Grida Duma: PD ka përgjegjësi të çojë deri në fund sakrificën e demokratëve

13 Shkurt 2019, 10:04Politika TEMA

Deputetja e PD, Grida Duma, ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2CNN ku foli ndër të tjera për aksionin e opozitë , i cili do të kulmojë më 16 shkurt, me protestën e paralajmëruar në Tiranë.

Grida Duma u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë kulmim i aksionit të opozitës të gjithë këtyre viteve.

“Njerëzit shtohen çdo ditë në takimet tona. Opozita tashmë ka shfaqur hapur, atë që është qëllimi kryesor i protestës, një qeveri pa Edi Ramën.

Është kulmim i aksionit të opozitës të gjithë këtyre viteve.

Duhet të pranojmë që shqiptarët për shkak të lodhjes nga varfëria kanë treguar një lloj mpirje për të reaguar ndaj probleme që kanë”, tha deputetja e PD.

Duma u shpreh reagimi i studentëve i dha një shtysë shoqërisë për të kërkuar të drejtat e tyre, duke i rikthyer shpresën.

“Unë mendoj se duhet ta shikojmë Shqipërinë me të gjithë atë që e ka përcjellë deri tani. Para dy vitesh, kishte një qëndrim se shoqëria shqiptare nuk reagon më dhe pati një ikje të madhe nga vendi. Në këto kushte kur vendit i ka ikur 90 përqind e shtresës së mesme.

Në këto kushte, reagimi studentor është valvula e para se po rikthehet besimi që njerëzit po të ngrihen mund të arrijnë synimet e tyre.

Unë e kam thënë që studentët do të kthejnë protestën në lëvizje politike nga pozitat e një njeriu që e di shumë mirë se pa u bërë ajo lëvizje nuk do të kishte rezultat”.

Platforma e opozita, u shpreh Duma, nënkupton vullnetin e plotë të PD për të unifikuar tashmë me një kontraktualitet aleatët e vetë.

“Mundi i tyre do të vlerësohet nga PD sikur sistemi elektoral të ishte i ndryshëm”, tha Duma.

2 komente në “Grida Duma: PD ka përgjegjësi të çojë deri në fund sakrificën e demokratëve”

  1. Zonja Grida,përparim të Pe Des ,me kryetar Lulzim bashen nuk ka.Ku jan personat që e formuan dhe jetuan me Pe – Denë!Po të tillët i
    eleminoi i largoi Lulzimi!

  2. Dikushi says:

    Te menderofsha politika tuaja se e cmendet nje popull te tere. Ju bukuroshe demokrate qe ju vjen kaq keq per popullin pse nuk e pasuruat ate ne gjithe ato vite qevqerisje por shkaterruat edhe ato qe kishte ,ja u moret edhe leket e shtepite me piramidat Tani zotrote ,qe sipas anglezit po behesh yll nen ngjitje pse nuk na tregon si do na beje te pasur po te vije ne pushtet .??!!Per te numuruar cfar mungon une I di me mire se ty ,por problemi eshte qe ju vetem kakarisn,shani,beni thirrje per revolucion duke injoruar themelin e demokracise se pushteti merret vetem me vote Nuk behet merak njeri se nuk ju pelqen ju Rama kur ai i pelqen shumices Nuk u tha ju gje njeri pse kini Bashen e jo Sumen kryetar te Pd Forcen moj fenomen politik e tregoni ne zgjedhje , po qete te zotet hiqeni Ramen Boll me shkaterrime e thirrje per lufte se nuk ua ka borxh populli beheni midis sojit po te doni Nje gje e ke drejt se cfardo qe te ndodhi eshte pergjegjesia e opozites se ata qe fton apo I mobilizon nuk mund ti leshe azat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje