E ardhmja e Ikardit duket larg Interit, klubi zikaltër merr vendim befasues ndaj ish-kapitenit

13 Shkurt 2019, 13:23Sport TEMA

E ardhmja e Mauro Ikardit duket se është larg Interit dhe këtë e konfirmon më së miri vendimi që kryesia e klubit zikaltër ka marrë për futbollistin. Ikardi që prej kohësh ishte kapiteni i Interit, madje duke qenë edhe kapiteni më i ri në moshë, tashmë do të njihet si ish-kapiteni i Interit.

Klubi ka vendosur që t’i heqë shiritin Mauro Ikardit dhe t’ia kalojë atë portierit Samir Handanoviç. Forma e dobët në muajin e fundit, problemet me klubin dhe hezitimi për të rinovuar kontratën, kanë bërë që3 drejtuesit mos ta shohin më argjentinasin si kapitenin e tyre ideal.

Edhe në ndeshjen që Interi luan në Europa League, me shumë gjasa do të jetë Lautaro ai që do të luajë si titullar dhe në këtë mënyrë, Ikardi e sheh veten si një lojtar që nuk është më i paprekshëm në skuadër. Ndërkohë, as Ikardi dhe as Uanda nuk kanë reaguar në lidhje me këtë vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje