Nga Bedri Islami
Ka shumë kohë që shefi juridik i PD-së, Basha, ka nisur turin e tij elektoral, me parathënie të një proteste të madhe opozitare, e cila do të jetë më 16 shkurt.
Në të gjithë këto ditë, çdo gjë është e njëjtë si ka ndodhur në fillimin e vitit 2005, pra me kohën kur Berisha, shefi i tij politik dhe ati i tij shpirtëror, doli me idenë se tani ai nuk është më ai i vjetri, i vitit 1997 apo i grushtit të shtetit, por një Berishë krejt ndryshe, që kishte mësuar nga gabimet e mëdha dhe fajet e ndodhura nën presidencën e tij.
Basha, sot e gjithë ditën, i është i kthyer kësaj ideje, me ndryshimin se tashmë ai nuk është thirrur nga familja për të drejtuar KOP-in, Komitetin e Orientimit të Politikave, si një zgjidhje e ngjashme me atë që është krijuar më herët në Serbi, sjellë në Shqipëri nga Fazlliçi, KOP-i, i zhdukur tashmë, por që të jetë veti ai trajtesa e re e kësaj strukture. Pra, të jetë ai përfytyrimi i KOP-it, si një sjellje e re politike e një njeriu, që i provuar kudo, në të shumtën e posteve të larta qeveritare, nuk kishte bërë gjë.
Tani, si ndodh zakonisht në të tilla lëvizje që synojnë përmbysjen e një qeverie për të riardhur të larguarit prej saj, Basha po përpiqet të jetë njeriu i thjeshtë, ulur këmbëkryq me njerëzit e zakonshëm, të varfërit, po se po; njeriu që nuk përton të trokasë në secilën derë dhe të godasë në të gjitha portat, duke u paraqitur si një Mesia i ri i shqiptarëve, njeriu i shpresës dhe i zhvillimit.
Një petk i vjetër në një lojë të re! Të jetë kështu?
A duhet besuar ai?
Sa është i besueshëm një njeri që kurrë nuk e ka njohur politikën, që ka pas vetes disa nga akuzat më të mëdha, shoqërore, kombëtare, financiare e politike? A mund të ketë zënë mend nga qëndrimi në opozitë, ku, megjithëse benificet financiare nuk i munguan dhe gjobat kunetore u bënë trajtesë e posaçme, përsëri i mungonte pushteti që, në vitin 2005, i ra nga qielli, ose më saktë, nga njohja me njërin nga pinjollët e familjes kryeministrore dhe mbështetja e një afaristi politikan, i mbuluar me enigmën e një rrëshqitje serbe, që nuk ishte hiç më pak se sa nipi i Stanishiçit, shefit të shërbimit sekret në regjimin e Millosheviçit dhe biri i shefes së kabinetit të ish ministrit të brendshëm serb?
E vështirë të perceptohet se si mund të lëvizë tani nga lëvozhga e tij, ku ka qenë i strukur për kaq shumë kohë, një figurë politike, në jetëshkrimin e tij politik, para se të bëhej pjesë e politikës, mund të shkruheshin tri arritje të mëdha: kamarier në Aeroportin e Rinasit; student në Holandë, me para ende enigmë në për studimin e tij dhe blerjen e banesës moderne, ku nuk dihet nëse është i diplomuar a jo, dhe së treti, hetues i institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, ku veprimi i tij është lidhur me dy rëndesa të mëdha kombëtare: krijimi i dosjeve për luftëtarët e UÇK-së dhe krijimi i legjendës fatkob të Shtëpisë së Verdhë.
Megjithatë, si thoshte një figurë e shquar në Kosovë, Adem Demaçi, “vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk ndryshojnë”.
Por, a ka ndryshuar ai?
A është bërë ai, më në fund, lideri i së djathtës, që njerëzit dhe vetë politika ka pritur, si një domosdoshmëri e zhvillimit të vendit, mentor i një fryme të re të mendimit , njeriu rreth të cilit, plot besim, mund të mblidhen gjithë lëvizjet e tjera opozitare?
A ka tek ai, në politikën e tij, në fjalorin e tij, në idetë dhe në pikëpamjet që shtron, një vizion ndryshe nga sa më parë, të distancuar nga ajo që kishim deri pesë vite më parë në vetë frymën e kësaj force politike?
Cilat shpresa mund të ngjallë ky njeri dhe , nëse ka, çfarë e dallon vizionin e tij nga ajo që është paraqitur deri më tash?
Basha është ndër figurat politike që nuk ndryshon, sepse nuk është bërë vetë lider; atë e kanë dashur ta bëjnë lider, megjithëse kurrë nuk do e arrijnë këtë.
Njeriu bëhet lider, dhe, bëhet kur vetë fryma e tij është lideriste, kur i ka prekur gjërat me dorë nga e para, kur e ka njohur fillimisht shijen e humbjes dhe më pas të fitores, kur ka qenë i njohur para se të emërohej diku, dhe, më parë se të ishte i besuar për shefin politik, të ishte i tillë për të zakonshmit e politikës së tij.
Basha në politikë nuk është ngjitur nga poshtë, ai ka ardhur nga lart dhe e gjithë dalldia e tij politike dëshmon se as nuk ka mësuar nga gabimet e fajet dhe, as nuk e ka ndër mend të mësojë.
Diskursi i tij politik i tashëm, i ngjashëm si dy pika uji me diskursin e gjithmonshëm të radikalëve ekstremë të së djathtës, jo vetëm nuk është shpresëdhënës ose të përcjellë idenë e një lideri ndryshe, por është i frikshëm. Më parë se të përcjellë idenë e një fryme të re qeverisëse, ai të përcjell dhunën, shantazhin, përplasjen, goditjen dhe, në fund, si ndodh në këto raste, krimin.
Basha, njëjtë si më herët, pas humbjes së vitit 2013, të vetmen strukturë që krijoi me porosi dhe njëtrajtësi si “ Beretat e Kuqe”, ishte detashmenti, të cilit i vendosi emrin e Azem Hajdarit dhe i trajtoi si forcat e sulmit. Shfaqja e tyre e uniformuar dhe mos shuarja e kësaj strukture paraushtarake, e cila më shumë të sjell ndër mend dhunën se sa forcën e saj, është rruga se si ai e mendon marrjen e pushtetit.
Nga gjithë ajo që ka shpërfaqur në të gjithë fjalimet e tij, herë herë të çartallosura, që nga ato në foltoren e parlamerntit e deri me mitingashët që e ndjekin pas, dhuna dhe flakja e qeverisë në Lanë, ndëshkimi dhe sekuestrimi, goditja dhe largimi, janë primare në trajtesat e tij.
Mund të besohej se tek ky njeri ka diçka të re, ndryshe, ndoshta më evropiane, por, kur mendon se pas shpatullës së tij qëndrojnë ende 4 vrasje dhe dhjetëra plagosje në një ditë të vetme dhe, duke i shtuar diskursin e tij dhunues, të cilin e shpalos me gjithë pasuesit e tij të tashëm, përgjithësisht të pagdhendur nga politika e viteve, është e lehtë të mendohet se, jo vetëm asgjë nuk ka mësuar, por edhe ka shkuar më tej në pabesueshmërinë e tij si një figurë lideriste.
A do të përpiqet Basha dhe njerëzit rreth tij që, duke grumbulluar rreth vetes metingashë me precedentë penalë apo të infiltruar nga një vend i tretë, të sjellë përmbysjen apo, ai që mund ta shohim si djall, në fakt është zbutur dhe ka mrizuar qëngjërisht?
Vështirë të ndodhë kjo. Në ditët e fundit ai e ka intensifikuar fushatën e tij për të mbledhur në Tiranë sa më shumë pasues dhe është në të drejtën e tij të bëjë çdo lloj proteste, që nga ajo ulur, ngritje Çadre, protestë për republikën e re, për qeveri teknike, për qeveri provizore, për pagesë “taksash” tek kunati, për largimin e figurave të njohura në PD, për gjithçka që ai vetë ose forca e tij politike, mendon se ia del.
Por, kur në radhë të parë vendos figura britëse, të cilët deklarojnë se nuk marrin parasysh se çfarë do të vendosë populli, kur figura të tilla çapraze bëjnë thirrje për të shkatërruar qeverinë dhe përmbysur atë, duke dhënë ultimatume të orës së fundit, ku ngrehina e vizionit zëvendësohet nga çjerrjet e Palokës dhe atij, të voglit të Balliut, kur mendimi i lë vendin shkatërrimit, atëherë është e vështirë të besohet se kemi të bëjmë me një lider të ri, i cili ka mësuar nga fajet e tij të djeshme.
E keqja e gjithë kësaj është tek krijimi i idesë se, këto janë ditët e fundit të pushtetit të Edi Ramës, se me datë 16 shkurt, ose do të fitohet, ose do të vdesim, se të nesërmen do të ketë një qeveri që e kryeson Basha dhe sejmenët e tij, se pikërisht kjo ditë, 16 shkurti, është vendimtare për të përmbysur oligarkinë politike e financiare.
Dhe njerëzit që shkojnë me një besim të tillë dhe frymëzim të tillë janë më të rrezikshmit në një vend pluralist.
Ata do të nisen drejt shpërblimit dhe nëse nuk do e gjejnë, dhe nuk do e gjejnë, janë të gatshëm për gjithçka, si është provuar në shumë nga protestat e zhvilluara jo shumë kohë të hershme.
Politika ende nuk e ka pjekur Bashën. Ajo e ka bërë më të pasur, më të dashuruar me veten dhe me zërin e tij, por nuk e ka bërë më të arsyeshëm, më logjik dhe më të fjalës.
Ai ende mbetet, sipas përkufizimit të gjetur të zonjës Topalli, ”njeriu që të gënjen edhe kur e pyet se sa është ora”.
Një lider partiak që deklaron qartas se, përmes zgjedhjeve nuk vijmë kurrë në pushtet, ai në fakt shpall luftën e tij kundër institucioneve dhe, së pari, kundër institucionit të votës.
Socialistët mund të rrëzohen nga pushteti vetëm nga vetë socialistët.
Ata mund të bien nga pushteti, që në fakt nuk e kanë realisht, vetëm nga heshtja e tyre ndaj fajeve të qeverisjes që i kanë besuar, por nuk bien nga mitingashët, të cilët, të yshtur nga thirrjet dërmuese, mendojnë se mund të bëjnë pushtetin përmes dhunës dhe përmbysjes.
Dhe, kur një vizion të tillë e ka vetë shefi i opozitës, tregon se jo vetëm nuk ka zënë mend, por as nuk e ka ndër mend të zërë.
Lulzim Basha nuk do zgjedhje. Ai do fitore ne tavoline. I ka sondazhet dhe e di qe eshte i mare fund ai dhe Ilir Meta ….
Ly “qullac Lul- Tullumi duhet te jape llogari para VETINGUT dhe SPAKUT per vjedhjet maramendesa dhe vrasjet e 21 Janarit …. dhe te mbylli ate goje me ato “faqe – torve” duke akuzuar Z.RAma hajdut, vrases … QESHARAK i deshtuar dhe i tmerruar se po i afrohet BURGU ….
Shqiptaret duhet t’a dine se:
Basha jeton SOT me leket qe gruaja e tij qe i vodhi popullit duke u arratisur me GOMONE naten drejt ITALISE …
GRUAJA Bashes eshte MBESA e Piramidales “VEFA” …. dhe eshte martuar me mbleseri nga priderit e tij qe punonin edhe keta tek “VEFA”.
Kopje e deformuar dhe e shpifur e SB.
Luli eshte nje krijese qesharake por me qesharak eshte ky popull qe akoma mban ne politike keto deshtake e skorje
I ke thene te gjitha.Respekt per gjithshka shkruan.
luli duhet ne fillim te pastrohet ligjerisht per akuzat qe ka mbi shpine dhe pastaj te dale ne shesh ,jo per mitingje por ne votim sepse aty maten forcat. pd do shkaterroje Tiranen ne 16 shkurt . Po si i gjen keto data berisha nje dite para Festes kombetare te Kosoves. Mos e beso po deshe qe nuk eshte e qellimshme!
Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqiptaret. Shqiptare vetedeklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen.
Shikojeni kete foto Te Lulushit sikur te jete djali i vetem I presidentit te dashur te Turkmenistanit
Sapar Murat Njaziov
Ore kopja e tij
Zakonisht hajdutet dhe vrasesit nuk zene mend se profesioni i vjeter nuk harrohet…..
O Zigur inferiori kaq zili i ke turqit sa mendja aty te rri
Ujku qimen nderron por zakonin nuk e nderron.Ky eshte edhe Lulzim Basha 1.Ish Minister i jashtem shiti detin.2.ish minister i Brendeshem vrau 4 veta ne bulevard.si AFORIZMEnje ndigjues tek Bashkim Hoxha beri nje krahasim.se cfare te keqe ka se ju hoq denimi me vdetje dhe u la me 25 vjet burg .Per vrasjen e 4 oficereeve te policise.kur LulBasha vrau 4 vete ne bulevard dhe nuk i hyri asnje ferre ne kembe.Per te cilat une nuk jame dakort.3.u be si u be Kryetar bashkie dhe eshte vendosur ne mozeum krevati qe flente gjume.Nuk beri asnje fare pune.KY ka qene dhe eshte Luli. Prandaj o popull po ndocet Lulin ne tre me te gjatin dhe me te trashin do te merrni.
Hyxhym Zigur, hyxhym.
Nga fotoja ne krye: Di valle te perdore kompjuterin, gazetat ne tavoline jane vetem disa cope te gazetes se “famshme “55”,dhe ne fund, fotoja familjare eshte e J Malltezit?
Ironi me te madhe nuk ka kur Luli thote: ketej eshte populli andej jane haidutet, krimelet, tradhetaret…1 . Luli vodhi rrugen e nuk u gjukua se mori raport.2. Luli vrau 4 persona ne bulevard.3. Luli tradhetoi vendin kur fali detin greqis.
Sa nuk eshte vone prokuroria duhet shpejt te hetoje ku shkuan armet e municjoni qe u vodhen Pashaliman pak dit para protestes . Pse hesht prokuroria per thirrjet e denushme te para pak kohesh qe bene Berisha e Basha ngrihuni e rrembeni armet dhe ja i rrembyen dhe shiku prokuroria qendrojne te qete bashke me to edhe zotni Presidenti qe nuk mbledh keshillin è sigurise qe heren tjeter e mblodhi per nje budallek dhe ka koh qe hesht per ngjarjet qe rrezikojne popullin dhe kjo duket qe eshte bashkpunetore me to ne mos qofte kryesori . Po parlamenti pse nuk mblidhet! Per te gjitha keto institucjone pergjegjese nesra eshte vone .
Deri ne paragrafin e parafundit ok, por pastaj mos u mundo te na mbushesh mendjen qe pushtetin duhet ta kete zonja Dade.
Keqardhje per artikull shkruesin qe po mundohet tju bej qejfin me nje paragraf atyre qe i japin parate, njesoj si ata qe vijne ne miting qe te paguhen.
Turp per gazetarin Bedri Islami.