Dita e dytë e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve ka sjellë rezultate surprizë dhe një rezultat befasues mund të konsiderohet fitorja e pastër që Totenhemi arriti në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj kryesuesve të Bundesligës.
Në Londër kishin udhëtuar tifozë të shumtë nga Dortmundi për të mbështetur skuadrën e zemrës.
Ata kanë shprehur hapur pakënaqësitë që kanë karshi UEFA-s dhe FIFA-s duke i konsideruar mafia.
Shkak për këtë është bërë ‘Football Leaks’ duke qenë se janë publikuar me dhjetëra skandale të ndryshme që kanë qenë jo pak goditje për futbollin europian.
“UEFA e FIFA Mafia. Duam transparencë” shkruhej në banderolat e mëdha të hapura nga tifozeria e Dortmundit në ‘Wembley’. Natyrisht, karshi tifozerisë gjermane priten sanksione të rënda, ku do ta pësojë edhe vetë klubi gjerman.