Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali tha sot pas seancës së Parlamentit se “opozita në protestën e të shtunës do ta kthejë bojën në zjarr për të djegur Shqipërinë”.
Në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh:
“Spiropali është mësuar me mitingjet e saj që digjen, por protesta jonë vjen pas një diskutimi shumë të gjatë dhe pas një revolte të jashtëzakonshme në të gjithë qytetet.
Nuk do të flasë zoti Basha, por e kanë në dorë qytetarët protestën. Opozita po i prin zemëratës njerëzore.
Njerëzit na kanë kërkuar që ta drejtojmë këtë protestë. Ne do të jemi që të sigurohemi që të mos i ndodhë asgjë protestuesve”, theksoi Tabaku.
Tabaku deklaroi se “çdo përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare e ka kuptuar se zgjedhje të lira e të ndershme, me këtë mënyrë se si ka funksionuar deri tani, nuk mund të ketë”.
“Ne kemi kërkuar që prokuroria t’i hetojë ata që kanë vjedhur zgjedhjet, por nëse vazhdon vjedhja me grupe kriminale dhe askush nuk del para përgjegjësisë, besoj që të gjithë bien dakord që kërkohet një zgjidhje politike”, u shpreh Tabaku.
Kur u pyet nëse kjo protestë e 16 shkurtit ka mbështetje nga ndërkombëtarët, Tabaku u përgjigj: “Përgjimet i ka nxjerrë “Zëri i Amerikës” dhe nuk ka këmbanë më të fortë alarmi për qeverinë sa kur ai që solli ndryshimin në vitin 90, nis e kërkon ndryshim përsëri në vitin 2019”.
Ju jinni me Rusin koke e kembe o plera. Si mund tju mbeshtete USA juve me ne krye Saliun te cilit ja ka ndaluar te hyje ne Amerike……..!!!!!!
Kur flisni ju per votat e vjedhura qe me gjithe protesten e madhe e mbeshtetur nga BE perseri ai Saliu juaj I dogji me benzene ne mes te dites……Plera qe nuk ju beson populli.
Provojeni dhe do ta shikoni perfundimin .Pd ne 29 vite sinonim i dhunes ka qene, por me kete rast do perfundoni dhe misonin si force politike, duke u ktheyer ne force ushtarake..Dhe pastaj do ta shikoni kush do teiumfoje, shteti ligjor apo banditet..Çdo fenomen dhune shteti duhet ta godase pa meshire..Asnje meshire per dhunuesit e ligjit.
Jorinda Tabaku te shohi si ti mbuloj maskaralleqet e firmes qe ka hedhur kur Luli ishte kryekari Bashkise se Tiranes
Pastaj te dali dhe te flasi per popullin qe mundohen ta mbledhin me zore dhe me premtime
O si nuk u shpelan nje gje Ju qe flisni ne kete fare menyre sikur keni nje tufe me lajmetariinjorante perpara KUR PROTESTA NUK ESHTE NGA OPOZITA POR NGA REVOLTA NUK ISHTE BASHA AI QE VOLLI NE GJITHE SHQIPRRINE E NXITI LUFTE?????!!!!!!!!Pse kaq shpejt e hiqni Ju pergjegjesine??????!!!!!! JOOOOOO e kini parasysh se nuk Jane vitet 997 sot keni per tu kalbur me burg Po ndodhi gje