Arrihet marrëveshja në SHBA kundër një ”shutdown” të ri, por Trump... nuk heq dorë nga muri

12 Shkurt 2019, 10:53Bota TEMA

Një marrëveshje dypartiake u arrit në Kongresin amerikan për të financuar sigurinë në kufirin meksikan dhe për të shmangur një mbyllje të re të qeverisë (shutdown) në datën 15 shkurt, siç ishte parashikuar nga administrata Trump.

Marrëveshja nuk do të parashikojë ndërtimin e një muri me Meksikën, por do të sigurojë 1,375 miliardë dollarë për të realizuar pengesa në kufi duke përfshirë mbi 100 kilometra rrjeta teli me gjemba.

Deri tani, presidenti Trump kurrë nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij prej 5,7 miliardësh dollarësh për ndërtimin e murit prej çeliku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje