Emiliano Sala, humbi jetën më 21 janar pasi avionic që ai udhëtonte nga Nantes për në Cardiff u rrëzua.
Trupi i sulmuesit argjentias u nxorrë nga avioni më datë 4 shkurt dhe u identifikua vetëm falë gjurmëve të gishtërinjve.
Autopsia e zbuloi shkaku i vdekjes së futbollistit ka qenë plagët e rënda që ka marrë në kokë dhe në gjoks.
“Hetimet kanë konfirmuar se identifikimi i tij u bë nga provat e siguruara nga shenjat e gishtërinjve. Shkaku i vdekjes, i caktuar nga autopsia, jepet zyrtarisht si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në kokë dhe në gjoks. Një patolog ka dhënë përfundimin se kjo ishte arsyeja pse Sala u nda nga jeta dhe jo mbytja e avionit”
Një raport i plotë i autoriteteve Ajrore nuk do të publikohet për një periudhë prej 6 deri në 12 muaj, por një raport i përkohshëm duhet të dorëzohet brenda dy javësh. (TemA)