Fillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja si do devijohet trafiku

13 Shkurt 2019, 12:24Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e Premte (datë 14 Shkurt 2019 ora 07:00 në mëngjes), në kuadër të projektit të “Mirëmbajtjes me Performancë të Bankës Botërore” do të realizohen punime në segmentet rrugore të mëposhtëme:

Vazhdimi i punimeve për ndërtimin e (2) tombinove të reja rrethore në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë – Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica), për ndërtimin e pusetave hyrëse dhe dalëse të portaleve të tombinove.

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve do të realizohet devijimi i trafikut në km 6+500 në drejtimin Tiranë – Durrës dhe në km 7+550 në drejtimin Durrës – Tiranë në rrugët dytësore në këto pika. Trafiku në këto segmente do të bëhet vetëm në një kalim.

Lëvizja e mjeteve në këtë segment rrugor do të kufizohet brenda harkut kohor prej datës 14.02.2019 deri në datë 19.02.2019, sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Gjithashtu në segmentin rrugor Tiranë – Kamëz, mbas mbikalimit të Kamzës, do të realizohet riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara.

Punimet në këtë segment rrugor do të realizohen duke kufizuar trafikun e mjeteve në një korsi të lëvizjes gjatë kohës së kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve në këtë segment rrugor do të kufizohet brenda harkut kohor prej datës 14.02.2019 deri në datë 17.02.2019, sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanive të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

4 komente në “Fillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja si do devijohet trafiku”

  1. Kastrati Group says:

    Duheshin keto punime fix para dates 16 shkurt.

  2. arrsh rrumpalla says:

    Nji milion here eshte nderhyre , eshte riparuar, eshte rikonstruktuar rruga tirane -kashar – rinas ( si rruga e plazhit ne Durres) dhe prap eshte ne shume probleme.
    Se kuptoj per cfare nderhyet???
    Ndricimi i autostrades 5 km eshte i pergjysmosur, ne cdo 100 metra kane hequr ndareset anesore dhe arrsh-ja nuk nderhyn, siper cdo mbikalimi varen reklamat te ndryshme…

  3. asd says:

    E bene kalldrem autostraden e Re. Hap e mbyll, mbyll e hap.
    Po ben Rama shtet.
    Shtro tela (drita nuk ka), hiq tuba, hap tombino, mbyll tombino, ver palma, hiq palma, ver pisha, lidh tela, hiq tabela, ver ura, bej prape kanal e mbyll kanal… Dimrin qe vjen 20 milion per km prape dhe ne fund PAGESE per te gjithe ne autostrade. Vjen era SHTET.

  4. Ariu says:

    Vk
    Shtet vk ,dhe e votuam,( Jo une por shumica)
    Popull kot dhe frikacak me shekuj.
    Qija robt .
    A u ndal qarkullumi gati dy jave ,cfare i pengoi te benin kte rregullim
    Robt ne fillim Sales
    Padtaj nanos
    Dhe ne fund me gjithe cfare i permban dhe do shtohen edi rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje