Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka niset për në Bruksel, për të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi të saj bën me dije se “Ministeriali do të zhvillohet në datat 13 dhe 14 Shkurt dhe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë se çfarë hapash do të kërkohen për të mbrojtur Europën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë.
Traktati ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash. Njëherësh ky traktat përbën themelin e arkitekturës së sigurisë të Europës pas firmosjes 32 vjet më parë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO akuzojnë Rusinë për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore të Intermediat-Range (INF) duke zhvilluar sistemin e saj të raketave SSC-8.
Uashingtoni njoftoi më parë këtë muaj se do të tërhiqej nga traktati INF, ndërkohë që Moska e pasoi me një përgjigje të njëjtë.
SHBA tani ka gjashtë muaj kohë për të bindur Moskën që të rikthehet te traktati dhe NATO po mbështet këto përpjekje.
Dje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi Rusisë të kapte “mundësinë e fundit për të marrë rrugën e përgjegjshme” duke vënë në dukje se ”NATO duhet të përgatitet për një botë pa traktatin INF, ndërsa Moska po vazhdon të zhvillojë raketa SSC-8 dhe ka pajisur disa batalione me to”.
“Ne nuk synojmë të vendosim raketa të reja bërthamore në Evropë, por ne duhet të sigurohemi se kemi mbrojtje efektive,” shtoi ai .
Traktati i INF, i cili ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash, ka formuar bazën e arkitekturës së sigurisë të Europës që nga nënshkrimi i tij në vitin 1987.
Tema të tjera në axhendën e ministrave përfshijnë shpenzimet e mbrojtjes dhe praninë e NATO-s në Afganistan.
Është takimi i parë në të cilin është ftuar edhe Maqedonia, pasi aleanca nënshkroi javën e kaluar protokollin e saj të pranimit në NATO.
Xhaka le te na thote nese eshte folur gje aty per gjasme Shum te kritizuaren Takse “100%” ?
Si eshte puna dhe se cfare qendirmi do te mbaje NATO?