Te Feimi!

12 Shkurt 2019, 09:35Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Aty nga vitet ’60, ende fëmijë, futesha si i habitur dhe mahnitur në atë pastiçeri të vogël aty te rruga e Barrikadave.

Sigurisht nuk mund të shkoje çdo ditë atje sepse ishte luks i madh.

Shokë e shoqe të mi të asaj kohe, shkonin atje si unë, shoqëruar nga prindërit. Ndofta ishte dalja e së shtunës në mbrëmje.

Një lloj shëtitjeje duke dalë nga sheshi Skënderbej për në drejtim të spitalit, aty pak metra më tej ish librari Florës, tamam ku më pas u ndërtua pallati i shkrimtarëve të realizimit socialist, ishte një lokal bonbonerie në pak metra katror ku hyje nga një derë e vogël që jepte në rrugën e Barrikadave.

Ngjitur një orëndreqës, pastaj bari i famshëm “Te Tymi” si edhe dyqane të tjerë të vegjël që vinin nga Tirana e viteve ’40.

Feim quhej i zoti i bonbonerisë. Një burrë i shkurtër, pa flokë, me faqe të kuqe, të rrumbullakta, pakëz të fryra, me sy të lëvizshëm dhe të zinj si ato të një hebreu.

Shërbente atje me dy djemtë e tij që dukeshin si dy binjakë. Të dy ishin të shkurtër sikur të kishin shtatin e atit të tyre, me kokë të rrumbullakët, pa flokë, me faqe të kuqe, disi të rrumbullakta dhe me sy të zinj të lëvizshëm, sikur të ishin hebrenj.

Tre feima!

Dera e pastiçerisë ishte hapur dimër verë. Mbulohej me një perde të formuar nga rreshta të tërë vertikalë mbushur me toptha të vegjël shumëngjyrêsh plastiku.

Ishte kënaqësi më vete kur me dorë hapje perden duke i ndarë rreshtat me toptha plastiku dhe të tjerë të binin në fytyrë e flokë sikur të përkëdhelnin.

Ishte sikur shkoje në teatër a në opera!

Ata të prisnin me mirësjellje elegante të njerëzve që janë aty për t’u shërbyer klientëve. Me krahë të shkurtër por që bënin lëvizje të shpejta dhe të prera. “Urdhëroni zotëri !”; “Po zonjë !”, “Si urdhëron zonjushe !”, këto ishin përgjigjet e tyre të shpejta dhe të prera, shoqëruar gjithmonë me buzëqeshje miqësore.

Visheshin me përparëse dritë të bardha, treçerekshe. Më kujtohen si tani, ngjanin si doktorë nga higjena e trupit të tyre dhe nga veshjet. Krahët e përparëseve ishin gjithashtu treçerekshe që u linin të dilnin gjashtë parakrahë burrash, paksa leshatorë. Duart topolake. I shihja me endje te futnin bombonat, karamelet, amaretat e vogla, pastat tortat me petë në ca qese letre bojë kafe, dritë të pastra, sikur ishin hekurosur me korrent.

I fusnin me aq kujdes në ato qese letre saqë dukej sikur mbanin në duar diamante të çmuar.

Bonboneria e tyre ishte një lokal i vogël ku nga të treja anët kishte mure të mbuluar me pasqyra kristali. Vetëm njera anë e saj, me xham të dyfishtë, jepte mbi bulevard. Tre katër tavolina me sipërfaqe mermeri tê bardhë me damare ngjyrë blu. Edhe toka ishte e veshur me pllaka me të njejtën ngjyrë. Në bar një aparat ekspresi. Ëmbëlsira, karamelet ishin futur në letra shumëngjyrëshe, amaretat dhe bonbonet, të gjitha ndodheshin brenda disa vazove të mëdha e të rrumbullakta prej xhami të kristaltë.

Njeri nga djemtë e Feimit fuste dorën topolake në to dhe pasi pyeste : Sa gramë dëshironi zotëri? – i vendoste çokollatat në qeset prej letre dhe i peshonte në një peshore metalike inoksi e prodhimit italian.

Sakohë që shërbeheshe mund të uleshe edhe në njerën nga katër tavolinat prej mermeri, në disa karrige prej hekuri, me ngjyrë të zezë, të rehatshme, qoftë për të pirë një kafe, qoftë për të degustuar një karamele, një amaretë, a një pufkë me sheqer që ta jepnion falas të zotët e pastiçerisë.

Nuk e di se çfarë më pëlqente atje më shumë, bonbonet dhe amaretat apo shërbimi që të sillte qetësi dhe butësi.

Aromat ishin të përzjera, mpleksur ajo e një kafeje ekspres me aromën e brumit të sheqerosur dhe të petëve të tortave. Gjithçka përgatitej aty. Kurrë nuk pashë të hynte e të dilte njeri nga deriçka pas banakut ku ishte atelieja e ëmbëlsirave. Asnjëherë nuk pashë njeri të furnizonte pastiçerinë kur klientët ishin në dyqan.

Nuk pipëtinte miza atje. Klientët flisnin me zë të ulët. Dëgjoheshin vetëm “të lutem” dhe “faleminderit”, “nuk ka përse”, “shto edhe 200 gram”, “mirësetëvish herë tjetër zonjushe”, “provojeni pak këtë tortë”, dhe asgjë më tepër. As radio, as televizor, jo e jo, gjithçka e rrëmujshme, politike, shtypëse, ishte pas xhamave. Aty ishte mbretëria e kristaltë e pasqyrave dhe e mermerit.

Atë luks nuk e kam parë kurrë në Tiranë pas atyre viteve kur me shpronësimet e hoqën edhe Feimin me djemtë që andej. Një kohë rrezistoi si kafene e ushqimit social, por të tre feimat tani i kishin sytë me rrathë të zinj poshtë, me vështrime të habitura, faqet po u veniteshin, nuk dëgjohej më as “zonjë”, as “zotni”, një radio ishte instaluar atje në fund te banaku dhe darkave mund të dëgjoje lajmet duke blerë amaretat e tua që ishin gjithnjë e më të thata.

Deri sa nuk shkohej më.

Pallati shkrimtarëve socialistë i dha dërmën përfundimisht bonbonerisë duke i futur eskavatorin një bote fisnike ku shqiptari dinte ende të shërbehej si fisnik dhe të shërbente me poaq dinjitet dhe fisnikëri.

Te Feimi!

Nuk e gjej dot atë shik alla italian, në asnjë hotel të Tiranës së sotme. Nuk e kam gjetur veçse ndofta në Vienë, ndofta në Oslo, por jo në Athinë, jo e jo, në Gjermani, në Pragë as bëhet fjalë, as në Milanon e sotme, ndofta ka qenë në Napolin e viteve ’30, me lupë ta kërkosh nuk e gjen më kund.

O bobo Tirana e luksit midis viteve 40 dhe 60!

Sa mirë që nuk e njohin të rinjtë e sotëm se kushedi sesa sëmundje depresioni do të kishin nga mërzia!

Tirana ishte Europë atëhere.

Mjaftonte Feimi per ta provuar.

Sa të lumtur brezat e sotëm që nuk e kanë shijuar atë luks human e të butë mes vorbullash që po ngriheshin.

Nuk e dinë ç’ka qenë, kënaqen me pak, shumë pak, sa të lumtur janë! Të shkretët!

Vendosni, vendosni një pllakë përkujtimore atje me këtë përmbajtje :

“Këtu ka qenë ëmbëltorja më e famshme e Tiranës për të gjithë shekujt : Te Feimi!

E shkatërruan shqiptarët.

Nuk do ta ndërtojnë dot më kurrë!

Mallkuar qofshin budallenjtë e çmendur për pushtet dhe për parà !

Rroftë njeriu!”

Nuk ka qytetërim nëse njerëzit nuk hanë çokollata dhe bonbone pasditeve dhe mbrëmjeve të së shtunës!

23 komente në “Te Feimi!”

  1. Pèrlok Hajnori says:

    Ato çukullatat e kan lezetin n krevat mas dashnis,kurse bonbonet n krevat tu pi kafen e mngjesit para dashnije..

  2. xyz says:

    Tre feima si tre trima!
    Kush si do,
    thotë janë by*qima!

  3. Neutrino says:

    Të vjetrit flasin për të kaluarën, të rinjtë për të ardhmen. Vetëm budallenjtë flasin për të tashmen. Është një thënie që nuk e kam shpikur unë. Një standart bajat dhe i përsëritur deri në bezdi. Shqiperia nuk përfaqësohet vetëm nga Tirana. As në vitet 60 e as sot. Për ju që jetonit në Tiranë ndoshta ishte ngritur eldorado, por në zonat e tjera kishte varfëri dhe injorance shekullore. Rrethanat e çdo epoke nuk mund të maten me metrin e kohës kur flasim. Megjithatë, nostalgjia është një ndjenjë që duhet ta respektojmë. Ajo që më bën përshtypje në këto kujtime është njohuria fiziologjike e cifutëve. E çuditshme, pasi në Shqipëri nuk ka pasur aq shumë çifutë. Mundë të krahasoheshin sytë e Femiut me ato të një egjiptiani që duhet të kenë qenë më me shumicë në Shqipëri.

  4. Lani says:

    Nostalgjia=pleqnia. Kujdes presor se pastaj nuk ta varin me e s‘ti lexojne shkrimet!

  5. Arben says:

    Artan mbase te kujtohet ,sepse edhe une i moshes tende jam lindur e rritur tek rruga E Kavajes balle perballe punes se Myqeremit(babai yt) ata e hapen dyqanin per pak kohe prane bicikletaxhiut Idriz Vrapi mbrapa komitetit ekzekutiv flas per te vjetrin.
    Ata ishin ashtu sic thua edhe ti, te respektuar,
    Te edukuar e me sqime.Te falenderoj per respektin ndaj tyre dhe per brezin e tregtareve te Tiranes e asaj kohe.Ay brez na mungon

  6. moni says:

    O Fuga ose perditesohu ose shkruaj per gjera ku realisht je kompetent (nese je!). Hartim per klasen e 5… isha njehere ne Dardanele….

    1. vang says:

      Nuk eshte hartim por eshte keqardhje per miresine qe kemi humbur.

  7. mik says:

    Nuk e di pse shkruan profesor, nuk e shikon nga komentet qe nuk ke ‘ audience ‘. ?!
    Ti e thua vete , ‘ Tirana ishte Europe atehere ‘.

  8. Vjola says:

    Z.Fuga sju kuptova kjo rinia e sotme pse do te binte ne depresion per sjelljen e rinise te kohes se Femiut? Per cokollatat e mira qe beheshin atehere ? Apo per mundesine e paket qe kishin per te hyre ne bomboneri ? Dhe si fillozof qe jeni nuk na thate vec problemeve qe solli sistemi me politikat e veta cilet jane faktoret e tjere te ndryshimeve sociale kulturore dhe edukative te brezave shoqerorene Shqiperi, apo e kishit thjesht per nostalgji .

  9. Erza says:

    Na i shpifen nostalgjiket e femijerise. Tirana e viteve 40-60 thote ky idioti! Ishte nje qenef i madh! Ku bridhnin akoma meshkujsh me poture qe uleshin ne mes te pluhrit e baltes, e shetisnin gra me burka. Ku tregu behej ne mes te lluces e varferia ishte kembekryq. Ku cdo familje kishte nga nje femije qe vdiste pa arritur 1 vjec e ku pleqte mezi shihnin te 60tat. Ndaj bente pershtypje nje Feim ( qe duan ta bejne me zor hebre),sepse feimi ishte i vetmi ndermjet nje ambjent pocaqi. Kurse sot Feim ka plot, packa se Fuga s’jane me femije qe te kene te njejtat perjetime. Na i shpifen nostalgjiket per Zotin! S’ka njerez me delirant se nostalgjiket.

  10. FATMIRI says:

    O PERLOK PO KU KE PAR ÇOKOLLATI TI MOR BYTHQIR I MALKORIS TI KE PASUR SHOK GOMARIN DHE DERRIN DHE TUALETIN E SHTEPISE E KISHE TE PYLLI MOR BYTHQIR ORANDAJ MIS HA MUTE SE TE BEN DEM MOS NA U HIQ SI I CIVILIZUAR O MALOK MUTI FARE E KEQE

  11. FATMIRI says:

    O PERLOK PO KU KE PAR ÇOKOLLATI TI MOR BYTHQIR I MALKORIS TI KE PASUR SHOK GOMARIN DHE DERRIN DHE TUALETIN E SHTEPISE E KISHE TE PYLLI MOR BYTHQIR ORANDAJ MIS HA MUTE SE TE BEN DEM MOS NA U HIQ SI I CIVILIZUAR O MALOK MUTI FARE E KEQE

  12. FATMIRI says:

    O PERLOK PO KU KE PAR ÇOKOLLATI TI MOR BYTHQIR I MALKORIS TI KE PASUR SHOK GOMARIN DHE DERRIN DHE TUALETIN E SHTEPISE E KISHE TE PYLLI MOR BYTHQIR ORANDAJ MIS HA MUTE SE TE BEN DEM MOS NA U HIQ SI I CIVILIZUAR O MALOK MUTI FARE E KEQE

  13. Buron Gushnica says:

    Fuga duhet ta kërkojë këtë llogari tek varri i të atit ose tek ndonjë i afërm i tij. Ndoshta gaboj por e gjitha kjo sot mu duk kot. Po kot fare. Koha dalëngadalë po bën të vetën edhe për Profen.

  14. Merita says:

    Per edukaten dhe mirsjelljen e ketyre njerzeve te asaj kohe.

  15. Labi says:

    Z Fuga kur do te shkruani per kollovaret qe mbasi u ngulen ne Tirane prishen cdo gje, nje plak me ka thene nje fjale, kollovareve i pame hajrin se moren kurvat e Tiranes, po nga ana tjeter i pam dhe te keqijat, mbasi u martuan me kurva e ben pasaportizimin ne Tirane u ben komuniste, mbrapa e ben dhe shkrimtare, dhe ne fund dhe kazmen Tiranes se dikurshme, nga e cila ka ngel vetem Ver Llapa.

  16. Arben says:

    Keta qe bejne komente negative nuk e njohin Tiranen e asaj kohe.Ju nuk e kuptoni aspak shkrimin e Fuges.Me pak fjale se e di qe nuk leni asgje pa komentuar Profesori nuk flet per cokollatat dhe bonbonet por ai e ka fjalen per njerzillikun dhe edukaten e asaj kohe.Sa per sot shiheni vete si eshte katandisur Tirane.Cdo koment eshte i kote.

  17. Erza says:

    Erza qe vjen nga shpellat ,e ku e di di si ka qene Tirana .Sigurisht je nga ai grupi i kollovarve qe pershkruan LAPI NE ARTIKULLIN E TIJ.
    I PESHTIRE ERZA I FASULEVE

  18. alma tirane says:

    o zot, sa llapaqener shqiptaret per njeri tjetrin.
    Fuga tregon nje copez te jetes tij dhe bashkemoshatareve te tij ne Tiranen e paster, ne Tiranen e edukates dhe kultures,
    kurse sot mqs mungon dajaku ju llumi flisni dhe ofendoni nje njeri, nje profesor, dhe ngopeni me llumin qe ju ka
    zaptuar krejt qenien tuaj idiote.

    respekt z Fuga

    fjala banale nuk eshte trimeri, dijeni kete

  19. Labi says:

    Te nderuar komentues,Erza eshte nje gazetare njohur,e ardhur nga Fieri dhe kjo eshte arsyja qe flet ne kete forme per Tiranen, e ka harruar si duket kur e perdhunuan shpellaret e ish shikut te Berishes, Erza mos shpreso kot ne 16 se dhe po te fitoj Basha ai qe pret nuk vjen me.

  20. Gjergji says:

    Faleminderit Kastriot qe ma rekomandove kete shkrim te Zotit Fuga. Jam moshatar me Prifesorin, dhe kur lexoj kete shkrim, kujtoj femijerine time ne fillimvitet ‘60 ne Korce, para se te behej kolektivizimi i privateve. I njejti sherbim, i njejti kualitet dhe kenaqesia. Edhe pse Shqiperia ishte vend komunist, ne ate kohe perforej: Zoti apo Zonja.

    Cdo gje mori te tatepjeten kur baronjte, hajduterit moren pushtetin.

    P.S.
    them Hajduterit sepse, te keta pushtetare krenoheshin me zakonin qe, per tu marruar, duhet te provoheshe duke vjedhur nne lope apo vic.

  21. Erza says:

    Po shoh nje tufe idiotesh, qe paskan komentuar mbi komentin tim. Me vjen keq t’ju pergjigjen fyerjeve tuaja ad hominem por po pergjigjen me shpresen se do beheni njerez dhe ju. Niveli juaj banal duket nga te gjitha anet, s’ka nevoje per koment, por sa per informacion une s’jam as gazetare, e as nga Fieri ( cfare s’na degjojne veshet).
    E kuptoj qe fakti, qe Tirana ka qene nje q.nef i madh, ju merzit, por ai eshte nje fakt kokefort, qe e pranon cdo lloj historiani e studiuesi. Tirana ka qene vendi me i prapambetur ne Europe, dhe ishte qytet i prapambeturit dhe per Shqiperine, ku kishte qytete si Shkodra apo Korca te cilat ishin me te zhvilluara. Ndonese ne rang republike, vdekshmeria foshnjore ishte shume e lart, dhe higjene ishte skandal. Faktit qe autorit i ka ngelur ne mendje vetem nje bonboneri, tregon shume se sa i varfer ishte qyteti. Shites te mire, e te edukuar sot ne Tirane, gjen plot. Madje dhe tek tregu i Uzines Dinamo. Keto jane nostalgjira te semure pa pike objektivizmi. Ik tani lexoni dhe artikullin e nje nostalgjiku tjeter, qe flet per kinemane ne kohe komunizmit, dhe sa te mire ishin biletashitsit e Zoi me Tajarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje