Statistikat: Paqueta si Kaka, Piatek si ... Balotelli

11 Shkurt 2019, 14:31Sport TEMA

Lucas Paquetá si Kaká. Tani për tani ështe ende herët për një krahasim pasi do të ishte përtej çdo logjike, por statistikat e thonë qartë: ish lojtari i skuadrës së Flamengos është mesfushori i parë brazilian që ka shënuar në Serinë A me fanellën e Milanit pas Ricardo Kakas.

Një statistikë që është një “deja-vu” për tifozët kuqezinj, si dhe një fotografi në të cilën braziliani gëzohet me Piątek, në mënyrë të ngjashme me atë të Kakas dhe Shevchenkos.

Goli shënuar në “San Siro” kundër Cagliarit nga Paqueta, ishte i pari për të me kuqezinjtë ku bëri edhe një performancë të jashtëzakonshme.

Nga momenti i uljes së tij në Milano, të gjithë u shprehën se ai do të jetë trashëgimtari i Kakas, por tani, pas shtatë ndeshjeve dhe një goli, duket qartë se Milani nuk ka blerë thjesht një mesfushor, por një futbollist që në rolin e tij mund të bëhet po aq i madh sa ish numri 22 i kuqezinjve.

Krahasimet mes tyre do të vazhdojnë të bëhen, por ata janë dy lojtarë të ndryshëm, si dhe Shevchenko me Piatek që ka shënuar golin e katërt me Milanin në 4 paraqitjet e tij të para.

Sulmuesi polak duket më shumë si … Balotelli, pasi sipas numrave ish-lojtari i Genoas, është futbollisti i fundit i Milanit që ka shënuar katër gola në tre paraqitjet e tij të para me Rossonerët që pas periudhës ku me kuqezinjtë ishte Mario Balotelli në shkurt të vitit 2013. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje