FOTO: Surprizë në Milanelo, tre ish lojtarë të mëdhenj të Milanit vizitojnë ekipin

13 Shkurt 2019, 16:28Sport TEMA

Një surprizë e këndshme ka qenë kjo e mërkurë për tifozët kuqezi, që pas shumë vitesh kanë parë përsëri në Milanello idhujt e tyre.

Legjendat e Milanit Andrea Pirlo, Massimo Ambrosini dhe Massimo Oddo, tre ish-protagonistët e Milanit të madh të Carlo Ancelotti kanë vizituar sot ish skuadrën e tyre.

Një vizitë shumë e mirëpritur për të tre yjet e Milanit  të cilët kanë qenë prezent në qendrën sportive të 7 herë kampionëve të Europës duke ndjekur seancën stërvitore të ekipit të Gattusos të cilët të shtunën do të ketë një përballë të vështirë në Bergamo kundër Atalantas.

Prania e tre ish lojtarëve kuqezi është një motivim më tepër për lojtarët për të dal fitimtar nga ky duel. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje