Vajzat dhe djemtë janë të barabartë vetëm para komshiut kur i pyet: “Ku po shkon?”

12 Shkurt 2019, 17:23Blog TEMA

Nga Alma Nikolli

Unë për vete nuk besoj në njerëz gjenetikisht të këqinj. Besoj se lindim tabela të pashkruara. Ama, besoj në rrethana.

Besoj në fëmijëri të vështirë, në prindërim të mangët, në mosnjohje të vetes, por jo në negativitet natyral.

Askush nuk do të jetë dikush që është shoqërisht i keq, është jeta ajo që na bën të pamoralshëm, kriminelë, apo të këqinj.

Askush nuk zgjedh të jetë “delja” e zezë. E megjithatë delet e bardha nuk do munden kurrë t’i kuptojnë delet e zeza, veçse t’i gjykojnë ato.

Kështu mendoj në mëngjes, kur ende s’jam “përplasur” me botën. Fill sapo hedh disa hapa del një komshi, jo dashakeq, por as dashamir që të pyet: “Ku po shkon”?

Kalojnë edhe disa sekonda e krejt mrekullisht ia shkrep edhe një “Mirëmëngjes!”.

Liria jote për të shkuar ku të duash, pa qenë e ndaluar të shkosh aty, s’e pengon ballin të rrudhet e vetëpërmbajtjen të shtiret.

E me vete thuaaaaaa, “O Zot, po sikur njerëzit e këqinj të ekzistojnë?!”

Vetëm për pak sekonda parakalon 2989324783457 përgjigjiet e inatshme që të vijnë natyrshëm në mendje dhe thjesht tregohesh i mirësjellshëm e i tregon thuajse të vërtetën e cunguar kureshtarit nga natyra.

Kështu rezulton një vajzë apo djalë i mirë na lagje.

Ata e dinë nga ti se ku po shkon. Rruga e lirë, vazhdo!

Batutat e komshinjve janë të njëjtat, kudo. Të gjithë të ngacmojnë me buzëqeshje për xhinset e shqyera nga qentë, për një vëth në hundë a vetull, a për një mjekër të gjatë si të hoxhës.

Ironia nuk ka imagjinatë, e sigurisht as nuk është dashakeqe, por është bezdisëse. E duke mos e “ndëshkuar” vijon e përsëritet, e përsëritet.

Sa e ke rrogën?

I jep lekë familjes ti?

Pse nuk fejohesh me atë vajzën që del me të prej 3 vitesh?

U fejove, pse nuk martohesh?

Ua, reumatizmi nuk më lë të fle, po ti ç’bëje jashtë në 4 të mëngjesit?

E thuajse çdo herë ne përgjigjemi duke qeshur a duke heshtur. Jemi barazim, vajza e djem, pa dallim. Si në pak raste. Barazi gjinore fragmentare. Eh…!

Pastaj ndodh një e pabërë, e komshinjtë rrëfejnë: Jemi habitur, ishin të mirë, na rrëfenin përherë ku shkonin!

1 komente në “Vajzat dhe djemtë janë të barabartë vetëm para komshiut kur i pyet: “Ku po shkon?””

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    munges njohje te pragmatikotitas[rrealitetit] moj cupze………………….njeriu lind[ i lig apo i mire] dhe ne jete gjate viteve thjesht ”persoset” ne kahun e lindjes dhe nuk ndryshon .
    psh: korraku lind korrak ne nje qoshe te botes dhe nese ai perfundon ne ndonje Paris,N.Y,Londer etj ai perseri mbetet nje………….korrak sunit ! pra,myslua mbetet bisht qeni,ai vret gruan jo vetem ne Afghanistan,Albanistan,Irak apo Iran por edhe ne Paris,N.Y,Londer etj.
    ja korraket shqipfoles,pa u mbyllur mire java e shkuar me perdhunime minorenesh e nisin javen me marrje jete te grave…………….dhe te gjitha keto disa ore perpara shen Valentinit kristian [apo ”sevda Havase” muslimone]!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje