Magjia e “Champions League” u rikthye mbrëmjen e sotme ku u zhvilluan dy takimet e para të fazës së 1/16-ve të cilat dhuruan emocione, gola dhe spektakël.
Super sfida e mbrëmjes së sotme ishte ajo e zhvilluar në “Old Trafford” mes Manchester United dhe PSG-së e cila u mbyll me rezultatin e pastër 0-2 në favor të skuadrës franceze.
Një triumf i merituar për kampionët e Francës të cilët dhuruan një 90-minutësh mjaft të mirë edhe pse kishin dy mungesa shumë të rëndësishme si Edison Kavani dhe Neymar.
Të dy golat e fitores PSG-ja i shënoi në pjesën e dytë ku i pari që i dha epërsinë miqëve ishte Kimpebe në minutën e 53-të, ndërsa pas vetëm 7-minutash Kylian Mbappe dyfishoi shifrat për skuadrën e tij.
Rezultat që mbeti i pa ndryshuar deri në vërshëllimën e fundit pavarsisht se “Djajtë e kuq” tentuan për të shkurtuar rezultatin.
Me këtë fitore tashmë kualifikimi i PSG-së është një çështje e mbyllur pasi sfida e kthimit luhet në Paris.
Ndërkohë, në takimin tjetër Roma mori një fitore të rëndsishme në sfidën e parë ndaj Portos që u zhvillua në “Olimpico”.
Bardhekuqtë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 duke e lënë për në ndeshjen e kthimin fatin e kualifikimin për në raundin tjetër.
Roma shënoi dy golat e parë të takimit me anë të Zaniolos në minutat 70-të dhe 76-të, por Porto reagoi në minutën e 79-të me anë të Adrian.
Një gol që mban gjallë shpresat e portugezëve për kualifikimin pasi sfidën e kthimit do e luajnë në fushën e tyre.
Më poshtë golat në takimin Manchester United-PSG. (TemA)
Goli i shënuar nga Mbappe
Goli i shënuar nga Kimpembe