Rama batuta me qytetarët: Tani do bëjmë pak gallatë me Lulin, se vdiq për të më takuar, edhe pse betohet para Sarisalltikut

13 Shkurt 2019, 18:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Rrëshen, në të cilin ka folur edhe për protestën e 16 shkurtit të opozitës.

Rama: Ajo që mua më krijon trishtim është ideja që ka ende njerëz të zakonshëm, që u shkojnë mbrapa atyre… si mund t’i shkosh pas Lulit. Mua me vjen keq realisht… një kryetar partie që thotë do bëjmë 3 qind lekë litrin e energjisë. Do thoni ju lapsus, po lapsus makina llogaritëse, lapsus kjo…Ta bëjmë dhe naftën 3 qind lekë kilovatin dhe ta mbyllim këtë punë…

Qytetari: Kam vetëm një kërkesë: Mos na bjen më Ndrec Dedën për kryetar, se duam të fitojmë edhe ne të djathtët ka një herë, mos na e bjen më se për ndryshe ke punë me ne… (i drejtohet me shaka)

Rama: Ju të djathtët keni lind me fat në Shqipëri, për punë na keni ne, për rompallë e për gallatë keni partinë tuaj, kshuqë ju, jini as rehat sa s’ka. Se ju s’na votoni dhe ne punojmë për ju, na bëni gërr-gërr, ne prapë punojmë, na dilni në rrugë me kazan në dorë, ne prap mas jush, kshuqe jini rehat…

Ti tani taksirat e ke, ne do qeshim pak me Lulin, se s’kemi ça bëjmë… ti e kupton vetë, aq shumë e ka përsërit atë 7 herë 7, sa po na bind edhe ne, si 42 si 49 njësoj është.

Por më e bukura është kur tha në Krujë… e tha “betohem para Sarisalltikut se nuk e takoj më Edi Ramën”.

Aq shumë do me më taku sa betohet atje… se njeri kur s’do me të taku nuk betohet, por betohet atje dhe i thotë Atij mos më le ta takoj se vdiqa me e taku.

Dhe këta që i shkojnë mbrapa dhe i thonë “ta rrëzojmë, ta rrëzojmë”, se ai i do mbrapa që të më thotë mua “e shef sa shumë kam”, kshu që me tako, më fut dhe mua në qeveri se vdiqa.

Kshu që… se këtë herë s’ka as çadër, se herën e kalume kishte dhe një çadër, pishim dhe nga një birrë.. po tani u thotë rrini atje, do jepni edhe jetën.

Jemi gati të japim dhe jetën, kishte thënë Monika më duket, edhe i kishte thënë njëri “vallai jetën nuk e japim për ty”, po ti mos u mërzit për Monikën, dhe pse me Monikën do rrish, se ne të tjerët kemi punë…

3 komente në “Rama batuta me qytetarët: Tani do bëjmë pak gallatë me Lulin, se vdiq për të më takuar, edhe pse betohet para Sarisalltikut”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky Kryepsikopati i Shqiperise te dhjet gazit me keto shakate e kripura, tamam si Duçja qemoti. O, se per pak harrova, i ka edhe me te kripura se te Saliut.

  2. Kalec Dega says:

    Sa me shume afrohet dita e Dashurise ne Cader 2 me Lulin, aq me shume i rritet paranoia dhe ankthi ketij Mostre….qe sdi se ca flet dhe me humor pa kripe….

  3. Taraboshi says:

    Ne projekt kushtetutene vitit 1994 te Sali Berishes Ku takimin e pare e beri ne Dugagjin te Shkodres dhe popullit i tha se kushtetuta eshtesi Kanuni i Lekes dhe nje plak ne biseden e tij ja ketheu se ky njeri qe ka ardhurderi ketu e ka nje halle te madhe por me shume e ka per vete se per ne tjeret.Si perfundim edhe ajo prijekt Kushtetute deshtoj.Keshtu edhe Luli me Monen e kane hallin tene por pa u bere gje e shpallen veten Kryeminister e zv.Kryeminister Per ne po rroskopiten nate e dite. hade po deshe besoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje