Manchester United i ka paguar Jose Mourinhos dhe stafit të tij plot 19.6 milionë stërlina në kompensim pas shkarkimit të tij në muajin dhjetor nga drejtimi i skuadrës.
Kjo është shifra marramendëse që u publikua në buletinin e shkurtër financiar të Manchester United ku thuhej:
“Shpenzimet e jashtëzakonshme për tremujorin ishin 19.6 milionë funte, që lidhen me kompensimin e ish-menaxherit dhe disa anëtarëve të stafit për humbjen e punës”.
Mourinho u shkarkua pas rezultateve të dobëta, ku kulmi arriti në humbjen 3-1 nga Liverpuli, që i la ata 11 pikë nga vendi i katërt në Premier Ligë.
Zëvëndësuesi i tij, Ole Gunnar Solskjaer, fitoi 10 nga 11 ndeshjet e para të tij para se të mërkurën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, u mund nga Paris St-Germain.
Mourinho, mori drejtimin e United në maj të vitit 2016 duke u shkarkuar në muaji dhejtor të vitit 2018 për shkak të ecurisë së dobët. (TemA)