Dhe PD si LSI për Majkon në vend të Ramës?! Nënkryetari demokrat: Do pranojmë një qeveri tranzitore me kryeminisër të PS. S’ka skenar dhune

13 Shkurt 2019, 11:18Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaron se opozita do të mbështesë çdo iniciativë të qytetarëve për të bërë rezistencë ndaj qeverisë, përfshirë edhe qëndrimin e zgjatur rreth godinës së Këshillit të Ministrave.

Për gazetën “Panorama”, nënkryetari i PD-së thekson se protestuesit do të jenë në protestë deri në momentin që Kryeministri Rama do të pranojë të japë dorëheqjen.

Për mënyrën se si do të zhvillohet protesta, sigurisht do të ketë një vendimmarrje që do të merret gjatë këtyre ditëve, por nëse vendimi i qytetarëve do të jetë që ata të qëndrojnë aty, sigurisht që ne do t’i mbështesim. Qëndresë deri sa të japë dorëheqjen Kryeministri”, sqaron Spaho.

I pyetur lidhur me thirrjen e Policisë për të mos bërë thirrje për dhunë dhe për t’u distancuar nga individë që mund të kërkojnë destabilitet, Spaho deklaron se të gjitha janë skenarë të përdorur nga Policia e Shtetit për të dekurajuar qytetarët të marrin pjesë në protestë.

Numri dy i PD-së garanton se opozita do të marrë të gjitha masat për organizimin e një proteste paqësore dhe do të kujdeset për mbarëvajtjen e protestës.

Janë skenarë të vjetër të Policisë së Shtetit.

Qëllimi kryesor i tyre është të trembin qytetarët që do të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, duke menduar se ata nuk do të vijnë. Asnjë skenar të tillë nuk ka nga ana e opozitës.

Ne kemi marrë të gjitha masat që të garantojmë një protestë paqësore. Këtë gjë, Partia Demokratike e ka bërë në çdo protestë të thirrur prej saj në të shkuarën”, sqaron Spaho.

Pakti i partive opozitare për të nënshkruar një platformë bashkëpunimi ka për synim kryesor krijimin e një qeverie të re tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së pranon se demokratët do të jepnin dakordësinë për një qeveri të re, me në krye një figurë të konsoliduar dhe me integritet brenda së majtës.

Për opozitën, kriteri kryesor është që personi i propozuar të ketë kredibilitet për të mbajtur procese të rregullta politike e zgjedhore.

“Ne do të pranojmë një qeveri tranzitore me një Kryeministër socialist, mjafton që Edi Rama të largohet.

Duhet të jetë një person me kredibilitet në krye të kësaj qeverie, që do të përgatisë një proces të rregullt zgjedhor.

Unë nuk mund të hyj në emra të përveçëm, por e theksoj se duhet të jetë një person me kredibilitet dhe me staturë nga e majta”, deklaron Spaho.

12 komente në “Dhe PD si LSI për Majkon në vend të Ramës?! Nënkryetari demokrat: Do pranojmë një qeveri tranzitore me kryeminisër të PS. S’ka skenar dhune”

  1. Zigur Q(K)arri says:

    Doni Pandeli Majkon per kryeminister ju se kaq gje e kuptoni qe ai eshte nje politikan budalla si puna juaj.

    1. Kalec Dega says:

      Shume ide e mire . Shqiptaret po e kuptojne qe Rama eshte njeri qe kupton, ka frike dhe mjeshtet i Cadrave.

      Kjo ide e nje qeverie “tranzitore” eshte vecse nje shpikje e Kapter Ramiut per te zgjatur fatkeqsite e shqiptaret, garanci se Dinosaurve Sali, Rama, Meta, Lulezim
      nuk do pergjigjen para drejtesise si pergjegjes te katastrofes Shqiperi.

  2. lesh e li says:

    Rrethoni ndertesen, mbani te rrethuar ndertesen. Institucionet nuk pushtohen. Kush ua jep kete te drejte se kjo nuk eshte proteste. Mendoni se do beni cfare the doni por nuk jeni I vetmi faktor ne kete vend. E provuat me 1998 dhe iket te dhjere.

  3. kastriot says:

    Kac Islamin kryeminister.I ps ka qene

  4. P says:

    Zgjedhjet ne parti behen nga militantet e cdo partie dhe jo nga kundersharet
    Lete bejne zgjedhje demokratike ne pd njehere e pastaj te llomotisin
    Mire apo keq ( te fituara apo te manipuluara zgjedhjet E MORI FERA URATEN ) ky mandate e ka mare ps me. Ramen ne krye , le te marin medikamentet e duhura opozita per diaren qe i ka zene nga frika e reformes ne drejtesi ( te ndryshojne ligjin dhe menyren e zgjedhjeve te deputeteve )pastaj e di elektoriati ke voton jo karagjozat qe per 3 dekada e kane bere monopol dhe biznes privat
    Parimin ” mbrojtja me e mire eshte sulmi ” po e perdorin te gjithe kriminelat, vjedharaket, tradhetaret, injorantat dhe idjotat dhe nuk kerkojne vetem qiqra por i dashkan dhe ne hell duke nxire te bardhen sikur sot lindi njerezimi dhe gjithe ky popull ha bareqeni , por JO cdo gje ka durimin e vete , prandaj mos shpresoni se ketu do paguhen te gjitha.

  5. Luli says:

    Majko pisllekzvaranik

  6. drino says:

    O plera me ide komuniste marksiste leniniste, se kush e vendos kryeministrin e di maxhoranca prandaj hani m… sa te doni……. se jeni minoranca me e ndyre me baze krimin dhe hajduterine……

  7. Atdheu says:

    Por kur e vleresoni dhe doni kaq shume mereni Pandin ne gjirin tuaj.

  8. Jimi says:

    O po nje gje nuk merret vesh!? Opozita te shtunen ka kerkuar leje per protest, apo per lufte ? Nese duan lufte, atehere i bie qe edhe maxhoranca te pregatitet mire edhe ajo per lufte. Pastaj shohim e bejme se kush do ta qeverise vendin. Ne rast se ne polici eshte kerkuar leje per protest dhe duan ta kthejne ne lufte, mbas “lufte” policia kollaj fare organizatoret e saj ti syrgjynosi ne hapsane!

  9. Albani says:

    Pandi i urte, i dashur, nuk prononcohet, qingj i urte qe po dy nena, deputet gjithmon, larger përplasjeve me opozitën, pjesë e fitoreve nga shpatullat e Edit, skuth qe perkedhel Doktorin etj. etj

  10. Alumi says:

    Une mendoj te vendosim kthyminithter Thuthuqin. Thevendethkryminithter Nard Ndoken. Ah mortja ju shperlafte o hajduter te PDs. Partia e sovranit kerkon te diktoj se kush duhet te ike apo rrije nga fitusi i zgjedhjeve. E pa pare dhe e pa degjuar.

  11. Flutura says:

    Oh sa tmerr e kane Edi Ramen!
    Thjesht e urrejne se ne thelb eshte ndryshe nga gjithe kji kaste politike e ketyre 28 vjeteve majtas e djathtas. E vjetra nuk shembet kollaj . Ajo ben rezistence me karta te djegura, por eshte e destinuar te shembet. Edhe zhurma qe po ben eshte per kete arsye, po eshte e destinuar te shuhet menjehere…kjo kast e vjeter politike po grindet me pasqyren!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje