Rama, ironi me Bashën nga Lezha: Nëse do pushtetin, të aplikojë tek platforma dhe brenda 10 ditëve merr përgjigje

12 Shkurt 2019, 18:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, nga Lezha ka vijuar sot  takimet e ciklit “Bashka që duam”, ku nuk ka lënë pa përmendur dhe platformën e bashkë qeverisjes.

Rama ka ironizuar edhe njëherë  ata që janë kundër kësaj platforme dhe që e përbuzin atë, duke thënë se Shqipëriqëduam.al është bërë për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

Shumë njerëz nga këta profesorët në televizor dhe këtë të broçkullave të kazanit, thonë: Ç’ është kjo?

Kjo është një gjë që u jep mundësi njerëzve që nga teknologjia  të çoj fjalë menjëherë, pa letra. Ja ky artisti i ka dërguar mesazh artistit e PD.

Kush dërgon mesazhin merr brenda 10 ditëve përgjigje, i takon apo nuk i takon ajo që kërkon.

Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, e rëndësishme është që merr përgjigje për atë që ka kërkuar, nuk ngelet rrugëve”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera Rama ironizoi dhe kundërshtarin e tij politikë, Lulzim Bashën, duke i thënë që nëse do pushtetin të aplikoj tek platforma.

Unë nuk ka kam dëgjuar asnjë shqiptarë që thotë se  nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon.

Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë që “dua pushtetin”.

E kupton ti do pushtet pa fituar zgjedhje, po dhe ai të aplikoj tek platformë që të marrë përgjigje për 10 ditë.

Po halli nuk është i Lulit se  ia e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga mbrapa’, shtoi ndër të tjera Rama.

3 komente në “Rama, ironi me Bashën nga Lezha: Nëse do pushtetin, të aplikojë tek platforma dhe brenda 10 ditëve merr përgjigje”

  1. ZOROOS says:

    Rama do iki nga pushteti legjetim kur kur kerendi te matet me LITER 7X7=44 TE GJITHA KETO SIPAS SISTEMIT SI TE MATJE PESHAVE

    1. Elvan Qasja says:

      I ke pi hapet o zoro apo je tullac si Abaz Mero?

  2. Zorro says:

    Kush eshte ky sharlatan qe flet si rrugac?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje