Duka flet për dënimin e Skënderbeut: Dënimi është i përjetshëm, nuk është rasti më i keq

13 Shkurt 2019, 14:45Sport TEMA

Pak ditë më parë, Armand Duka u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA dhe në media u fol se ishte ndër të parët që miratoi dënimin që UEFA ka dhënë për Skënderbeun, duke e përjashtuar për 10 vite nga çdo kompeticioni Europian.

Megjithatë, presidenti Duka e ka hedhur poshtë këtë lajm që qarkullon prej ditësh.

Në një intervistë për ‘A2 News’, Duka u shpreh se dënimi i Skënderbeut është i paprecedent dhe se vetë ai nuk do të ishte kurrë dakord me një dënim të tillë që e konsideron si një dënim të përjetshëm dhe jo 10-vjeçar.

“Dënimi i Skënderbeut është i paprecedent, nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk do isha dakord me një dënim të tillë, pasi dënimi është i përjetshëm nëse e zbërthen tamam. Mendoj që nuk është rasti më i keq, por është bërë për t’u marrë shembull”, u shpreh Duka.

1 komente në “Duka flet për dënimin e Skënderbeut: Dënimi është i përjetshëm, nuk është rasti më i keq”

  1. Black Eagle says:

    Eshte e vertet se duka ishte sponsor i Skenderbeut ndermjet kompanis “kafe AMA” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje