Banoret e fshatit Kolonjë në Gjirokaster kundërshtojnë lejen për HEC-in: Fshati rrezikon të mbetet pa ujë

12 Shkurt 2019, 18:35Sociale TEMA

Banorët e fshatit Kolonjë në Gjirokastër kanë kundërshtuar ndërtimin e një HEC bë përroin e fshatit të tyre, me pretendimin se HEC-i do të shfrytëzojë të vetmin burim ujor që ka fshati.

Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion që do t’i shkojë Bashkisë Gjirokastër dhe institucioneve të tjera. ‘HEC Kolonja’ do të zhvillohet nga kompania ‘E.T.T. GROUP AUTO” Sh.p.k, me administrator Ollga Gjokaj, e cila është aktualisht drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Nr.4 në Tiranë.

Shpesh në zonat ku janë ndërtuar hidrocentrale, popullatës vendase u është shkaktuar problem në furnizimin me ujë.

Po kështu ka pasur dhe leje koncensionare për HEC-e edhe në zonat e mbrojtura natyre.

Zagoria ishte shembulli i fundit, ku pavarësisht se gëzon statusin Park Natyror Kombëtar, qeveria i kishte dhënë leje kompanisë SHELL të bënte shpime për naftë.

1 komente në “Banoret e fshatit Kolonjë në Gjirokaster kundërshtojnë lejen për HEC-in: Fshati rrezikon të mbetet pa ujë”

  1. Sara says:

    Si beka dhe punen e shtetit dhe biznesin privat kj Ollga?!!!! A ju dg..fsha mu ne Rilindjen e m..tit … dava mashturesash si nga njeri krah si nga tjetri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje