Nga Skënder Minxhozi
E ka shprehur mirë Kreshnik Spahiu para pak orësh, atë që pritet të jetë dilema e madhe e protestës së 16 shkurtit: dihet ç’do ndodhë atë ditë, por s’dihet se çfarë do të bëjë opozita një ditë më pas, kur protesta të ketë mbaruar.
Pritshmëritë rreth protestës së rradhës të PD-LSI kanë ditë që maisen dhe bashkë me to marrin formë gjithfarë hipotezash, thashethemesh, idesh dhe skemash herë djallëzore, herë naive e herë të tjera thjesht fantapolitike.
Do marrin Kryeministrinë, do futet në lojë Meta e do shpallin qeverinë e re, do ketë dhunë, s’do ndodhë asgjë, do rrethojnë Ramën si studentët, do vijnë nga rrethet e do ikin siç kanë bërë gjithmonë, do ketë vërshim njerëzish pas protestave të dhjetorit dhe Unazës së Re…
Të gjithë kanë nga një ide për datën 16 shkurt, askush nuk thotë se ç’do të ndodhë pas 16 shkurtit. Hipotezat e mësipërme, sado logjike ose të çmendura, janë një karburant jo i keq për ata që përgatiten të protestojnë, por nuk është e thënë të jenë edhe një bazë e mirë për një realitet të ri politik pas datës së mësipërme.
Protesta e 16 shkurtit vjen pas një dimri tipik shqiptar, gri, depresiv dhe të keq për qeverinë. Kështu ka qenë e mesa duket kështu do të jetë edhe më tej.
Pasi hezitoi të rinovojë qeverinë në piskun e vapës, Rama u detyrua të ndërrojë më shumë se gjysmën e kabinetit në prag të Vitit të Ri, për shkak të protestave masive të studentëve dhe si pasojë e disa skandaleve që përfshinë eneergjinë dhe punët publike.
Largimi nga kabineti i të gjithë ministrave më me peshë (më parë ishte ndërruar edhe ministri i brendshëm) i dha vendit një qeveri praktikisht të re, plot fytyra të panjohura dhe larg jetës aktive politike. Është e saktë të thuhet se edhe protesta e 16 shkurtit ka qenë në planet e kryeministrit, kur ka hedhur këtë hap, megjithëse data e saj nuk njihej ende në dhjetor.
Pasi ja arriti të shuajë (qoftë dhe përkohësisht) protestën studentore dhe të relativizojë mllefin e banorëve të Unazës së Re, kreu i shumicës duket se e pret i qetë produktin e protestës opozitare. Të paktën në sjelljen e tij publike.
Në ditët e fundit Rama ka atakuar në mënyrë selektive Berishën, duke vijuar të qesëndisë Bashën dhe Kryemadhin. Një kalkulim i paramenduar ky, për të përzgjedhur mes kundërshtarëve pikërisht fytyrën më të konsumuar dhe më pak të preferuar nga publiku gri dhe nga baza e majtë e votuesve.
Sharjet banale me Berishën në parlament nuk janë thjesht një degradim i kërkuar i dy personave me pushtet dhe mikrofon në dorë. Janë edhe të tilla padyshim, por më së pari janë paradhoma e përballjes së 16 shkurtit. Dhe si Rama, ashtu dhe Berisha, ishin në lojën e tyre: i pari, për t’i thënë shqiptarit të thjeshtë “ja ç’të pret po i vajte pas opozitës”, kurse i dyti për të vënë në lëvizje bazën e fjetur blu, në prag të takimit të 16 shkurtit.
Tashmë protesta mund të quhet e konsumuar pjesërisht, nga momenti që opozita ka organizuar dhjetra takime e grumbullime të vogla simpatizantësh, për të mbledhur pjesëmarrës për 16 shkurtin. Është e habitshme që të duhet një muaj fushatë për të organizuar një event disaorësh në Tiranë (studentët u mblodhën me një sms tek rruga e Durrësit). Kjo tregon dobësinë reale të opozitës, por ky nuk është megjithatë problemi më i madh që ka sot Basha, Kryemadhi e Berisha.
Protesta do të krijojë një inerci pozitive për opozitën, e kjo nuk do shumë mund për t’u kuptuar. Çeshtja është sesi kjo inerci dhe ky zgjim i një pjese të popullit opozitar do të përdoret një ditë më pas (nëse Basha nuk tundohet edhe një herë të ngulë me ditë të tëra çadrat në bulevard).
Sfida e opozitës është sesi do të mundë që me anë të mijëra njerëzve të mbledhur para zyrës së Edi Ramës, të avancojë axhendën e saj për largim të kryeministrit dhe qeveri teknike, apo edhe për rrëzimin e disa politikave financiare të qeverisjes së sotme.
Asnjëri prej liderëve politikë të mësipërm duket se nuk e ka të qartë sesi kjo do të ndodhë kur protesta të ketë fikur prozhektorët. Të gjithë presin se çfarë do të ndodhë, megjithëse vetë protesta, në të gjitha format e saj të imagjinueshme, është një film i parë kushedi sa herë në mes të Tiranës. Duhet një projekt politik perspektiv dhe i qartë, që të shfrytëzojë energjinë që do të krijojë protesta dhe pikërisht një i tillë duket se mungon në selitë e partive opozitare.
I ke thene të gjitha z. Minxhozi
Merreni like floririn me proteste
Keni trima nga Skrapari dhe lulush plot
Z.MINXHOZI.NE MALLAKASTRIOTET KEMI RESPEKT PER JU SI I RRALLI ANALIST REAL ASNJIANES.
JU THONI ÇDO TE NDODH ME 16.02 & 17.02.
-ME 16.02. DO TE GRUMBULLOHEN MILITANTET E PAGUAR NGA LUL-MONA PARA K/MINISTRISE DHE DO TE PELLASIN “RAMA IKE”.DHE RAMA DO NDEROI ME 2 GISHTAT LARTE SI GJITHMONE.
-UNE SI I MAJT DO MARR POTRETIN E HEKURAN DEDES TE VRARE NE 21 JANAR ME URDHER TE SALI-LULIT DHE DO JEM ATY.
-DHE SI UNE DO KET SHUME KURESHTAR TE MAJTE.DHE LULI DO THOT:SA SHUME PASKAN ARDHUR PER NE..! KESHTU UNE KAM VEPRUARE GJITHMON KUR VINTE SALIU NDER NE.DHE AI E HANTE SAPUNIN PER DJATHE.
-JU MINXHOZI DUHET TA DINI SE PD PERFAQESON SHTRESEN SURROGATO POR DHE OLIGAKET QE AKUZOJNE RAMEN SE I MBESHTET AI.DHE EDHE KETA NUK E DUAN MË PD-NE E SALIKRIMIT.DHE KJO FJALE NUK NGJIT ME TE VOTUESIT E DJATHTE.EDHE FJALA DROGE..DROGE..ESHTE BERE BAJARE FARE..FARE..SE LAZARATI ISHTE KAMPION BOTE I PD QE MBROHEJ NGA LULI PER FITIM PRRALLOR.E NESE LAZARATI U LIGJERUA NGA SB,NE GJITHE VENDIN BEHEJ KERDIA ME TE GJUTHA MJETET TOKSORE & AJRORE.
-DHE KUR AVIONET ITALIAN U ULEN NE QARKUN DURRES E DININ PISTEN E ULJES PEMENDESH DHE SALIU,LILI,MULI FLISNIN PA U LUR ATA AKOMA.DHE LIKJA QE E DINTE KETE GJE ME PARE THOSHTE JANE “MUSHKONJA”.EDHE RAMA JESHTU THOSHTE..POR NE FAKT KY E THOSHTE TAMAM SE NUK DINTE SE ÇFAR KRIMI KISHTE BERE SB QE NE 1992 E PAS.KJO ESHTE ULURIMA E SB ..DROGA..KRIMI…DROGA..DHE POPULLI I MAJT 95 % E DI MIRE KETE PRRALLE TE SB E KO.
-DHE ME 17.02.LULI DO I THOT POPULLIT:FAIN E KENI JU QE NUK E RREZUAT RAMEN NGA KOLLTUKU..SE UNE E SHAVA SHUME POR AI ME VOTE NUK RREZOHET KURRE.PSE:
-SE E DO POPULLI PER REFORMAT SHTET-NDERTUESE E SIDOMOS PER R.NE DREJTESI QE KA MBESHTETJEN E SHBA+BE..GJERMANISE SE TEZES M E R K E L.
-Z.MINXHOZI,TE LUTEM SHUME KETO QE TE SHKROVA TREGOJA A.LELES QE PERFAQSON PD E QE PAGUHET PREJ SAJ SI B A B A L E N QE SAJOI DOSJEN XHAFA E IKU NE ZVICER SI EDHE ZAGANI I DOSJES HABILAJ-TAHIRI APO DOSJA E POLICIT NUHU PER DOSJEN XHINSELA.DHE QE TE TRE PER TE RREZUAR MINISTRAT E BRENDSHEM TE RAMES DHE TAULANT BALLES,E ME PAS TE VETE RAMES.E KETA TE TRE SULMOJNE NGA JASHTE SI DIKUR AGJENTI HAMIT MATJANI I SHTYRE NGA ANGLO-AMERIKANET PER TE RREZUAR E.HOXHEN.E NESE HOXHA I KEPUTI KOKEN,NISHANI SB E DEKOROI.KY ESHTE SISTEMI QE JEMI FUTUR I SERVIRUR NGA SHBA+BE QE NUK PO DIN KU KAN KOKEN E TYRE.ZOTI E NDIHMOFT KETE VEND ME PASURI PRRALLORE POR TE VJEDHUR NGA POLITIKANET HAJDUT KAMPION BOTE.
Protesta, ndërrimi i ministrave, gjuha politike, zgjedhjet duket se janë vetëm një realitet i pafuqishëm dramatik dhe depresiv, përballë një realiteti të ri që në heshtje po ndërton fuqishëm dhe pakthyeshëm kontrollin total mbi gjithë sistemin. Është e qartë se Reforma në Drejtësi, nuk është thjesht një pastrim apo qarkullim gjyqtarësh e prokurorësh, mentaliteti dhe përgatitja e të cilëve është produkt i së njejtës shkollë dhe kohe. Reforma në Drejtësi është një mekanizëm kompleks që i shkëputet kontrollit të deritanishëm të partive dhe i kalon një pushteti tjetër të kontrolluar nga të huajt dhe teknikët që emërojnë. Drejtësia, shërbimet sekrete, ushtria, dogana, financa, propaganda, tashmë janë pjesë e atij pushteti në hije, që quajmë në mënyrë të thjeshtëzuar Reformë në Drejtësi. Histeria e nxitur nga paniku total tashmë janë aq evidente sidomos tek Sali Berisha, që e ka të qartë se është tashmë hallka më e dobët dhe e konsumuar e atij sistemi që tashmë ka vdekur dhe ku ai është përlyer më shumë se kushdo tjetër.
Protesta dhe përpjekja për t’u kthyer mbrapsht, tani më janë veprime depresive dhe absurde. Sali Berisha dhe Klani i tij e vendosën dënimin e tyre me vdekje, që kur me forcën e shantazhit votuan Reformën në Drejtësi dhe lindjen e një sistemi tjetër që nuk kishin më në dorë. Tani është e pritshme që pasoja e frikës, ndëshkimit dhe impotencës të prodhojë tek partitë sjellje absurde dhe ordinere, por që nuk kanë asnjë lloj Valence. Historia po na ndryshon poshtë këmbëve me shpejtësi marramendëse edhe pse shumë kush duke parë dregëzën 35 vjeçare të një politike që sndryshon kurrë, mendojnë se gjithçka ka ndaluar. Nuk është çudi që në ditët që vinë, jo shumë larg, Sali Berisha të vrasë veten. Diskretitimi dhe poshtërimi nëpër gjyqe, zbardhja e të tjera krimeve dhe përgjegjësive të tij publikisht, arrestimi i mundshëm i fëmijve, burgu i pashmangshëm, izolimi dhe ndëshkimi ndërkombëtar janë një goditje vdekjeprurëse për një njeri të plakur, të dobët, të perënduar, me një shëndet mendor të paqëndrueshëm, që tashmë nga pozicioni i të pandehurit, nuk kontrollon më asgjë. Është e vetmja gjë për të cilën Sali Berisha shfaqet qartësisht i vetëdijshëm.
Energji negative do krijoje.drejtesia duhet te filloje funksionin e saj kunder politikaneve qe kane kryer krime majtas e djathtas. Krimi ka vetem nje ngjyre te zeze katran.