Tragjedia Sala, trupi i nxjerrë nga avioni është i tij

8 Shkurt 2019, 08:31Sport TEMA

Tani merr fund edhe zyrtarisht: Emiliano Sala është ndarë nga jeta dhe trupi i tij është ai i zbuluar në avionin e mbytur në Kanalin anglez.

Policia e Dorset në Angli ka konfirmuar se trupi i nxjerrë ditën e mërkurë nga avioni i mbytur është ai i sulmuesit argjentinas, i cili po udhëtonte për në Kardif, për t’u bashkuar me ekipin e tij të ri, pas transferimit për shifër rekord nga Nantes.

Pas zhdukjes së avionit muajin e shkuar u zhvilluan kërkime pa fund, por vetëm ditët e fundit u zbulua vendndodhja e avionit të vogël, i rrëzuar në rrethana ende misterioze.

Futbollisti 28-vjeçar është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike dhe të pabesueshme, sepse ende nuk kuptohet si u lejua të udhëtonte me një avion aq të vogël. Ndërkaq, nuk është gjendur ende piloti i avionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje