VIDEO: Blerim Krasniqi rikthen Skënderbeun tek fitorja, Laçit nuk i mjafton Selmani

11 Shkurt 2019, 19:55Sport TEMA

Pas një periudhe të gjatë humbjesh skuadra e Skënderbeut është rikthyer tek fitorja në javën e 21-të të Supergligës duke mposhtur në shtëpi skuadrën e Laçit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Një tre pikësh i merituar për të besuarit e trajnerit Orges Shehi të cilët e dominuan totalisht takimin përballë kurbinasve që nuk e vunë për asnjë moment në vështirësi portierin e bardhekuqëve.

Heroi i korçarëve në këtë sfidë ishte padiskutim sulmuesi Blerim Krasniqi që shënoi dhe fitoi 11 metërshin për ekipin e tij që u rikthye tek fitorja.

Bomberi i bardhekuqëve shënoi një gol mjaft të bukur me kokë në minutën e 55-të duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Në të 76-tën Krasniqi do të ishte sërish protagonist duke fituar një 11 metërsh brenda zonës që u shëndërrua në gol nga ana e Marko Pervan.

Por, në minutën e fundit të lojës kurbinasit shkurtuan rezultatin me anë të porterit Genatian Selmani.

Gardini bardhezi ekzekutoi në mënyrë perfekte penalltinë duke vulosur shifrat në 2-1.

Pas këtij suksesi Skënderbeu ngjitet në kuotën e 33-pikëve në vendin e katërt, ndërsa Laçi mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e 5-të. (TemA)

Goli i shënuar nga Blerim Krasniqi

Goli i shënuar nga Marko Pervan

Goli i shënuar nga Gentian Selmani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje