Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Elizabeth Warren, ka thënë se presidenti i tanishëm, Donald Trump, mund të jetë në burg kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020.
“Ndersa po i afrohemi vitit 2020, Donald Trump mund të mos jetë President.
Në fakt, ai mund të mos jetë as njeri i lirë”, tha Warren gjatë një fjalimi të mbajtur në ndërtesën përkujtimore të veteranëve, e cila ndodhet në shtetin e Iowas.
Këto komente shënojnë një ndryshim të theksuar në retorikën e Warrenit, e cila deri tash ka ngurruar të flasë për Trumpin në mënyrë të drejtpërdrejtë prej kohës kur e kishte bërë publike kandidaturën për presidente në natën e vitit të ri.
Ajo i ka komentuar edhe hetimet që po zhvillohen për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. “Sa hetues janë angazhuar për këtë çështje? Ata janë gjithkund dhe këto janë hetime serioze, prandaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Warren.
Senatorja demokrate ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet të ketë vend për fanatizëm dhe se presidenti aktual është treguar racist në disa raste.
“Çdo ditë publikohet një shkrim racist, me plot urrejtje, diçka vërtet e errët dhe e neveritshme. Çfarë do të bëjmë ne për këtë? A do ta lejojmë atë që të na përçajë me këto gjëra”, ka thënë ajo, shkruan “CNN”.
Trump nuk shkon ne burg per sa kohe Hillary Clinton nuk shkon ne burg. Zonja thjesht motivon bazen e demokrateve me Lock him up ashtu sic motivoi Trump bazen me Lock her up dhe gjithashtu te demotivoje Trump te kandidoje per nje mandat te dyte. Believe it or not Demokratet ia kane friken Trumpit pamvaresisht skandaleve dhe do perpiqen ta eleminojn politikisht si kandidat te mundshem per 2020. Sado i dobet te duket Trump gjate kesaj kohe kur vjen puna per fushate eshte nje monster elektorale, me kujton Saliun me fillimet e tij.
Trump nuk shkon ne burg per sa kohe Hillary Clinton nuk shkon ne burg. Zonja thjesht motivon bazen e demokrateve me Lock him up ashtu sic motivoi Trump bazen me Lock her up dhe gjithashtu te demotivoje Trump te kandidoje per nje mandat te dyte. Believe it or not Demokratet ia kane friken Trumpit pamvaresisht skandaleve dhe do perpiqen ta eleminojn politikisht si kandidat te mundshem per 2020. Sado i dobet te duket Trump gjate kesaj kohe kur vjen puna per fushate eshte nje monster elektorale, me kujton Saliun me fillimet e tij..
Deri në 2024 atë ka Shqipëria President Republike.
Nuk ka nevoje per koment-Po ka shkruar CNN eshte e “vertete”.
Mos humbisni kohe te lexoni keto gjepura-Shikoni punet tuaja ne vendin tuaj-kjo “shoqja” eshte flluske sapuni nga ai I Rogozhines.
Te fala
Avniu
Ne burg qenin se eshte budalla.Po ku hyn miliarderi ne burg ne kapitalizem.Ne kapitalizem sa me qelbanik te jesh aq me i mbrojtur je nga sistemi.(se ke para,prandaj)
.