Mbyllet ndeshja Ajax-Real Madrid me rezultatin 1-2

13 Shkurt 2019, 22:51Sport TEMA

Ajaksi do të nisë ndeshjen e sotme ndaj Real Madrid pa sulmuesin me eksperiencë Jan Klas Huntelar i cili me sa duket do të aktivizohet vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij.

Por në fushë do të jenë disa nga emrat më të diskutuar të momenti në merkaton e klubeve në Europë si De Jong që u transferua te Barcelona apo De Ligt e Zajesh.

Ndërkohë, në radhët e Real Madrid mbetet në stol Marcelo, i cili duket se do të duhet të luftojë fort për t’u kthyer mes preferencave të Solarit. Por ky i fundit kthen mes titullarëve Bejl, përkrah Benzema e Vinicius.

AJAX (4-3-3) : Onana; Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico; De Jong, van de Beek, Schöne; Neres, Tadiq, Ziych. Traineri: dhjetë Hag.

REAL MADRID (4-3-3) : Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Reguilón; Kroos, Casemiro, Modrić; Bale, Benzema, Vinicius. Traineri: Solari.

GOL! Reali kalon sërish në avantazh me anë të Asiensos

GOL! Ajaksi barazon rezultatin me anë të Ziych që mposht Courtois

Minuta 73′, Dolberg humbet një mundësi mjaft të mirë për Ajaksin për të barazuar rezultatin

60 gola në Ligën e Kampionëve për Benzema … është lojtari i katërt, pas Cristiano Ronaldos, Messit dhe Raulit

GOL! Karim Benzema zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi Realin me një goditje perfekte brenda zonës

Minuta 51′, Kundërpërgjigjet menjëherë Ajksi me Neres i cili depërton bukur brenda zonë, por gabon në goditje

Minuta 50′, Benzema krijon rastin e parë të rrezikshëm, por ndalet nga Onana

Nis pjesa e dytë

Minuta 42′, Tadiç vepron majft bukur në zonën madrilene duke shmangur dy mbrojtës kundërshtarë, por nuk tregohet i saktë në finalizim

Minuta 40′, Ajaksi kalon në epërsi me anë të Tagliafico që goditi saktë me kokë duke e dërguar topin në fund të rrejtës, por anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje

Minuta 35′, E pabesueshme çfarë humbet Ziych ku i vetëm përballë Courtias ndalet nga ky i fundit

Minuta 25′, Tadiq i pafat për t’i dhënë avantazhit Ajaksit pasi topi i goditur prej tij u ndal në shtyllë

Minuta 13′, Vinicius i afrohet golit për madrilnër, por ndalet mrekullisht nga portieri Onana

Minuta 9′, Ajaksi krijon rastin më të rrezikshëm për të kaluar në avantazh me anë të Ziych, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 6′, Aksion i rrezikshëm i Realit, por Bale nuk arrin ta konkretizojë në mënyrë të duhur

Fillimi shumë agresiv i Ajax, i cili e detyron Real Madridin të zhvendoset në gjysmë fushën e tij 

Mbahet një minutë heshtje përpara nisjes së sfidës në nder të Emiliano Sala

Ekipet zbresin në fushë: ekzekutohet himni i Ligës së Kampionëve në Arena Amsterdam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje