Vendimi i Gjykatës/ Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës dhe dyshimet për një makinë

9 Shkurt 2019, 13:41Kronika TEMA

Ardit Gjoklaj, i riu që humbi jetën në 2016-n mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës dhe trupi i tij mund të jetë transportuar aty për të fshehur gjurmët. Në vendimin nr. 1170, datë 17.04.2018 të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranës jepen fakte që vërtetojnë se viktima mund të jetë vrarë jashtë zonës së landfillit, provuar kjo edhe nga aktet e ekspertimit, që janë prova të pakundërshtueshme në këtë proces penal.

Ashtu siç shihet qartë nga zbardhja e kësaj ngjarje dhe vendimi i arsyetuar i gjykatës, i cili mbështetur mbi fakte e prova, por edhe nga ekspertiza e mjekëve ligjorë, vërteton faktin se Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës. Sipas ekspertëve, këtë e provojnë edhe analizat e ADN-së, ku rezultojnë se nuk ka asnjë provë që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që ka punuar atë ditë në landfill.

“Në lidhje me aktin e ekspertimit janë pyetur edhe mjekët ligjorë, të cilët kanë shpjeguar se nga gjetja e trupit e përzier me mbeturinat mundet që ngjarja/dëmtimet e para të kenë ndodhur edhe në vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit”, thuhet në ekspertizën e mjekëve ligjorë.

Por, fakti që hedh dritë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ekzistenca e një makine të dyshimtë. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës theksohet se sipas aktit të ekspertimit të pamjeve me nr.33, dt.16.01.2018 rezulton se, në orën 4:17:53 të datës 07.08.2017 duket në pamje nga drita që hedh një mjet i dyshimtë që vjen në drejtim të kapanonit dhe nuk dallohet çfarë mjeti është. Ky mjet, sipas ekspertëve, qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet po në drejtim të ardhjes ndërsa, fadroma punon në krahun e majtë duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët, që në pamje filmike punëtoret nuk dallohen. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty.

“Nga akti i ekspertimit del se, mjeti fadromë gjatë këqyrjes së pamjeve filmike nuk u konstatua që të punojë tek vendi, ku është gjetur trupi i të ndjerit nga ora 02:52:20 deri në orën 14:17:21 të dt.07.08.2018, për pamjet që janë vendosur në dispozicion”, shprehen ekspertët. Gjykata ka pyetur ekspertët edhe në lidhje me mekanizmin e funksionimit të mjetit fadromë dhe mekanizmit të lëvizjes së tij me zinxhirë, si dhe dëmtimeve që janë konstatuar te viktima të evidentuar nga ekspertët mjeko-ligjore. Ata janë shprehur se nëse viktima do të ishte dëmtuar nga mjeti fadromë, dëmtimet nuk do të ishin të kësaj natyre periferike, por të një kategorie shumë të rëndë.

Ekspertët kanë shpjeguar se “probabiliteti më i madh është që trupi i viktimës të të ndjerit të jetë transportuar bashkë me këto mbetje me të cilat është gjetur i përzier. Ky fakt shikohet dhe te mungesa e mbetjeve kockore, indit trunor dhe gjakut në vendngjarje, të cilat mungojnë në trupin e viktimës, flasin për faktin se ngjarja ka ndodhur në një vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes së trupit. “Në trupin e viktimës nuk kishte sasi gjaku, kur një trup normal ka 5 litra gjak, ku kjo sasi gjaku ka humbur në vendin ku janë shkaktuar dëmtimet e para të viktimës”, thonë ekspertët, të cilët arrijnë në përfundimin se në këto rrethana bie çdo dyshim apo pretendim i organit të akuzës se mjeti i fadromës është futur në vendin ku është gjetur trupi i viktimës dhe se këto dëmtime janë shkaktuar pikërisht nga ky mjet.

Ndërkaq, hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë në pah faktin se ka ekzistuar edhe një manual i sigurimit teknik në punë, i cili përmbante rregulla bazë për punëtorët dhe manovratorët e venddepozimit të mbetjeve në Sharrë. Nga akti i ekspertimit teknik ka rezultuar se, për këtë landfill, bazuar në punimet e ndërtimit të realizuara (sheshet, objektet ndërtimore, rrethimi, ndriçimi) janë plotësuar kushtet teknike të ndërtimit, të përcaktuara në projektin e ndërtimit të këtij objekti.

Përgjegjës për ngjarjen në fjalë u ngarkuan punonjësit e firmës dhe fadromisti, të cilët u akuzuan për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut. Por, pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata doli në përfundimin se nuk ka vepër penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithsesi, fadromisti u denua për mungesë të patentës përkatëse për manovrator.

20 komente në “Vendimi i Gjykatës/ Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës dhe dyshimet për një makinë”

  1. Zambi says:

    .. verteton faktin se mund te jete vrare dhe jashte…
    Paskemi marre koncepte te gabuar ne shkolle.
    E dija qe vertetim do te thete qe vertetohet hipoteza ose ajo bie poshte dhe ngelet e kunderta dmth po ose jo.
    Keta na nxoren terorine qe vertetuan qe “mund te ..”
    I bie qe ate te shkretin mund ta kene vrare UFO, ka goditur ndonje avion, mund te kete marre para ndonje tren etj.

    1. Mariglen says:

      Kjo qe thua ti eshte aq e shemtuar sa ska ku te shkoje sepse behet fjale per nje femij … dhe jane ca njerez qe bejne ekspertizen qe mbarojn shkolle per ate pune kshu qe ata e thone fjalen ne baz te provave … ndersa ti sillesh sikur te ka zen barku e smban pergjegjesi cfare nxjerr nga goja

      1. lona says:

        po ktu tek ne, ligjin e ben gjithsecili vete per cdo rast!
        Te vjen ndot nese ndodh ndonje fatkeqsi se do dale direkt opozita me teorit e veta. Trazon nje popull te tere e me pas zbythet nga ceshtja qe vete nisi!

      2. albiona says:

        i lutemi prokurorise e gjykates te zbardhe nje vendim perfundimtar sa me shpejt e te biem te gjithe rehat! Eshte mekat qe ende pas 3 vitesh, ti leme opozitare te ndosin rastin fatkeq te nje femije. Mekat per te ndjerin e familjen e tij.

    2. donald says:

      Po shqiptaret po nuk akuzuan te tjeter nje here para se gjykata te dale ne vendim, nuk ndodh! E kemi pat zakon prej kohesh, sulmo tjetrin se ashtu thote edhe shumica!

    3. klea says:

      e kur me kujtohet koha kur vdiq i ndjeri, e nuk mbeti gje pa u thene e njeri pa u akuzu. turbulluan nje popull te tere, kush e kush ta perdorte sa me politikisht si ngjarje. e asgje nuk priti te dilnin te gjitha faktet nje here!!

    4. flori says:

      meqe faktet dolen le te marra masa gjykata, prokuroria, policia per te zbardhur nje here e mire ceshtjen. Gjynah i ndjeri te prehet i qete, familjaret e tij te vijojne jeten jo me pikputje, e te qetesohemi nje here e mire te gjithe.

    5. sind says:

      a ka mundesi te marre masa nje here e mire prokuroria per kete ceshtje?! jo vetem te nxjerre fajtoret por te prapaveproje pak me te gjithe ata qe nuk lane teori pa shpikur kur ndodhi rasti fatkeq.

    6. rini says:

      po sic e ka qef shqiptari e ben vete edhe prokurorin edhe gjykatesin. pa kalu ora nga ngjarja, “media” dhe opozita gjithe mend qe kemi, e gjeten kush e kreu fajin dhe ja llogariten dhe denimin qe duhet te merrte.
      Vaj medet!

  2. rumpallhana e ripjelljes says:

    O zot cfare do na shofin syte e degjojne veshet ne kete shtet talebanesh. Zoti jua shperblefte plehra.

  3. degelisi says:

    landfill=fusha e plerave, e grumbullimit te mbeturinave dhe plerave

  4. edvin qameti says:

    shume e ka vonu gjykata vendimin. kohe zgjedhjesh dhe bashkia del me duret akullore si GJUSHI

  5. LOLa says:

    Se cfare nuk u fol jo po eshte vrar aty dhe jo po kshu jo po ashtu ! Gjynaf djali e ka vrar ndonji dhe e ka cuar andej per ti shpettuar burgut , ta ndjeki gjykata ceshtjen dhe ti veri autoret perpra drejtesise

  6. Maria says:

    Te ndiqen penalisht dhe keta te medias qe slan gje p thene te denohen per shpifje sa te dal e verteta

  7. Manjola says:

    Te ndiqen penalisht autoret e vertet te ngjarjes dhe te cohen perpara drejtesise ! Dhe keta te opozites qe e perdoren si mishe per top te futen ne burg per shpifje

  8. Ani says:

    Gojet e keqija nxjerrin mllef per te shuar punen e erionit

  9. Alina says:

    Si mund te vdesesh ne landillinin e sharres . Ate e kane vrare te tjere dhe e kan cuar atije qe te duket kshu sic po duket . Ne mbeshtetje te kryetarit

  10. Eri says:

    Te mallkuarit e pd e shfrytezojne rastin politikisht .
    Eshte e pamundur te vdesesh ashtu .

  11. Eli says:

    Jame dakort me gjykaten .
    Plerat e pd e perdorin rastin per te ber zhurme kot

  12. Petrit says:

    E shikoni se çfare do te thote te jesh i varfer.
    Nuk te mjafton vdekja por duhet edhe te te rivrasin !!!!
    Ne ate vend nuk ka asgje qe mund te quhet shtet I se drejtes.
    Te vrasin, te rivrasin, te perdhunojne , te poshterojne.
    E per çfare???
    Per pushtet
    Per te vjedhur e per te zhvatur shqipëtarët deri ne palce.
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje