Sulmi i motivuar i Armando Dukës për qeverinë dhe realiteti i investimeve

12 Shkurt 2019, 19:37Sport TEMA

Nëse ka një fakt për qeverinë shqiptare e cila nuk meriton të sulmohet, është interesi dhe investimi që ajo ka kryer në fushën e sportit.

Edhe pse futbolli shqiptar i cili organizohet nga ana e FSHF-së që drejtohet nga Armando Duka është i zhytur në skandale, me trukime ndeshjes, me stadiume bosh, me garë të paracaktuar etj – sërish qeveria shqiptare nuk e ka lënë në errësirë këtë sektor duke bërë investime që nuk janë kryer kurrë më parë.

Sot në Shqipëri janë dy stadiume model “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, ndërkohë është drejt përfundimit impianti i “Arenës Kombëtare” që pritet të inagurohet në muajin qershor.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka premtuar ndërtimin e stadiumit të Kukësit i cili edhe ai pritet të përfundojë gjatë muajve të verës për të qenë gati për skuadrën e Kukësit që t’i zhvillojë ndeshjet e sezonit të ri në atë impiant.

Edhe para pak ditësh nga qyteti i Korçës, kreu i qeverisë shqiptare premtoi edhe ndërtimin e stadiumit të Skënderbeut.

Por edhe pse inevstimet janë konkrete dhe ka qenë gjithnjë iniciativa e qeverisë për të bërë ndërtimet e këtyre stadiumeve edhe në bashkëpunim më FSHF-në, presidenti i këtij Institucioni Armand Duka shfaqi edhe njëherë fytyrën e vërtetë të tij të lig, duke sulmuar qeverinë për mos investime.

“Klubeve dhe Federata kanë një investim Zero. Investime pothuajse përveç këtyre që thamë Zero. Qeveria të marrë një vendim dhe të thotë do të financojmë 200 fusha futbolli në Shqipëri. Kush i dëgjon mund t’i duken shumë, por janë pak.

Tirana që vërtetë luajnë futboll të gjithë fëmijët që duan të luajnë futboll, ka nevojë për 100 fusha futbolli. Është e vështirë për hapësirat, por duhet t’i gjejmë dhe to, por buxheti qoftë i Bashkisë së Tiranës, qoftë dhe i qeverisë nuk është se varfërohet për kaq pak para për një sport që shqiptarët e dashurojnë shumë”, u shpreh Duka.

Një president që mundohet të shpif për të sulmuar qeverinë (ndoshta për t’i shërbyer dhe për t’i bërë qefin partive të një presidenti tjetër dhe partisë ku bën pjesë vëllai i tij) dhe të marrë merita që nuk i takojnë pasi të ishte për të, sot kombëtarja shqiptare do të degdisej në stadiume jashtë vendit për të luajtur.

Një president që ka rreth 17 vite që drejton futbollin shqiptar dhe nuk ka kryer asnjë investim duke menduar vetëm për xhepin e tij del paturpësisht duke sulmuar qeverinë, ndërkohë që ato stadiume apo edhe investime të tjera si kompleksi Olimpik janë bërë vetëm gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit. (TemA)

1 komente në “Sulmi i motivuar i Armando Dukës për qeverinë dhe realiteti i investimeve”

  1. emigranti says:

    Mendojne se e moren pushtetin se e ka then luli me monen.plehre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje