Nga Dush Gashi
Kur qe kthyer verën e kaluar nga Amerika, Ramush Haradinaj fliste me entuziazëm për nderimin që iu bë atje.
Dukej se më së shumti i kishte bërë përshtypje takimi me James Mattisin, atëherë ende sekretar i mbrojtjes, për të cilin fliste me shumë admirim, si njeri i devotshëm.
Ndonëse i ka shërbyer vendin të tij për 40 vite, thoshte Ramushi, nuk ka krijuar familje as pasuri, porse “uniforma e flamuri i Amerikës ka mbetur e vetmja vlerë e dashuri e tij”.
Kur dikush i shquan aq lart virtytet e një tjetri, është e natyrshme të mendosh se i do edhe për vete. Thashë se prej Amerike na qenka kthyer një Ramush i ri.
Por, jo. Ramushi e vazhdoi qeverisjen me stilin e vjetër – mori ministra pa “rrënjë”, dy dyzina zëvendësministrash e dhjetra këshilltarë koti, ndërsa për bukur shumë milionë nga buxheti publiku kosovar nuk ia ka idenë saktësisht se kah po rrjedhin, ndërsa punësimet nepostiste po vazhdojnë si në ditët më të mira. Në tw vwrtetw, për këto gjëra i ka fajet edhe sistemi tashmë me kohë i instaluar për blerjen e dëgjueshmërisë me pozita e benefite tjeta, të cilin Ramushi as ka vullnet, as do ta ndryshojë.
Gjendja ka ardhur deri aty, sa nuk të vjen kush në qeveri as në parti, pa ia mbushur sqepin e pa ia rehatuar në punë familjen e farefisin, lagjen e fisin. Kur filloi të kundërshtojë lëvizjen e kufijve, që për Hashim Thaçin dukej si një mundësi jetësore e shfaqur befas në horizont, dukej se po Ramushi po e bën lojën patriotike të Kosovës.
Por, deri sa këmbëngulja (a kokëfortësia) e tij arriti deri aty sa një Phiplip Kosnett të thotë se “mos iu dashtë Amerika, atëherë shohim” dhe në një letër të përbashkët, Matthew Palmer, Laura Cooper dhe John Earth, të gjithë me pozita të larta në State Department, të pyesin me habi se si “Kosova e vlerëson miqësinë tonë kaq ulët” dhe “si është e mundur të mos i dëgjoni këshillat tona” – atëherë kosovarët filluan të shtrojnë pyetjen se lojën e kujt është kah e bën Ramushi – të Kosovës, të veten, apo dikujt të tretë?!
Hiq fjalorin e tij jodiplomatik e të pashije, “prishemi”, deri diku kjo edhe mund të ketë një kuptim, sepse në shtyp është dëgjuar edhe teoria se as në administratën amerikane nuk janë të gjithë njëzëri sa i përket ndryshimit të kufijve, thuhet se vetë John Boltoni është mbështës i saj.
Do të mund të supozohej, pra, se se Ramushi ka mentor dikë mu nga adminisrata amerikane, apo edhe dikë nga Evropa, ndonëse këtë mundësi të fundit është zor ta besosh, pasi që edhe Gjermania e Anglia e kanë kërkuar heqjen e taksës dhe vazhdimin e bisedimeve.
Në fund të fundit, Amerika nuk është deklaruar zyrtarisht se e do ndryshimin e kufijve. Madje, duke e parë faktorin tonë politik që as kundërshton as pranon gjë në mënyrë të sinqertë e parimore – shumëkush beson se megjithatë është Amerika ajo, e cila nuk do të lejojë të dëmtohemi as këtë herë. Por, për t’u përgjigjur në pyetjen se çka quajmë Ramush, ndoshta duhet kthyer ‘filmin’ edhe pak më herët.
Në maj të vitit 2017, pas arrestimit të Ramushit në Kolmar të Francës, gazetari dhe analisti i njohur britanik, Tim Judah, për nrydhe njohës i mirë i dreqërive ballkanase, bënte një profeci interesante. “Ka mundësi reale që së shpejti, Daçiq do të jetë kryeministër i Serbisë, kurse Haradinaj i Kosovës.
Fushata e Serbisë e ndihmoi ringjallen e karrierës së Haradinajt”, shkruante asokohe Tim Judah. Pse s’ia qëlloi për Daçiqin, e në vend të tij erdhi Vuçiqi pak ka dallim, ndërsa Ramushin kryeministër po e shohim realitet.
Judah thoshte edhe këtë: “Me Daçiqin dhe Haradinajn si kryeministra të mundshëm të Serbisë dhe Kosovës, po vjen edhe një kohë interesante për dialogun”. Mbase do përkujtuar edhe këtë, se Ramushi, pas kthimit nga Franca, i kërcënonte udhëheqësit serbë Vuçiq e Daçiq, se “do ta marrim deri në Nish”.
Molla e kuqe mitike dukej se s’kish qenë kurrë më afër. Se në çka po merr shenjë Judah e kuptoni, por do të duhej ta kishin lënë mendët krejtësisht Ramushin po të angazohej për ndonjë gjeopolitikë tjetër, deri sa me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, proces në të cilin ajo ka hyrë pakthyeshëm, përfundimisht tregon se Ballkani Juglindor i përket Perëndimit. Mbetet edhe teoria e Hagës.
Ftesa nga Prokuroria speciale për bashkëpunëtorë të tij të ngushtë është sinjal se dikë mund ta godasë – Ramushin a të vëllain e tij Dautin, besoj se për të është gati si njësoj. Kështu arritëm në një situatë dramatike, ndonëse jo të parrugëdalje.
Administrata amerikane pas gjithë këtij angazhimi sigurisht se nuk do të tërhiqet prapa, Ramushi mund të ndërrohet nga anëtarët e koalicionit, ndërsa marrëdhëniet me Amerikën, ndonëse pas aq shumë fjalësh të rënda më kurrë nuk do të kenë atë virgjërinë që e kishin deri më tash, mund të rikuperohen.
Por, pyetja se lojën e kujt po e bën Ramushi – të Kosovës, të vetën apo, larg qoftë, një të dikujt të tretë – mbetet pa përgjigje. Ndoshta përgjithmonë.
shantazhist i dobet Dushi, nuk ka mesuar hic prej ktyre specialistave te tiranes.
shantazhist i dobet Dushi, nuk ka mesuar hic prej ktyre specialistave te tiranes..
KY GAZETARUC ,AKOMA NUK E KA MESUAR QE RAMUSHI NUK ESHTE NJE KRYEMINISTER MARIONETE , NUK ESHTE AS DORA E SOROSIT . RAMUSHI DO TE TRIUMFOJ BASHKE ME KOSOVEN E LIRE .
FORCA RAMUSH, MOS E DORZO KOSOVEN TEK DISA SOROSOIAN TE NDYRE ,QE NUK E DUAN AS SHQIPERINE DHE AS KOSOVEN ,POR VETEM INTERESAT E TYRE .
Ramushi ka te drejte persa i perket takses, por siç thoshte politikani dhe mafiozi italian Giulio Andreotti, “Non basta aver ragione, bisognia anche avere qualcuno che te la dia”. E Ramushit askush nuk po i jep te drejte, prandaj dhe fakti qe Ramushi ka te drejte, nuk mjafton. E meqe nuk mjafton, Ramushi duhet te terhiqet. Ky eshte nje nga ato raste kur duhet te terhiqesh edhe kur ke te drejte. Dhe qëroje ate Pacollin nga drejtimi i diplomacise kosovare o Ramush se ai di te beje pasuri po s’ia thote asnje gram per diplomaci.
Z. Daut, dy dyzina zevendes ministrash bejne 24 zevendesministra e Ramushi ka mbi 70 zevendesministra qe i bie 6 dyzina zevendes ministrash!
Ramushi eshte shume i leshte per te kuptuar qe ,s duhet te kafshoje doren qe e ushqen
Ramush ! Po te nxjerresh jashte loje Ameriken dhe Be- ne , ku e mbeshtet forcen ? Nuk besoj te jete kaq trim i madh. Kujton se Kosoven e cliroje ky.Mos ardhte me ajo dite te mbeteni pa mbeshtetjen e Amerikes.Klasa politike ne Kosove te degjoje miqte e medhenj dhe te mos tregohen ” druvare “.
Shko ha pilaf, shto dhe nje paqe e ngopu.
Per marrdhenjet nderkombetare nuk mund te flasim. Por nje gje e qarte si drita e diellit. Kryeministri Haradinaj i ka goditur serbet mu ne thembren e Akilit. Eshte mese normale kjo per nje shtet qe nuk e njeh dhe kerkon ta shkaterrosh. Atehere kjo eshte nje nder masat e duhura. Kryeministri Haradinaj eshte shqiptar hero. Europianet pse nuk i vendosin kushte Serbise te njohe Kosoven , por i bejne presion Kosoves dhe qeverise saj legjitime ?!
Jam nje ish ushtarak shqiptar i Shqiperise . Kryeministri Haradinaj ka te drejte : Arsyja e pare . U be lufta u ba shtet i pamvarur me kufit qe perfundoj lufta . Arsyeja e dute . Me keto kufij e njohen shume shtete te botes . Arsyja e trete . Me keto kufinj e njohu gjykata nderkombetare . Atehere asnje gje nuk mund te diskutohen mbasi eshte bere lufta me keto kufij . Po te fillojne diskutimet do te nfodh kjo : çdo gje shkon ne piken “0 ” lufta çbehet kalohet ne krahine autonome çbehen njohjet , gjykata çfuqizon vendimin . Ja kjo ti thuhet Amerikes dhe ti degjoni si po jua shpjegojne . Haradinajn do ta detyroje Amerika dhe presidenti dhe kryeparlamentari kosovar tejape dorheqen por do humbe Kosova dhe kosovaret dhe Haradinaj do jete Hero i Kosovès .
Arrestimi i Ramushit ne Colmar te Frances ishte nje ‘reality show’ per ti dhene popullaritet Ramushit te harruar qe ai ti fitoj zgjedhjet bindshem dhe te instalohet “natyrshem” ne pushtet. Populli e priti si hero duke shpresuar se Ramushi do ti kundervihet Bandes se Zanzibarit, por ndodhi e kunderta. Ramushi i erdhi si perforcim Bandes se Zanzibarit alias “e keqja ma e vogel” simbas perendimit, dhe zgjedhjet i fitoi Vetvendosja. Me koalicione paszgjedhore megjithate Ramushi u instalua si kryeminister. Daqiqi tha se Taqi e Ramushi po e luajne lojen ‘good cop, bad cop’, dhe kjo duket se shpjegon shum mire sjelljen e tyre. Edhe kjo drama e sodit duket te jet nje ‘reality show’ i radhes. Por tash po luhet nje loje e nxehte me krejt Kosoven, mbas te ciles Kosova nuk do te jet me ajo qe ishte deri tash. Pra ajo thenja popullore: Te medhenjet i hajne mollat, e te vegjelve ju mpihen dhembet.
Ju z.gashi jeni per ndarjen e kosoves?
Nga shkrimi jeni per ndarje
Ramushi ne qeveri ka vetem 13% pra pse nuk e rrezojne ramushin e nderrojne kryeministrin e heqin taksen?
Sepse kosova eshte 90% pro takses ja pse skane bythe me e heq as ramushin as taksen sepse kush prek taksen nuk merr asnje vote
Pra te gjith kudershtaret politik luten qe ramushi ta heke vete taksen pastaj ta sulmojne si te dobet se pse e hoqi
Ramushi ka kosoven prapa prandaj politika kosovare nuk shprehet per taksen sepse asnje parti nuk eshte shprehur zyrtarisht per heqjen e saj por vetem lehin si qen se gjoja po prishemi me shba
Pra vetem perpara ramush i ke vene me zgjedh midis leves mishit dhe leves hekurit edhe kete gazetarin
Dush!Me mbiemer te madh “Gashi” por me emr sllav(Shpirt).Besoj se ke lexuar per lobingun serb ne Amerike e kudo ne bote kunder Kosoves.Problem eshte te na thuash nese keto qe thua jane frut I mendjes tende te çoroditur apo pjese e “shportes” serbe.Deklaratat e cilitdo funksionar te nje shteti kur nuk jane te autorizuara zyrtarisht, nuk jane qendrimet zyrtare te vete shtetit te cilit ata I sherbejne por qendrime personale,
Ramush!Tregoju plehrave qe duan te te bejne shantazh se ti je ai qe je :trim dhe patriot!
MARE NOSTRUM e vertete ajo qe thua ne teresi edhe per Pacollin ne vecanti, por vetem me nje ndryshim, ai nuk eshte se nnuk mer vesh nga diplomacia… po ai eshte aty se eshte per pazar