Njeri ndër njerëzit më të besueshëm të kancelares gjermane Angela Merkel, eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për taksën kundër mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një shkelje e qartë e CEFTA-s dhe e marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit. Unë i bëj thirrje Qeverisë në Prishtinë që ta anulojnë këtë vendim në mënyrë që, shpresoj, që dialogu të vazhdojë”, ka thënë McAllister.
Ai shtoi gjithashtu se tashmë BE-ja e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë arritje të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa largimin e taksës.
“Unë e kuptoj se të dyja palët kanë shqetësime, e kuptoj se nuk është e lehtë, por gjithashtu dua të theksoj se dy presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi e kanë ngritur dialogun në nivelin e ri”, ka thënë McAllister, i cili konsiderohet si njeri i besueshëm i Merkelit në Parlamentin Evropian, përcjell lajmi.net.
Sot, krerëve të shtetit i ka ardhur një letër nga Zëvendësasistenti i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.
Në letrën që zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë edhe Palmer, i kanë dërguar presidentit Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, thuhet se SHBA-të do të stopojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve për taksën.
Po ashtu, aty thuhet se do të shqyrtohen edhe bashkëpunimet në fushat tjera mes Kosovës dhe SHBA-ve.(Express)
Heqja taksës cënon Panvarsinë e Kosovës ndaj Gjermania mund të tërheq njohjen e Prishtinës por jo të favorizoj Sërbinë. Po të ishte e drejtë Gjermania. ,do e kish antarsuar Kosovën.
Te dashur politikan te Kosoves, mjafte me folklor, zbrisni me kembe ne toke, pavaresine ja u dha Amerika, respectojeni ate, mos e beni si Jaser Arafati i Palestines qe refuzoj te firmoste paktin me Izraelin, te propozuar nga Bill Klintoni, tani lutet per te mare ate qe ju dha Amerika e Billit, por se mer dot me, sepse kan ndryshuar rrethanat.
Po Serbia perse nuke zbaton marveshjen e CEFTA-s drejte dhee lejon Serbine ta nencmoje Kosoen duke e vendosur ne pozite te barabarte.?? Per sa te keqia Serbia i ben Kosoves asnje nuk e qorton Serbine.
O Avukat Ngjela, a kane folur me ty keta ore, se me duket se ja fusin kot keta o avukat. Hahahahahahahahaha
KOSOVA TE HEQE TARIFEN KUR SHBA TE HEQE TARIFAT QE JU NGARKON IMPORTEVE NGA VENDET E TJERA. DUHET TE PERDORET I NJEJTI STANDART. NDIHMA QE I DHANE KOSOVES SESHTE SHUME E MADHE POR A DUHET KOSOVA TE HEQE BREKET PER TE KENAQUR SHBA KUR ATA BEJNE TE NJEJTEN GJE ME SHTET E TJERA. NESER GJERMANIA, EUROPA DHE SHBA MUND TE KERKOJNE GJERA TE TJERE EDHE ME TE REZIKSHME SE KJO POR A DUHET TE HUMBASI IDENTITETIN E SAJ KOSOVA
PAFYTYRESI sunitesh,hodhen vaun tani luajne karderrin………..por mos u merzisni o beqira se ate qe peshtyni nuk e keni te veshtire ta lepini,rrace perverse!
O Konica
Po c puna ka tarifa per harritien e nje marreveshje!!!
Dmth sipas tyja te jepet tere veriu i losoves qe te leshoje edhe serbia nje po qe s mund te jete e mjaftuesheme pasi per futje ne OKB rolin me te madh e ka Rusia
Di ti ndonje shtet tjeter ti kerkohet te japi nje pnese te territorit te tij qe te kete marreveshje!!!
Dhe e tera kjo pasi ne shtepine e bardhe kane ardhur lobistet e serbise me ne krye antishqiptarin e deklaruare Bolton
A nuk qene keta qe thoshin pas 2008 se serbise i eshte bere padrejtesi!!!!
Pse u hodh poshte strategjia amerikano-perndimore pas 2008 qe thoshte se njohja e Kosoves nga serbia do te vi me ane te presionit ndaj Beogradit dhe qartezimit se pa njohjen e Kosoves nuk ka hyrje ne BE!!!!!!!
Si e shpjegon deklarimet e Dacicit se para Tramp kur flisnim per Kosoven na mbyllnin biseden dhe dyert duke na thene se ajo gje ka mbaruare
Ndersa me adiministraten e Trump na degjojne dhe keshillohemi per nje zgjidhje te drejte;!!!!!!!!!!!!!!
Eshte e logiksheme ti behen presione qeverise se kosoves pasi rrotat e Tiranes dhe Thacajt e Veselajt e Kosoves kane dalur hapur per heqjen e takses per arsye personale te tyre!!!
Ne qofte se tere spektri politik ne Kosove dhe Tirane do qe stabel se nuk lidhje ndermjet heqjes se takses dhe nje marreveshje s do te kishim kurre kete presion dhe trysni ndaj R Haradinaj
Ali, qenke I mire per keshilltar ne Arabi.