Dopietë ndaj Augsburgut, Milot Rashica në formacionin e javës në Bundesligë

11 Shkurt 2019, 17:46Sport TEMA

Iu desh një vit për të bindur edhe më skeptikët, por tashmë Milot Rashica po lë gjithnjë e më shumë shenjë në radhët e Verder Bremen, duke treguar se kërkon me të drejtë një rol protagonisti me fanellën e kësaj skuadre.

Mesfushori ofensiv i përfaqësues së Kosovës dha provat e talentit të tij në fundjavë, me dy gola të shkëlqyer të shënuar në kampionat ndaj Augsburgut.

Ndaj për gjermanët nuk kishte asnjë dyshim që Rashica e meritonte një vend në formacionin më të mirë të kampionatit për këtë javë në Bundesligë. Kësisoj, dy ndër faqet më prestigjioze të internetit gjermane, “Kicker” dhe “Transfermarkt”, e  kanë përzgjedhur futbollistin në rreshtimin e tyre ideal.

Rachica vendoset përkrah disa prej emrave më të njohur të kampionatit gjerman, si Grifo, Havertz, Sanço, Brandt apo edhe Levandovski në këto dy rreshtime.

Kjo javë është e para në të cilën “Kicker” përzgjidhte futbollistin e Kosovës, ndërsa për “Transfermarkt”, kjo ishte hera e dytë ku ai bëhej pjesë e formacionit ideal.

 

2 komente në “Dopietë ndaj Augsburgut, Milot Rashica në formacionin e javës në Bundesligë”

  1. Gregori.Uk says:

    Si nuk doli nje prokuror a gjykates qe ti jete ulur pasuria por te gjitheve i shumohet me ritme qe do i kishte zili cdo biznesmen i suksesshen ne Angli. Sa keq qe nuk jane gjithe shqiptaret e tjere kaq nikoqire e kursimtare sa prokuroret e gjykatesit, se pastaj zvicerianet do dukeshin fukarenj para nesh. Ah sa pa fat jane shqiptaret e tjere qe nuk kane vllezer, prinder e kushurinj qe t’ju dhurojne para e apartamente. Dhe imagjino qe keto i deklarojne se skane si ti fshehin. E mbani mend ate prokurorin qe e arestuan kishte deklaruar qe kishte nja rreth 20000€ ne banke por kur i kontrolloi policia shtepine i gjeten 200000€ te fshehura ne dyshek te cilat pa tjeter do ja kete dhuruar vjehri me vjehren.

    1. MK says:

      Me fal se nuk te kuptova: Milot Rashica a eshte prokuror apo gjykates?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje