Rama prezanton planin për Rrëshenin: Zona duhet kthyer në pellg turistik, shumë e shumë familje në fshat s'do kenë arsye të vuajnë

13 Shkurt 2019, 16:42Politika TEMA

Në një takim me banorët e Rrëshenit, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur momenti që agroturizmi të kthehet si industri fitimprurëse ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera.

Sipas tij, Mirdita dhe zonat përreth saj janë shumë të pasura dhe kanë çfarë ofrojnë për turistët vendas dhe të huaj. 

Kemi si plan ndërtimin e pallatit të sportit. Projekti është shumë i bukur. 

Rubiku nga ana tjetër është një pikë shumë e bukur, por tani ka ardhur koha për të bërë investim edhe aty, sepse ka shumë potencial për të patur një industri turistike. Për ta kthyer atë  në një pellg turistik. 

Ne e kemi patur idenë që turizmi gjithmonë është deti, por nuk është kështu. Vetëm në zonën e Katundit të Vjetër janë regjistruar 70 mijë vizitorë”,  shtoi Rama.(TemA)

1 komente në “Rama prezanton planin për Rrëshenin: Zona duhet kthyer në pellg turistik, shumë e shumë familje në fshat s’do kenë arsye të vuajnë”

  1. IVONI says:

    .. mjaft se na vele ..! ju shkaterruat ato fshatra qe ishin me te mira nga qyteti ..!Po te jeni ju te sakte dhe forca politike “pa ze” , te “zinjte ” me ne krye Berishen , turpin e kombit nuk do te ishin te lire ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje