VIDEO: Reali fiton me vuajtje ndaj Ajaksit, Tottenhami hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit

13 Shkurt 2019, 22:54Sport TEMA

Është mbyllur me fitoren 1-2 në favor të Realit të Madridit sfida e zhvilluar në “Arena Amsterdam” kundër Ajaksit pas një 90-minutëshi spektakolar.

Një fitore e vuajtur për skuadrën e Realit të Madridit të cilët edhe pse u gjëndën të parët në avantazh me anë të sulmuesit Karim Benzema në minutën e 60-të, nuk arritën dot që të bënin një paraqitje dinjitoze.

Vendasit bën një sfidë spektakolare duke e dominuar në pjesën më të madhe takimin përballë “Los Blancos” ku me pak fat mund të kishin dal fitimtar nga takimi i luajtur në fushën e tyre, por eksperienca e miqëve bëri diferencën.

Golin e barazimit për Ajaksit e shënoi sulmuesi Ziych në minutën e 75-të të takimit duke mposhtur mjaft bukur portierin Courtois.

Por, në minutën e 88-të sulmusi Asienso kalon në avantazh ekipin e tij duke mbyllur takimin në shifrat 1-2 në favor të kampionëve të Europës.

Një fitore që i jep më shumë siguri Realit për të kaluar në fazën tjetër pasi sfida e kthimit  do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeo, por me lojën e sotme që zhvilloi Ajaksi i ka të gjitha mundësitë për të shpresuar tek kualifikimi.

Ndërkohë, në takimin tjetër Tottenhami ka marrë një fitore të pastër në takimin e parë të luajtur kundër gjermanëve të Bourisa Dortmundit.

Ekipi anglez triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 duke hedhur një hap të sigurtë për kualifikimin në raundin tjetër të Champions League.

Golat e fitores për skuadrën e Tottenhamit u shënuan nga ana e Son, Verthogen dhe Fernando Llorente që vulosi shifrat në 3-0.

Më poshtë golat në takimin Ajaks-Real Madrid. (TemA)

Goli i shenuar nga Asienso

Goli i shenuar nga Ziych

 

Goli i shenuar nga Karim Benzema 

1 komente në “VIDEO: Reali fiton me vuajtje ndaj Ajaksit, Tottenhami hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit”

  1. Ajax says:

    Fitore e shemtuar e Realit me ndihmen e madhe te albtrin qe nuk po gjente dot shkak per te anulluar golin e Ajax. Mos mendo me per gditjet e denimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje