Igli Tare “djeg” Juventusin dhe Milanin për talentin argjentinas

12 Shkurt 2019, 10:35Sport TEMA

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, është vënë në gjurmët e talentit të Lanusit, De La Vega, lojtar për të cilin janë shumë të interesuar dhe Juventusi e Milani, por ish-lojtari i Kombëtares kuqezi duket se ka “djegur” në kohë dy gjigantët italianë.

De La Vega është një lojtar mjaft i ngjashëm me Felipe Andersonin, teksa raportohet se zyrtarizimi i marrëveshjes mes kryeqytetasve bardhekaltër dhe Lanusit është çështje ditësh.

Gjithashtu, Tare po vëzhgon me shumë interes edhe mbrojtësin e djathtë të Strasburgut, Keni Lalan, për të cilin klubi francez kërkon minimalisht 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje