Eksperti britanik: Jo frikës nga ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

9 Shkurt 2019, 16:23Rajoni TEMA

Nuk ka asnjë arsye që të ketë droje nga ndryshimi i kufijve, si një zgjidhje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë – thotë studiuesi në i Shkollës Ekonomike të Londrës dhe i Shkencave Politike, eksperti për Evropën Juglindore, James Ker-Lindsay.

“Nëse deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës të vitit 2008 nuk përbën shqetësim në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe nuk ka çuar në konflikt, pse duhet që marrëveshja mes të Beogradit dhe Prishtinës të përbëjë shqetësim për opinionit publik ndërkombëtar?”, pyeti ai në një intervistë me Tanjug, duke iu referuar mundësisë së ndryshimit të kufijve.

Sipas tij, është e kuptueshme që ka shqetësime në lidhje me ndryshimimin e kufijve, apo ndryshe shkëmbimin e territoreve si një zgjidhjee mundshme, por thotë se ka “argumente të forta” që sugjerojnë se nuk duhet të ekzistojë frikë nga ndonjë konflikt si rezultat i një zgjidhje të tillë.

Bashkësia ndërkombëtare, shton ai, duhet të pranojë çdo zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, nëse palët dakortësohen, përfshirë dhe shkëmbimin e territoreve.

“Unë e di se kjo është një çështje e mprehtë. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Unë e di se disa vende dhe po e tërheqin njohjen, por nuk duhet besuar se është e mundur që Kosova të bashkohet sërish me Serbinë. Në të njëjtën kohë, Prishtina e di se nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë. Mendoj se kjo është vendimtare dhe siguron një mundësi për të dy palët për të arritur një marrëveshje”, tha ai.

Ker-Lindsay thekson se shumë e shohin idenë e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me ndjenja të përziera, por është e rëndësishme që udhëheqësit e të dyja palëve të diskutojnë të gjitha opsionet.

“Nëse palët bien dakord, ne duhet t’i pranojmë dhe t’i mbështesim ndërkombëtarisht”, tha ai.

Ai shton se nuk ka dyshim se çdo ndryshim kufijsh në Ballkan shihet me nervozizëm, se ka shqetësime që kjo mund të ketë një ndikim negativ në Bosnje. Por sipas tij, kjo nuk ka pse ndodh.

“Nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje e cila do të pranohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kështu nuk do të ketë ndonjë pasojë për Bosnjen apo se kjo do të ndikonte në situatën në Bosnje”, tha ai.

Profesor Ker-Lindsay beson se arritja e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës do ta bënte Ballkanin Perëndimor një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Ai gjithashtu thotë se zgjidhja e konfliktit midis Maqedonisë dhe Greqisë ka krijuar një “moment pozitiv” në rajon, i cili duhet të përdoret.

“Zgjidhja e çështjes së emrit të shtetit të Maqedonisë është një lajm fantastik për rajonin. Ajo zgjidh një problem që ka ekzistuar për më shumë se 25 vjet. Shumica e atyre që kanë ndjekur zhvillimet në Ballkanin Perëndimor e dinë që ne kemi pasur tre probleme të mëdha. Një prej tyre ishte çështja e emrit të Maqedonisë, tjetri është problemi midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe i treti është Bosnja. Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit ka ulur numrin e problemeve në rajon”, theksoi ai.

Tani, ai është i bindur, ai duhet t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së dy problemeve të mbetura, në mënyrë që, të themi, të “përfundojmë punën në Ballkanin Perëndimor”.

“Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të jetë pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes Athinës dhe Shkupit”, shtoi shpjegon analisti britanik.

1 komente në “Eksperti britanik: Jo frikës nga ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”

  1. olimpia says:

    Nuk ka krahasim midis Maqedonise dhe Greqise.Ishte thjesht nje ceshtje emertimi ,megjithate zgjati 25 vite.Nderkohe midis Kosoves dhe Serbise jane probleme hapsirash ,popullsish,pasurish.Por edhe pse mund te bien dakord qeverite dhe KS I OKB ,nuk do te thote se cdo gje pranohet .KS dhe OKB ka 75 vite qe e ka zgjidhur ceshtjen palestineze po palesytinezet vazhdojne te jene gjithnje te coptuar ,te dhunuar ,nderkohe qe Izraeli ben cdo ,kurdo dhe pa pyetur asnje insytitucion nderkombetar.Ne se disa mijra serbe duan tye kthehen me Serbine,perse te mos kthehen miliona njerez qe ne Europe nuk jetojne ne shtetet ame,perse shqiptaret e Maqedonise dhe Malit te Zi tye mos bashkohen me Shqiperine e keshtu me radhe ..Natyrisht Kosova nuk mund te futet ne OKB pa njohje nga Rusia dhe Kina por edhe Serbia nuk mund te futet ne BE .Dyshoj shume ne politiken e perendimit ,per hir te shkeputjes se Serbise nga Rusia i bejne kesaj leshime ne kurriz te shqiptarevbe Tregohen teper mendjelehte Serbia do tye vazhdoje me dinakeri ,me te gjithe dhe me asnje ,thjesht per tye perfituar sa me shume nga te gjithe .Duket rrugen e kroatit Tito po e ndjekin serbet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje