Një grua shtatzënë me sa duket ishte shumë e uritur, pasi ka thyer dritaret e një restoranti në Bronx të New York-ut, pasi lokali nuk kishte hamburger.
Policia është vënë në kërkim të gruas, kurse pronari i restorantit Simon Johnson, ka folur për mediat amerikane duke treguar se çfarë kishte ndodhur me gruan.
Ajo në fakt dëshironte një hamburger me mish viçi, por në ato momente restoranti nuk ka pasur të gatshëm.
Disa minuta më pas, ajo është rikthyer me shkop bejsbolli në duar me të cilin theu dritaret duke shkaktuar dëme materiale në vlerë prej dymijë dollarë. (TemA)