Ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit: Goli i anuluar i Ajax ishte i rregullt

14 Shkurt 2019, 11:18Sport TEMA

Bernd Schuster, ish-lojtar dhe ish-trajner i Real Madridit, në mesin e ekipeve të tjera, u përfshi në polemikën e krijuar nga anulimi i golit të Ajax përmes VAR-it, në minutën e 37-të të sfidës së të mërkurës, në Champions.

Slloveni Damir Skomina iu drejtua ekranit televiziv për të analizuar rastin dhe ndjeu se kishte pozicion jashtë loje të Tadiç, i shqetësonte edhe portierin Courtois në goditjen me kokë të Tagliafico.

Gjermani i njohur, komentator i “Radioestadio” në “Onda Cero”, nuk sheh veprime të penalizueshme dhe beson se goli duhet të ligjërohej nga arbitrat:

Goli i anuluar i Tagliafico nga VAR-i ishte i rregullt. Nuk ka asgjë të parregullt, as ndaj Courtois, as ndonjë gjë tjetër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje