Protestat në Torino, 4 të plagosur. Salvini sulmon emigrantët: Jemi peng i disa kriminelëve të qendrave sociale

10 Shkurt 2019, 10:31Bota TEMA

Katër persona u plagosën në përleshjet e anarkistëve në Torino, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se 12 persona janë arrestuar midis protestuesve që shkatërruan qendrën historike dhe hodhën fishekzjarre dhe gurë kundër policisë. Ata janë akuzuar për shkatërrime, posedim dhe hedhje të objekteve shpërthyese, rezistencë të rënduar, bllokim rrugës.

Gjithçka ndodhi në qendrën historike të Torinos. Situata është normalizuar pas pothuajse dy orëve përleshjesh. Me koshat e përmbysur, anarkistët krijuan barriera në rrugë, duke përhapur panik midis kalimtarëve dhe banorëve. Po ahstu një grup protestuessih anarkistë sulmun një autobus të linjës së qytetit, duke terrorizuar udhëtarët.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. “Torino dhe qytetarët e saj janë peng i disa qindra kriminelëve të qendrave sociale. Gjithë mbështetja ime shkon tek torinezët dhe policia, për këta kriminelë (të liruar më në fund disa ditë më parë) udhëtimi falas ka mbaruar”, tha ai.

Protesta e anarkistëve u organizua pas dëbimit të një azilanti të punësuar prej vitesh, ku gjithçka përfundoi më pas në skena guerrilase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje