falë asaj territore, për më tepër me pasuri kolosale jetike për të.

  4. Baliu says:

    Lopari i Brojes po e ndane “torten” me Serbine dhe Rusine. Tregim suksesi, shembull per rajonin?!!

  5. xhemal says:

    o patriot te medhenj rusia eshte nje vend i madh e vendimarres ne politiken boterore na pelqen apo sna pelqen neve.rusia nuk ka qene kurre kunder shqiperise lexoni.ne sigurisht jemi me perendimin po duhet te njohim edhe rendesine e rusise edhe per Kosoves dhe per paqen jo vetem ne ballkan.sduhet ti shikojme popujt e tjere si armiq po mundesi bashkepunim per te miren e njeri tjetrit .keshtu forcojme paqen gjeja me e cmuar per q enien njerezore

    1. ben says:

      xhemal-per pjesen e pare te komentit tuaj, keni te drejte, pasi eshte e vertete se Rusia eshte vend vendimarres per politiken boterore, por nuk eshte e vertete se Rusia “nuk eshte kunder shqiptareve”. Nje gje duhet ta kemi te qarte se as Rusia apo vende te tjera “mike” apo “armike” nuk jane me ne apo kunder nesh emocionalisht. Jane interesat politike dhe ekonomike qe nje fuqi e madhe eshte kunder apo pro faktorit shqiptar. Rusia historikisht ka qene kunder nesh, pasi interesat e saja jane ne vendet si Serbia, Mali i Zi apo edhe Greqia. Ne kemi patur gjithmone mbeshtetjen e vendeve gjermanike, si Austro-Hungaria dhe Gjermania. Me vone ketyre vendeve ju bashkua edhe SHBA qe tradicionalisht ka qene ne anen tone. Fatkeqesia jone ka qene se mbeshtetesit tane kane humbur lufterat dhe si rrjedhoje ne kemi humbur territore ne favor te fqinjeve te mbeshtetur nga Rusia dhe Franca. Sot, kur SHBA eshte fuqia me e madhe ne bote, faktori shqiptar ka njohur rilindje dhe forcim ne Ballkan.

  6. Bashkim says:

    8 mije hektare Mirel jo 8 mije metra katrore.Jane 80 km katrore qe i bie rreth 0.7% te teritorit te Kosoves.Me gjithe demarkacionin me Maqedonie Kosova i ka humbur diku te 1.7 deri 2% te teritorit.

    1. Lini says:

      Jo po te rri keshtu kot,gjersa edhe amerikaneve tu dale nga qejfi dhe te kthehen prape ku ishin…keshtu ?
      Sa me shpejt zgjidhja edhe pse me dhimbje ,aq me mire dhe me shpejt vjen perparesia dhe zhvillimi

  7. fredi says:

    XHEMALIka te drejt , ne SHQIPTARET e shqipris sot gjerat i shikojm bardh e zi , se jo xhdo njeri duhet te japi mend per politik kur nuk di nga lidhet gomari , siç jemi tifoza me partit tona , qe mir keq ky popull i ngjitet si macja ne shtyll dhe nese nje forc politike i merr shpirtin ai prap e ndjek nga pas , te njejtin tifozllik bejn dhe me politiken e jashteme , jan me Ameriken dhe xhdo thenie e rusis shikohet si puna atij katunarit qe vinte perpara ne tiron dhe kur dikush desh ta ndimonte nuk e besonte ; he i thosh do me ma fut , se ishte mendimi qe qytetaret ta fusin , dhe komentusit me Rusin bejn te njejten gje , duhen par gjerat e zez mbi te bardhe , nje mendim i tyre duhet par e ripar dhe nese esht ne interesin ton duhet te tregojm respekt , nese esht kunder interesit ton duhet ta hedhim posht , te njejten gje duhet te bejm edhe me Ameriken jo xhdogje duhet par me ngjyra se dhe Amerika shum raste shikon interesat e veta , gjerat dhe per politiken amerikane duhen par , nese jan ne interesin ton komtar dhe jo ne interesin personal, duhen pranuar dhe i duhet dhen respekt , ne te kundert kur nuk esht ne interesin ton komtar duhet hedhur posht , dhe se kemi nevoj dhe jemi lepirsa bythe me Ameriken siç jan politikanet tan qe para interesave Amerikane si rruhet fare per vendin e tyre , atehere kemi problem me veten , siç kan komentusit ne kto komente , INTERESI KRYESOR PER NJE PATRIOT QE DO VENDIN E VET ESHT VETEM DHE VETEM INTERESI KOMTAR , AS INTERESI AMERIKAN AS RUS AS KINEZ DHE AS I NJE VENDI TJETER .RRESPEKTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje