Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit.
Në një deklaratë për mediat, ministrja njoftoi se janë shkarkuar 6 pecialistë dhe janë marrë masa disiplinore për 10 të tjerë.
“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.
Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”- tha Gjonaj.
Më herët u shkarkua nga puna kreut i kësaj drejtorie, pasi u kap mat teksa me zë e figurë i tha qytetarët që ishte ankuar “shko të ta zgjidhë problemin Rama”.(TemA)
Durresi ka zene myk. Ka shume figurate urryera sa hyn ne sallen e hipotekes. Te vjetrit duhet te levizin te gjithe.
Nuk tremben hajdutet nga masat. Vjedhin dhe pastaj as qe shqetesohen edhe po te bejne burg. Pas tyre vijne te tjere edhe ata per te vjedhur dhe as skuqen fare…
Nuk do njeri te punoje me rroge. Ne kemi nje jete qe marrim rrogen edhe rrime gatitu jo se kemi frike, po kemi turp.
Ne ket vend nuk ka njeri turp
flutura, vjedh aq shume I madhi, qe ti e ke idhull, sa nuk tepron gje poshte..