Çështja e Mauro Ikardit merr përmasa gjithnjë e më të mëdha e me sa duket nuk do të ketë një fund të lumtur mes argjentinasit dhe Interit.
Pasi klubi vendosi t’i hiqte atij shiritin e kapitenit, lojtari ka refuzuar që t’i bashkohet skuadrës në transfertën në Ligën e Europës, ndaj nuk është pjesë e grumbullimit.
Pohimi ka ardhur direkt nga trajneri i zikaltërve, Luçiano Spaleti, në fjalët e tij për “SKY”.
“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, do të kemi kohën e duhur edhe për të sqaruar pozicionin e Ikardit. Ky ishte një vendim i vështirë, i dhimbshëm, i ndarë nga të gjithë palët në klub dhe i marrë për të mirën e Interit dhe skuadrës.
Mungesa e pranisë në grumbullim? Ishte ai që nuk deshi të vinte me ekipin, pasi ishte i grumbulluar. Atij i erdhi keq, u ndje keq por edhe për ne ishte e vështirë që të merrnim këtë vendim dhe të shkonim t’ia komunikonim.
Janë disa situata që duhen rregulluar dhe e kam thënë pas Parmës, kjo që ndodh e konfirmon. Nëse është ndokush që mendon për gjëra të tjera përveç rezultatit të nesërm, ka gabuar vend. Vendimi është marrë në momentin e duhur, është i mirëmenduar edhe pse ishte shumë i vështirë.
Gjërat që i sillen rrotull e shqetësojnë atë dhe skuadrën ku ai ishte kapiten. Tani duhet të kthejmë të gjithë vëmendjen te ndeshja”, ishin fjalët e Spaletit i cili me pak fjalë i ka bërë dalje lojtarit duke konfirmuar publikisht krisjen mes tij dhe Interit, që me siguro do të shoqërohet edhe me sanksione për këtë rebelim.
FUTENI VANDEN NE SULME NE VENDE TE IKARDIT ,SHPRESOJME TE BEJE NDONJE GOLE NE SHKEMBIM TE ULTIMATUMEVE QE KA DHENE.
LARGOJINI NJE ORE E ME PARE. MERCENARIN ME GJITHE ZHABEN E TIJE.