Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përsëriti të premten se nuk do të ketë vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e heq taksën 100% që ka vënë mbi prodhimet e importuara nga Serbia.
Vuçiç tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do ta kuptojnë se pa bisedime nuk mund të ketë zgjidhje.
“…por, nëse nuk duan, nuk duan. Nuk mund ta detyrojmë askënd. Problemi është se unë nuk e di se çfarë duan, çfarë kërkojnë prej nesh dhe çfarë prej botës”, tha Vuçiç në Vranjë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai shtoi se Serbia, edhe nëse nuk arrin marrëveshje me Kosovën, do të jetë mjaft e fortë që të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.
Kosova u ka vënë taksë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është në kundërshtim me interesat amerikanë.
Thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Ki shpresat te miku Ramuti qe deshtoi ti mbushte menjen Haradinajt.
–
Vucic se kupton qe Palloshin vetem ne Shqiperi.
SERBISE DUHET TI BEHET E QARTE , QE TAKSA NUK HIQET PA NJOHJEN E KOSOVES . GJITHASHTU DHE KUFINJT NUK KORIGJOHEN ,PA DHENE ME PARE SERBIA NJOHJEN E SAJ . FJALET E TJERA JANE VETEM PERRALLA ,TE CILAT I HAN VETEM TRADHETARI I KOHES ,HASHIM THACI , POR ASNJE SHQIPTAR TJETER SERBIA NUK MUN TA BINDI .
..nuk e di perse europa perdor 2-standarte..1-Maqedonia toke e xanun vetem nga emri u perfol..2-Shqiptareve ne te dy anet ju kerkohet terren..{pasuri}!!..dhe nuk besoj se politikanet tane do te jene kaq tolelante me gjakun e te pareve.
Mos e hiq Ramush taksën .
Ka 4 vjet që të ngul thikën pas shpine Kosovës e Shqipërisë me mos lejimin e Interkonjeksionit duke të shkaktuar qindra miljona euro humbje dhe varësi . Kjo ësht vetëm një aspekt .
Aty të ngordhi .
Mos u tut .
Kërkoi të gjitha çfarë duhet të zbatojë e japi , të cilat duhet ti kishte realizu . Shife si do ta mbylli gojën ai dhe gjithë të tjerët që e përkrahin nga brenda e jasht , duke fillu që nga Mogherini .
Vuçiçi është ma i keq e ma kriminel edhe se Shesheli , sepse mundohet me u kamuflu në sytë e botës , kinse është flamurtar i paqes , por ama njanën dorë e mban pas shpine me thikën gati me ja ngul në trup Shqipnisë , Kosovës dhe shqiptarëve , idem siç kanë vepruar gjithmonë para ardhësit e tij , shovinistët serbo mëdhenj . Qindin po i punon shqiptarëve autoktonë mijëra vjeçarë me i shpërngul e zhduk edhe nga Preshcva , Medvegja e Bujanovci , ndërkohë që ulërasin deri në qiell e akuzojnë shqiptarët edhe kur i vrasin po vetë për sherr e sebep serbët që duan paqe .
E ti Xhuf .
Mos fol kodra mbas bregut .
Ç’do pëllëmbë është larë me gjak ndër trojet shqiptare dhe nuk janë mall me bo pazare .
Asnjë pëllëmbë , sepse pastaj sherri e konfliktet s’do kenë të pushuar në asnjë nga vendet e Ballkanit .
Mos u tut Ramush edhe sikur të përmendin luftën e ushtrinë , e mbështetjen ruse , e indiferencën e mos angazhimin e vendeve të NATO-s e BE-së .
Asnjëherë s’ja ka mbajt serbit me luftu përballë shqiptarëve në fushën e mejdanit , por gjithmonë me hile ka zaptu trojet shqiptare .
Sot Ramush nuk je vetëm . Ç’do shqiptari të Kosovës të aftë për pushkë do vijë ti bashkohet edhe një tjetër shqiptar-luftëtar nga Shqipëria , dy nga vendet e tjera shqiptare të rajonit si dhe 3 nga diaspora . Serbit , veç në i hikshin edhe ato që ka se për tju bashku nuk ka shans ti bashkohet asnjë . Lufta e shqiptarëve e ka një qëllim e ideal të lartë frymëzimi , mbrojtjen e Lirisë dhe trojeve tona shqiptare , kurse pushtuesit asnjëherë s’kanë pasë ideal dhe as kanë për të patur , prandaj sipas historisë absolutisht gjithmonë kanë humbur e janë mundur me turp .
kerk0ujne te ta pallojne te bycen e squllet sic e meriton, KAQ!