Nga Alfred Çollaku
1968!
Ishim femije.
Pervec lojrave te moshes, argetimi me i madh per ne, ishte kinemaja.
Ajo Ishte e magjishme.. Te gjithe filmat na pelqenin..per femije dhe te rritur. E jashtezakonshme ishte kur shikonin filmat me aktorin e famshem Steve Reeves, ne rolin e Herkulit, Birit te Spartakut, Eneas etj, e me tej me aktoret e tjere ne filma si Helena e Trojes, Daket, Salambo.
Te gjithe keto filma, na magjepsin vecanerisht edhe per faktin se ato ishin me ekran te gjere dhe ngjyra.
Dashuria per filmin, beri qe te dashuronin edhe vete Kinemane, si ambient, salla, llozha, dritat dhe deri tek punonjesit e saj..
Edhe ambientin e Kinemase, por edhe punonjesit e saj filluam t’i shikonim si njerezit qe kishin ne dore lumturine tone. Na dukeshin te privilegjuar qe kishin mundesi te shikonin filmat sipas oreksit te tyre.
Ne ishim gjithmone te pangopur. Kishim endje per ta shikuar filmin disa here. Nje here me prinderit dhe here te tjera ne menyre klandestine.
Mrekullia ishin Kinemate verore, si Republika , 17 Nentori, Verore Partizani (ku sot eshte cadra e Cirkut). Sallat na dukeshin gjigande dhe kenaqesi e jashtezakonshme kur ishe brenda saj dhe salla ishte e tejmbushur.
Personelin e shihnim ne drite te syrit. Mezi prisnim ti benin ndonje sherbim me qellim qe te na fusnim, pa bilete ne shfaqen e radhes.Disa prej tyre ishin stoike. Nuk te linin, ne c’do rrethane. Ishin pothuajse nje lloj Cerberi (ruajtesi i Ferrit, qe nuk i lejon njerezit te ikin prej aty).
Ata ishin personazhe te njohur… madje publikë. Nje prej tyre ishte ZOI.. Kur kisha arritur, me shume perpjekje te bisedoja me te, me kishte thene se emri i tij do te thoshte jete gjate. Per ne ai ishte objektivi, synimi, ne nje fare menyre “korruptimi” Vetem nese do te kishe me te nje marredhenie te mire, ndonje sherbim, si p.sh t’i blije dicka, t’i sillje nga shtepia ndonje rrobe te perdorur etj, atehere gjithshka behej e lumtur per ne.
Kush e kishte mire me te, ndjehej krenar ndaj shokeve te tjere. Ai kishte te drejten te shikonte shfaqet sa here te donte.. Shume rralle dhe keto ishin dite te lumtura qe Zoi na lejonte te hynim ne kinema edhe dy shoke, njeheresh.
Kishte edhe personazhe te tjere qe ishin ne funksionin qe kishte Zoi, p.sh Tajari, Shiti etj. Keta quheshin portieret, grisnin biletat.. Per ne, gjithe puna ishte ta kishe mire me ta.
Viti 1971, në kinema Partizani del filmi rumun: Me duar te Pastra, beheshin rreth 7 shfaqe brenda nje dite dhe te gjitha biletat e shitura.. Kishte uri te pergjithshme. Spekulantet, kane qene edhe ne ate kohe. Atehere quheshin matrapazë, sepse shisnin biletat me shtrenjte se sa i kishin blere, madje flitej se bashkepunonin me personelin per te siguruar biletat dhe me pas lihej nje shume edhe per ta.
Nese qellonte qe kalonte nje periudhe dy javore, pa film te ri, Zoi thoshte se duhet qe te dali filan film, me qellim mbushjen e salles.. Filmat i vleresonte, nga numri i spektatoreve.
Me kujtohet qe po shfaqeshin disa filma turq, me rastin e shkembimeve kulturore te materializuar me aktivitetin “Dite te Filmit Turk”.
Pergjithesisht filmat ishin te bukur, me ngjyra dhe modernë per kohen. Zakonisht ne fund te aktivitetit, jepej nje film falas dhe kjo lihej ne zgjedhjen e Kinostudios. Ne ate rast nje nga filmat ishte Borebardha dhe 7 xhuxhmaxhuxhet.
Zoi, kishte nuhatur qe filmat e tjere qe ishin shfaqur gjate veprimtarise “Dite te filmit Turk”, nuk mund te dilnin, sepse e dinte se ato ishin shume modernë dhe kjo nuk pranohej dhe pikerisht per kete i kerkoi shefit te Propagandes të Kinostudios qe t’i kerkonte turqve, filmin me Borebardhen.
Zoi e ndjente se ky film mund te pranohej dhe njerez ne Kinema do te kishte. Per fat tek shefi i propagandes iu pergjigj: “Nuk i edukojme ne femijet me princer dhe mbreter” Kjo u shoqerua edhe me nje lloj gjesti, gati kanoses..Te gjitheve na ra si bombe, sigurisht me shume Zoit jo aq per filmin, se sa per faktin se mund ta merrnin me sy te keq qe kerkonte filma te tille. Qe prej asaj dite Zoi u mbyll ne vetvete dhe me ne u be akoma me tolerant..Me kalimin e kohes, dalengadale edhe filmat u rralluan.
Dukej sikur Zoi kishte kuptuar kohen dhe koha ate.
Zoi, Koha dhe Ne, vajtonin ne heshtje, mungesen e filmave dhe sallat e zbrazura..
Fredi je fantastik , je i papare nostralgjik si gjithmone .
Na ktheve ne auto kohe te bukura dhe te pa harrushme.
Fredi nuk ke ndryshuar fare . Nga nje mik i vjeter i fakultetit Ekonomik .
Per Zoin kishte dhe thenie te tjera.
Un me te degjuar i kam pasur jo me te pare!
bosi, ne foto asht kinema “republika” ne Shkoder, jo ne tirane.