“Një Shqipëri pa kanabis”, reagon Xhafaj: S’jemi më vend origjine. Në kohën e Bashës partnerët “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit

13 Shkurt 2019, 15:02Politika TEMA

Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për raportin e publikuar sot me temë “Një Shqipëri pa kanabis”.

Në një postim në twitter Xhafaj thotë se ndihet krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018, dhe se pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit.

Më tej ish ministri “thumbon” Bashën ku thotë se sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar, ndërsa dje sipas Xhafajt, kur Basha ishte ministër i Brendshëm këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.

1.Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht(më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite!?

2.Me të njëjtët policë, buxhet, mjete, asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet e krijuam model të krahasueshëm me Evropën!Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend! ??

3.Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017.Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj gr. kriminale.Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era.Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë! ??

4.Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit drejtues të Policisë së Shtetit! Njerëz që e duan vendin e tyre, të ardhmen e tij! ?

5.TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare!Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë! ?

6.Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.?”- shkruan Xhafaj në twitter. (TemA)

 

3 komente në ““Një Shqipëri pa kanabis”, reagon Xhafaj: S’jemi më vend origjine. Në kohën e Bashës partnerët “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit”

  1. alb says:

    Shqiperia do te jete e mire pa ju qe e keni bere ate vend te pajetueshem.
    Ju jeni heroina e atij vendi. Kanabisi nk esht asgje ta krahasosh me ju.

    1. ED says:

      Shqiperia me siguri do te jete shume me e mire pa idiote si puna tende! O Zot na ndihmo!?

  2. HQ-18 says:

    Po ku dinë gjë delegacionet europiane çfarë bëhet në Shqipëri??
    Rrumpallë mor shok. Atyre u meren mendtë nga lekët e droga kur vijnë. Ata vijnë ‘të pastër’ e ikin ‘të pistë’.
    Ja vin tjetri nga Anglia e thotë që Grida Duma është d3rr pajdhit….
    Jo jo më fal ….
    do bëhet nga politikanët më të mirë në botë …
    po tja varim ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje